Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kinemaja bullgare në peizazhin evropian të filmave

БНР Новини
Foto: arkiv

Gjatë kësaj jave më 13 janar shënojmë Ditën e Kinemasë Bullgare. Ndërsa gjatë vitit 2017 mbushen 10 vjet nga hyrja e vendit në BE-në. Çfarë u ndryshua në Artin e Shtatë për këtë dekadë, tregon kritiku kinematografik profesor Bozhidar Manov:

СнимкаMe hyrjen në BE-në Bullgaria u bë anëtare me të drejta të plota të disa prej fondeve më të mëdha evropiane për kulturë dhe më në veçanti për kinema si Evroimazh dhe programi “Evropa Krijuese”, dega “Medija”. Kjo anëtarësi jep mundësi për pjesëmarrje në filma të përbashkët evropianë – dypalësh, trepalësh, edhe katërpalësh, në xhirimin e të cilave shfrytëzohen fonde serioze financiare. Në një drejtim tjetër ndihmohet përhapja e filmave evropianë tek ne dhe e filmave bullgarë në Evropë. Kjo lehtëson procesin e shkëmbimit në kinemanë evropiane, e cila kërkon efekt artistik, duke konfrontuar me kinemanë komerciale amerikane. Në ato fonde janë të parashikuara ndihma për programe mësimore, në të cilët kinematografë nga fusha të ndryshme marrin kualifikim suplementar.”

Një drejtim tjetër për kooperim dhe integrim me partnerët evropianë është krijimi i rrjeteve të salloneve kinematografike. Tek ne distribucioni i filmave është shumë e vështirësuar nga mungesa e tyre. Pjesa dërmuese prej tyre janë në multipleksët në qendrat e mëdha tregtare. Ndërsa kultura tregtare është në kundërshtim me kinemanë artistike. Prandaj programi i Evropës Sinemas krijon një rrjet nga disa mijë kinema të destinuara për përhapjen e filmave jo komercial evropianë. Tek ne në Sofje për shembull ato janë Dhoma e Kinemasë dhe Kinemaja “Ljumier” në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në Varnë kjo është Salla e vogël “Evropa” në Qendrën e Festivaleve dhe Kongreseve. Ka edhe salla të tjera – pjesë e rrjetit të përbashkët evropian për kinema jo komerciale.

Qëllimi është të konsolidohet kultura evropiane e filmave, e cila lufton me biznesin komercial kinematografik, që vjen përtej oqeanit, i cili është më i fortë – thekson profesori Manov dhe vazhdon:

Të gjitha ato nuk janë vetëm ide dhe programe të imagjinuara. Ato janë projekte strategjike, qëllimi i të cilëve është që kinemaja evropiane të ndihmuar nga qeveritë dhe fondet ndërkombëtare të arrijë të ruajë identitetin e saj. Në këtë drejtim Bullgaria nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Filmave, është tepër aktive në formimin e kontakteve. Për shembull çdo vit xhirohen filma të përbashkëta, në të cilët Bullgaria ngandonjëherë është producente mazhoritare. Domethënë ajo ka rol kryesor artistik dhe krijues si organizatore, ashtu edhe si producente e pjesës financiare të projektit. Në raste të tjera jemi producent minoritar, i cili ndihmon me një pjesë prej buxheti, filma të ngjashëm trepalësh ose katërpalësh evropianë. Në fund të fundit emri i Bullgarisë është i pranishëm në hartën evropiane dhe në katalogët e festivaleve të mëdha evropiane. Dëshira ime është që ajo më shpesh të jetë producente mazhoritare, por tani për tani mundësitë tona financiare janë të kufizuara dhe më shpesh u ndihmojmë filmave të tjerë evropianë. Por në fakt jemi të pranishëm në realizimin e tyre.

Do të shtojmë, se vjet patëm mundësinë të shikojmë filmin e përbashkët “Prokurori, mbrojtësi, i ati dhe biri i tij” me skenariste dhe regjisore Iglika Trifonova. Vendi merr pjesë dhe në filma të tjerë të përbashkët dhe prezantohet me dinjitet në distribucionin evropian. Tani regjisori Millko Llazarov është duke përgatitur një projekt interesant me titullin “Nanuk”. Në të Bullgaria është vendi kryesor si në pikëpamje krijuese, ashtu edhe në të financiare.

Kemi suksese edhe në punën e përbashkët në kinemanë dokumentare, kryesisht nëpërmjet kompanisë sonë të filmave “Agitprop”. Është një markë e mbrojtur, që filma dokumentarë bullgarë me metrazh të plotë të fitojnë çmime të autoritetshme në festivalet e specializuara dhe pas kësaj të kenë një realizim të plotë edhe në sallonet evropiane të kinemasë. Ky është një përgjithësim i shkurtër për rezultatet reale, të dukshme dhe konkrete të këtij integrimi, i cili për fat të keq qëndronte larg neve para kohe për shkak, se nuk iu përgjigjeshim një sërë rregullash dhe normash për pjesëmarrje në bashkëfinancimin evropian. Tani i kemi të drejta të barabarta.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD