Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një disiplinë e re popullarizon në gjuhë të thjeshtë përparimin e shkencës

БНР Новини
Foto: arkiv

Sot gjithnjë më vështirë e kemi të qartë në shkallë shkenca dhe teknologjitë janë pjesë e jetës sonë. Për këtë arsye një disiplinë e re “Komunikim shkencor” i vuri vetes si qëllim të paraqesë avancimin e kësaj fushe në mënyrë interesante dhe të thjeshtë. Shkencëtarët gjithnjë e më shumë popullarizojnë punën e tyre në një gjuhë të arritshme për njerëzit. Pikërisht në “përkthimin” si të thuash nga gjuha shkencore në të të thjeshtë e shikon të ardhmen e vet Nevena Hristozova – doktore e biologjisë në një universitet belgjian. Ëndrra e saj është që të aplikoje dituritë e grumbulluara pikërisht në vendin e lindjes. Lidhur me këtë ajo rrëfen:

Foto: arkiv personalSot secili mund të verifikojë gjithçka në internet. Dhe në se kërkojmë shpjegimin e “dhembjes së kokës”, ka mundësi të lexojmë se kemi ndonjë sëmundje të rëndë si tumor për shembull. Kur njerëzit lexojnë informacionin e gabuar, ata mbeten me përshtypjen, se diçka që nuk ka lidhje reale me problemin e tyre do të ndihmojë. Ka edhe një gjë tjetër, kur ndonjë informacion sensacional është e nxjerr nga konteksti. Kjo mund të provokojë një konspiracion me qëllim futjen e frikës nga shkenca dhe teknologjitë. Atëherë njerëzit fillojnë të mendojnë, se shkencëtarë të marrë krijojnë në laboratorët përbindësh dhe kataklizma.

Ja përse sa më shumë dhe sa më mirë flasin njerëzit e arsimuar, aq më pak do t’u besojmë sajteve dhe rrjeteve të rreme televizive, të cilët manipulojnë informacionin dhe propagandojnë mite.

Më të rrezikshme nga pikëpamja shëndetësore janë lëvizjet kundër vaksinave, si dhe analizat pseudo klinike sipas të cilave një produkt i zakonshëm mund të jetë ilaç magjik – thekson Nevena Hristozova. – Keqpërdorimi i antibiotikëve gjithashtu është një problem i madh, sepse në qoftë se ndonjë bakter do të zhvillojë rezistencë ndaj ilaçit, atëherë i sjellësh dëme jo vetëm vetes, por edhe njerëzve përreth. Në përgjithësi ka teori të llojllojshme, por kur ato kanë të bëjnë me shëndetin njerëzor dhe me ushqimin e një vendi të tërë, atëherë problemi bëhet serioz dhe atij duhet t’i kushtohet vëmendje."

Dhe problemi i parë ka të bëjë me organizmat e modifikuara gjenetikisht. Lidhur me këtë Nevena Hristozova shpjegon:

Ushqimet e modifikuara gjenetikisht, që të testohen për rritjen në fushë dhe për ushqim, kalojnë përmes analizave të shumta – për toksicitet, për cilësi alergjike etj. Kjo nuk mund të thuhet për asnjë ushqim tjetër ose përbërje ushqimore në treg, pa marrë parasysh prejardhjen. Personalisht unë merrem me bioteknologji bimore. Mund të them, se ushqimet e modifikuara gjenetikisht nuk janë të rrezikshme. Në rrethet shkencore ka shumë publikime, të cilët vërtetojnë, se ata janë të vlefshme për konsumim, sepse janë të kontrolluara rreptësishtë.

Mirëpo, nuk qëndron ashtu problemi me ushqimet e nxjerra nëpërmjet rrezatimit ose mutagjenezës kimike– për to legjislacioni evropian tani për tani nuk kërkon testim. Prandaj ato produkte hasen në treg, megjithëqë mund të jenë të rrezikshme si për ambientin rrethues, ashtu edhe për shëndetin e njerëzve, mendon Nevena Hristozova dhe vazhdon:

Ata rriten kudo, sepse po flasim për varietete, të cilët hasen edhe në tregjet tona. Për shembull grejpfruti është një hibrid krijuar para shekujsh. Por ai nuk është testuar kurrë që të shihet rrezatimi i ambientit rrethues çfarë mutacione në nivel gjenetik ka provokuar.”

Në raste të tilla është mirë që të botohen fakte të sakta dhe secili të bëjë zgjedhjen e vet të informuar çfarë të konsumojë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD

Mbi 900 fëmijë në vendin tonë janë në pritje të prindërve birësues, është dyfishuar numri i atyre që duan të birësojnë

Në fillim të këtij viti më shumë se 1600 familje kanë treguar gatishmëri për të birësuar një fëmijë dhe numri i fëmijëve për të cilët janë kërkuar birësues të përshtatshëm ka qenë pak më shumë se 900. Sipas të dhënave të Agjencisë së Ndihmës..

botuar më 24-03-28 8.54.PD