Presidenti Rosen Plevneliev dhe 16 liderë politikë evropianë bënë thirrje në një letër të hapur drejtuar presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump për përforcimin e lidhjeve midis Evropës dhe SHBA-së. Në letër është nënvizuar se destabilizimi në Ukrainë”, i cili po vazhdon dhe aneksimi i paligjshëm i Krimesë nga ana e Rusisë kërcënojnë paqen, sigurimin dhe rendin ndërkombëtar, të krijuar pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Liderët evropianë janë shqetësuar për shkak të një marrëveshje eventuale me Rusinë, që mund të kërcënojë këto arritje historike. Ndërprerja e sanksioneve aktuale kundër Rusisë do të jetë një gabim i rëndë, mendojnë krerët e shteteve. Kur Amerika është e fortë, ne të gjithët së bashku jemi të fortë – thuhet në letër.
Në deklaratën e vet në samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në Slloveni Kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi se perspektiva evropiane në regjion nuk ka alternativë, kurse Procesi për Bashkëpunim në Evropën Juglindore mbetet..
Pasi dje organizuan një protestë para ndërtesës së Radios Kombëtare Bullgare, sot muzikantët nga orkestrat e Radios vazhdojnë me demonstratë para Ministrisë së Financave. Drejtori i përgjithshëm i medias Aleksandër Velev tashmë deklaroi se për..
Zëdhënësja e Përfaqësisë së përhershme të Bullgarisë në BE Genoveva Çervenjakova deklaroi se ambasadorët e të gjitha 28 shteteve anëtare të BE-së, në këtë numër edhe ai spanjoll, e kanë miratuar projekt-deklaratën, e cila duhet të pranohet gjatë..