Mischa Maisky do të mbajë koncert në Sofje me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

Foto: arkiv BGNES

Violonçelisti me famë botërore Mischa Maisky do të jetë solist i Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Koncerti parashikohet për 27 janar në sallën “Bëllgarija”. Mischa Maisky caktohet si një nga muzikantët më të dalluar të kohës sonë. Ai ishte nxënës i dy prej violonçelistëve më të mëdhenj të shekullit XX – Mstisllav Rostropoviç dhe Grigorij Pjatigorski. Lindi në vitin1948 në Riga të Letonisë. Nisi studimet në Konservatorin e Leningradit, sot Shën Peterburg, në vitin 1961. Tre vjet më vonë debutoi me Filarmoninë e Leningradit, е cila sot emërohet Filarmonia e Shën Peterburgut “Dmitrij Shostakoviç”. Pasi në vitin 1966 fitoi çmimin e parë të Konkursit Prestigjioz Ndërkombëtar “Pjoetër Iliç Çajkovski”, Mstisllav Rostropoviç e ftoi të vazhdojë arsimin me të në Moskë. Disa vite më vonë vet Majski pranon se e ndjen atë si i ati i tij, jo vetëm si mësues.

Gjatë vitit 1966 Misha Majksi u bë fitues në konkursin për ekzekutues të të gjitha republikave. Tri vjet më vonë motra e tij e madhe, e cila është pianiste, nisi për në Izrael. Atëherë autoritetet sovjetike vendosën se 22-vjeçari Mischa Maisky gjithashtu do të emigrojë. Në vitin 1970 e arrestuan për “krim valutor”. Studenti bleu ilegalisht valutë të huaj. Ai deshi të marrë një magnetofon për të incizuar mësimet e Rostropoviçit. Kjo për arsye që të ruante. Mirëpo, në vend që të mbaronte Konservatorin, katër muaj qëndronte në burg, ndërsa pas kësaj – 14 muaj në kampin e punës. Për ditë ngarkonte nga dhjetë tona çimento. “Nuk e pash violonçelin i bija vetëm lopatës. Por i jam mirënjohës fatit, kjo përvojë më ndihmoj që të zhvillohem si personalitet dhe si njeri” – rrëfen më vonë vet Mischa Maisky.

Megjithëkëtë për ditëlindjen e pranon datën, kur e braktisi Bashkimin Sovjetik. Në nëntor të vitit 1972 ai mbërriti në Vjenë – pa para, pa violonçelin, pa ditur asnjë fjalë të huaj, pa njohur asnjërin. Megjithëkëtë një vit më vonë në nëntor të vitit 1973 debutoi në Karnegi Holl në Nju Jork me Orkestrën Simfonike të Pitsbërgut. Suksesi ishte aq i madh, se pas koncertit një mecenat anonim i dhuroi një violonçel të mjeshtrit italian Domeniko Montanjana. Që atëherë muzikanti udhëton me avion me bileta për dy veta – sepse violonçeli gjithnjë është pranë tij. Në vitin 1975 fitoi çmimin e parë të Konkursit Ndërkombëtar për Violonçel “Gaspar Kasado” në Firencë. Kjo e vuri fillimin e karrierës së tij botërore muzikore. Ai është mik nderi i të gjitha sallave të mëdha botërore dhe jap koncerte me orkestrat më të mira me dirigjentë si Lenard Bërnstejn, Zubin Meta, Vlladimir Ashkenazi, Daniell Barenbojm... Në një skenë ishte me muzikantë të tillë të mëdhenj si Jurij Bashmet, Marta Argerih, Gidon Kremer etj. Të gjitha koncertet gjatë vitit 2000 ai ia kushtoi kompozitorit Johan Sebastian Bah. Në kuadrin e tij në mbarë botën ai dha më se 100 koncerte me vepra të këtij mjeshtri të madh muzikor. “Kurrë nuk do të më mjaftoj koha që të mësoj dhe të ekzekutoj gjithçka të cilën kam dëshirë” – rrëfen violonçelisti i talentuar.

Më 27 janar Mischa Maisky do të ekzekutojë “Variacione mbi temën rokoko për violonçel dhe orkestër” nga Pjotr Iliç Çajkovski. Po atë ditë bota shënon përvjetorin e 261-rë nga lindja e kompozitorit Vollfgang Amadeus Mocart. Në shenje respekti në program u përfshin tri vepra të tij – Uvertura e Operës “Don Zhuan”, “Shaka Muzikore” dhe Simfonia № 40. Dirigjent do të jetë Aleksandër Zemcov, të cilin publiku bullgar e njoh si një violist virtuoz me shumë dallime.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

print Printo
Më shumë nga rubrika

Fyelltari Vlladimir Veliçkov korr suksese në klasifikimin botëror për etno-muzikë

Vlladimir Veilikov është një prej fyelltarëve më të mirë. Në krijimtarinë e tij ai ndjek dhe zhvillon idetë e veta origjinale të ndikuara nga folklori danubian. Talenti i tij i siguron një vend të denjë edhe në gjini të tjera muzikore – xhaz,..

botuar më 17-02-25 10.25.PD

Dimitër Hristov për koncertin “Muzika në portrete”

Koncerti i tretë prej serisë “Muzika në portrete” të Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare është më 23 shkurt nga ora 19.00 në studion e pare të medias. Dimitër Hristov – dirigjent i formacionit të njohur, na tregoi..

botuar më 17-02-23 3.36.MD

Dimço Rubçev – jemi të frymëzuar nga muzika

Big Bend Ruse është një formacion pranë Orkestrës Frymore të Bashkisë së qytetit Ruse. Është trashëgimtar i “bandave muzikore” dhe i “muzikave ushtarake mbretërore” që nga gjysma e dytë e shekullit të XIX. Orkestra frymore ekziston më shumë se..

botuar më 17-02-22 11.42.PD