Eksporti i përgjithshëm i Bullgarisë rritet me 1.5 për qind

Foto: BGNES

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Sigurimeve gjatë periudhës janar – nëntor 2016 nga Bullgaria janë eksportuar gjithsej mallra me vlerë rreth 21.4 mlrd euro. Kjo do të thotë se kundrejt periudhës përkatëse të vitit 2015 eksporti është rritur me 1.5 për qind. Gjatë periudhës janar-nëntor 2016 në vend janë importuar mallra me vlerë të përgjithshme rreth 23.4 mlrd euro (sipas çmimeve CIF), ose me 1.8 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Saldoja e përbashkët e tregtisë së jashtme (eksport FOB – import CIF) është negative gjatë periudhës janar – nëntor 2016 dhe është me vlerë rreth 2 mlrd euro.

print Printo
Më shumë nga rubrika

Të gjithë arinjtë në Parkun Belica janë në gjymin dimëror

Që prej disa ditësh të gjithë arinjtë në Parkun e Arinjve Vallëzues në afërsi të qytetit Belica në malin Rilla janë në gjymin dimëror. Kjo ndodh për herë të parë që nga krijimi i këtij strehimi, njoftuan nga parku për riaftësim të arinjve, për të cilët..

botuar më 17-01-20 6.37.MD
Vinjeta

Vendosen vinjeta vjetore, tremujore, mujore, javore dhe ditore

Nga data 1 janar i vitit 2018 vendosen vinjeta për një vit, për tre muaj, për një muaj, për një javë dhe për një ditë. Vinjeta për një ditë nuk do të ketë vetëm për automobilat. Të tilla janë amendamentet në Ligjin për Lëvizjen Rrugore. Vendoset edhe një..

botuar më 17-01-20 5.51.MD

Në turizëm dhe në bujqësi mund të punësohen njerëz nga vende të treta

Punëdhënësit mund të punësojnë punëtorë sezonalë nga vende jashtë BE-së për një periudhë deri 90 ditë. Kjo u bë e mundshme pasi ministrja e punës dhe e politikës sociale në dorëheqje Zornica Rusinova afirmoi pas konsultime me Këshillin Kombëtar të..

botuar më 17-01-20 5.26.MD