Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përsëri dramë paraelektroale lidhur me sistemin zgjedhor në Bullgari

БНР Новини
Foto: BGNES

Shpërndarja e Parlamentit dhe caktimi i datës së zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në Bullgari është çështje kohe. Megjithë atë tensioni politik në organin ligjvënës nuk ulet, por rritet dhe kjo është lidhur me sistemin zgjedhor.

Ditën e martë Komisioni i Çështjeve Juridike refuzoi të përfshijë në rendin e ditës një pikë për shqyrtimin e rezultateve nga referendumi kombëtar për aplikimin e sistemit mazhoritar zgjedhor. Propozimi u bë nga GERB, por kundër tij u shpallën të gjitha forcat e tjera, të paraqitura në komision - Partia Socialiste Bullgare,Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, Blloku i Reformatorëve, Qendra Demokratike Bullgare , Ataka dhe ABV. Megjithëse GERB u gjend i vetëm kundër të gjithëve partia nuk hoqi dorë nga qëllimi i saj për të shtruar temën për debate ditën e parë të sesionit të ri plenar. Një pozitë të tillë kundër të gjithëve partia zuri edhe gjatë qershorit të vitit 2014, kur me rastin e marrëveshjes së arritur të forcave politike në Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për zhvillimin e zgjedhjeve të kaluara parlamentare në periudhën nga 28 shtatori deri më 12 tetor, lideri i partisë GERB Bojko Borisov deklaroi se nuk mund të ketë besim tePartia Socialiste Bullgare,Lëvizja për të Drejtat dhe Liritëdhe “Ataka” dhe këtej e tutje “ka luftë”. Shkas për kundërshtimin atëherë ishte refuzimi i ofertës së GERB-it që Parlamenti të mos shqyrtojë veton e Presidentit Plevneliev mbi ligjin për MPB. Tani shkasi është mospranimi që sistemi proporcional zgjedhor i Bullgarisë të ndërrohet me një sistem proporcional dy muaj para zgjedhjeve. Kundër kësaj u shpallën jo vetëm të gjitha forcat parlamentare përveç GERB-it, por edhe kreu i porsazgjedhur i shtetit Rumen Radev, i cili shprehu befasimin e tij se pse tema lidhur me referendumin për sistemin zgjedhor “gjallërohet disa ditë para lëshimit të Legjislaturës së 43 të Kuvendit Popullor”. Në këtë lidhje Radev është kategorik se nuk do të zgjatë jetën e Parlamentit të tanishëm. Ai vuri në dukje se brenda një afati sa më të shkurtër pas hyrjes së tij në detyrë më 22 janar do të emërojë qeveri teknike, do të lëshojë Kuvendin Popullor dhe do të shpallë datën e zgjedhjeve parlamentare.

Bën përshtypje se ndërrimi i rregullave zgjedhore në Bullgari fillon të bëhet një precedent i rrezikshëm, kurse kundër kësaj praktike u shpallën jo vetëm partitë, por edhe ekspertët. Një sërë sociologësh komentojnë se qëllimi për një ndërrim të tillë në momentin e fundit e vë Parlamentin në një situatë të vështirë.

Ndoshta këtë e kupon edhe vetë partia GERB, kurse këmbëngulja e saj u detyrohet qëllimeve paraelektorale. Sipas qëndrimeve të shoqërisë dëshira për ndryshim të sistemit zgjedhor është kategorike dhe përkrahja e tij logjikshëm do të siguronte përparësi paraelektorale. Nëse është kështu, përgjigje të kësaj pyetjeje do të japin vetë zgjedhjet e parakohshme. Rezultati nuk do të pritet shumë kohë, sepse ato do të zhvillohen në fund të marsit, ose në fillim të prillit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD