Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Autoritetet turke dhanë urdhra për arrestimin e 243 ushtarakëve

Foto: BGNESPasi në ecurinë e hetimit të provës për një grusht shteti nga vera e kaluar në Turqi qenë kryer 54 operacione dhe kontrollime, autoritetet urdhëruan arrestimin e 243 ushtarakëve, përfshi dhe 11 oficerë, njoftuan mediat turke. Ushtarakët janë ty dyshuar në përdorimin e programit ByLock, me të cilin sipas hetimit kanë punuar dhe puçistët.

SHBA aplikuan sanksione kundër Millorad Dodikut

Foto: BGNESSHBA kanë aplikuar sanksione kundër liderit të Republikës Serbe Millorad Dodik, njoftoi radioja serbe b92, e cila i referohet gazetës vendase “Blic”. Sipas botimit, sanksionet përfshijnë ndalimin për udhëtim në territorin e SHBA, si dhe ngrirjen e të gjitha aktiveve të Dodikut në vend dhe në shtetet e tjera, të cilat e përkrahin masën. Në fund të vitit të kaluar ambasada amerikane në Sarajevë ka hedhur poshtë kërkesën e Dodikut për një vizë diplomatike, të cilën ai e ka kërkuar, që të marrë pjesë në ceremoninë mbi hyrjen në post të presidentit të porsazgjedhur amerikan Donald Tramp. Dodiku ka shprehur keqardhje, se nuk mund të marrë pjesë në ngjarje si një përfaqësues të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Imigrantët në Beograd jetojnë nëpër parqe, por refuzojnë prani në qendrat e përkohshme

Foto: BGNESMbi 1 mijë imigrantë nga Lindja e Mesme, të cilët janë në Serbi në pritje të kalojnë kufirin drejt Bashkimit Evropian, po vazhdojnë të jetojnë nëpër rrugët e Beogradit, nëpër shtëpi të shkatërruara dhe parqe, por refuzojnë të vendosen në qendra të përkohshme, njofton agjencia TANJUG. Më shumë imigrantë ka nëpër parqet rreth stacionit hekurudhor dhe stacionit të autobusëve. Ata në mënyrë kategorike refuzojnë strehim në kampe të përkohshme, sepse e ndërmarrin si të barabartë të “disa hapave në drejtim të kundërt”. Përmes Serbisë kalon itinerari ballkanik i imigrantëve drejt Evropës Perëndimore. Sipas disa vlerësimeve, që nga fillimi i krizës së migracionit përmes vendit kanë kaluar mbi 1 milionë imigrantë, që shkakton një ngarkesë serioze për infrastrukturën e vendit.

Në Maqedoni krijuan një “lëvizje antisoros”

Foto: republika.mkNjë grup gazetarësh dhe intelektualësh krijuan në Maqedoni një lëvizje qytetare Maqedonase të quajtur “Stop të operacionit Soros”. Anëtarët e iniciatorët e lëvizjes i venë për qellim vetes në një kohë të afërt në vend të fillojë procesi i “desorocizimit”. Sipas tyre, fondacioni i Sorosit – Shoqëria e Hapur merr pjesë në të gjitha veprimet me dhunë në Maqedoni, financon këto procese dhe pamje dhe monopolizon sektorin qytetar.

Rumunë protestojnë kundër amnistisë së të burgosurve

Foto: rfi.roDisa mijëra rumunë dolën nëpër rrugët e kryeqytetit Bukuresht në shenjë të protestës kundër planit befasues të qeverisë së re t’u japë amnisti mijëra të burgosurve, që të pakësohet “mbingarkesa e burgjeve”. Plani është i lidhur me rreth 2500 vetave me dënime deri më 5 vjet, të cilët nuk kanë kryer krime seksuale, përdhunime dhe nuk kanë marrë pjesë në marrëveshje të korrupsionit. Për të gjithë të burgosurit mbi 60 vjeç, gratë me barrë dhe këta me fëmijë të vegjël, plani parashikon po kështu të shërbejnë vetëm gjysmën e dënimit të vet. Kryeministri rumun Sorin Grindjanu do që të aplikojë masat menjëherë, pa një miratim nga ana e parlamentit dhe presidentit.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD