Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stuhia e dëborës nuk i frikëson banorët e Fermës së Egër në fshatin Gorno pole

БНР Новини
Foto: bgfermer.bg
Dimri dhe të ftohtit gjatë muajit janar bllokuan të gjithë vendin tonë. Në pirgjet e thella të dëborës u zhytën shumë nga rrugët e vendit tonë, kurse kjo çoi deri në një gjendje fatkeqësie për njerëzit, të cilët në një moment u gjendën fare të shkëputur nga bota. Gjendja ndërlikohet akoma më tepër kur duhet të sillet bukë dhe ushqim për popullsinë në fshatrat dhe qytezat.

СнимкаPër banorët e Fermës së Egër në fshatin Gorno pole, rrethi i qytetit Haskovio, dimri nuk është shkak për frikësime. Pronarët e saj Nikollaj dhe Beti Vasilevi bëhen gati për të akoma që në pranverë kur mbledhin barrë të thatë dhe përgatisin ushqimin për kafshët. Nën një çati në fermën e tyre jetojnë 600 lopë, kuaj, dhenë, dhi dhe bile dhe një vidër, e cila vet ka zgjedhur të jetojë bashkë me njerëzit. Në Fermën e Egër jeta rrjedh në një harmoni të plotë me natyrën, kurse toka u falënderon bujarisht për punën e bërë.

Familja e Nikollaj Vasilevit ka zgjedhur të jetojë në shtëpinë fshatare, jashtë qytetit të madh përpara më shumë se 10 vjetëve. Me punë personale ai ka rivendosur një shtëpi të vjetër të trashëguar, kurse sot pret gjatë periudhës së verës turistë nga i gjithë vendi. Por dimri është koha më e mirë për pushim dhe kujdese për kafshët, shënon mikpritësi Nikollaj Vasilev:

Dita në fermë fillon shumë herët në mëngjes, akoma përpara se të gdhihet. Puna e parë është t’i kontrolloj lopët. Rastis shpesh që ndonjë prej tyre të ketë pjellë gjatë natës në dëborë, kurse kjo supozon një vdekje të sigurt për viçin e vogël. Në raste të tilla nevojitet të reagoj menjëherë. Me qenë se kafshët janë të renditur shumë afër njëri me tjetrin, shpesh rastis që ndonjë të bjerë dhe me peshën e vet të trupit të peshojë mbi kafshën fqinje. Gjatë ditës lopët ikin nga mbrojtja e çatisë dhe shkojnë të kërkojnë ujë për të pirë. Për të pirë ujë ka dy çezma, të cilat gjatë natës i mbuloj me izolim, që të mos të ngrijë uji në govatë. Gjatë ditës hedh barrë të thatë mbi dëborë, kurse kafshët e mbledhin vet që aty.

СнимкаNjerëzit nga Ferma e Egër janë kujdesur të përgatisin çdo gjë vet për në dimër akoma që nga periudha e verës dhe të vjeshtës. Thonë se mishi është me bollëk, me të mund të ushqehet një gjysmë qytet. Në kopshtin rreth shtëpisë rrisin më tepër fasule, lakër dhe karota dhe pemë të ndryshme frutore. Klima është e butë dhe e ngrohtë dhe zakonisht temperaturat gjatë dimrit nuk qëndrojnë për një periudhë të gjatë nën zero. “Por sivjet situata është pak më e ndryshme me një të ftohtë më të gjatë prej minus 17-18 gradë – thotë pronari i fermës. – Dimri tek ne filloi nga fundi i muajit nëntor. Bora në këtë moment është rreth 60 centimetra. Të bjerë dëborë kështu nuk është ndonjë gjë e papritur për ne, aq më shumë se kjo dëborë është shumë e domosdoshme, sepse lagështia në tokë mbeti shumë e pakët dhe ajo na duhet, që të mund të ujit tokën. E rëndësishme për periudhën e pranverës është të rrjedhë uji në lumenjtë, të mund të ruhet toka me lagështi. Bile tani nën të, bari fillon të rritet, sepse aty është ngrohtë dhe me lagështi. Gjatë vjeshtës së kaluar bar pothuajse nuk kishte, vera qe shumë e thatë dhe e nxehtë. Shpresoj se muaji shkurt të mos të jetë një muaj po kaq i ftohtë, që të mund akoma gjatë marsit bari të fillojë të ritet. Ne mbështetemi kryesisht tek ai për ushqimin e kafshëve. Gjatë pranverës së kaluar bari qe rritur mjaftë dhe arrinte deri në brez. Kjo na ndihmojë të përgatitemi shumë mirë për një dimër të tillë të ashpër. Natyra na lë të nënkuptojmë se kur ka një bar të tillë me bollëk në pranverë, domethënë na pret një dimër i ftohtë dhe shumë i gjatë. Nga përvoja që kam gjatë këtyre 20 vjetëve i kuptova mësimet e natyrës, e pikërisht, se në qoftë se në pranverë nuk bën një punë të mjaftueshme, pas kësaj natyra të dënon dhe të merr dhe të paktën, të cilën e ke mbledhur gjatë stinës së bollëkut.

СнимкаNikollaji krenohet me djalin e tij i cili rritet mes natyrës dhe akoma si i vogël është mësuar të punojë për të mirën e përgjithshme të familjes. Lëvizja është shëndet. Kurse të ftohtit jashtë po kështu e kalit organizmin e ri. Babai shënon se çdo një ka energji, e cila duhet të harxhohet, kurse mënyra më e mirë për këtë është të punosh me këmbëngulje jashtë mes natyrës. Kjo e forcon psikikën e burrit të ri dhe e ushqen vetëdijen e tij, se mund të arrijë çdo gjë vet në jetë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD