Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Foto: arkiv

Gazetat e përditshme informojnë në faqet e para për betimin e presidentit të ri Rumen Radev dhe nënpresidentes Ilijana Jotova, gjë pas së cilës zoti Radev mbajti një fjalim para deputetëve. “Erozioni i demokracisë është një problem shkallëzues” thekson në një titull gazeta “Trud” fjalët e presidentit të ri. “Indinjatë dhe lotë shoqëruan betimin, lëvdata nga e majta, patriotë dhe reformatorë e provokuan”, shkruan gazeta “Standart” . “Rumen Radev kërkoi reformë gjyqësore nga parlamenti i ardhshëm” është titulli i gazetës “Dnevnik”. Në një artikull të gazetës “Sega” lexojmë: “Ceremonia përfundoi me skandal për shkak të replikës së Radevit ndaj deputetëve. Në përfundim të fjalimit presidenti e caktoi veten si një njeri i veprimit, jo i fjalëve. Pësoi një zhurmë dhe qeshje në sallën plenare, gjë që e provokoi presidentin e ri të drejtohet te deputetët me fjalët: “Dispononi edhe një javë”. Të zemëruar disa prej tyre e braktisën sallën, që parase presidenti të përfundojë fjalimin”.

“Gjoba të dyfishta për shpejtësi nga e shtuna”, paralajmëron gazeta “Trud”. Gjobat për tejkalimin e shpejtësisë dyfishohen. Ngasja në vendbanimet me shpejtësi nga 31 deri në 40 kilometra më të lartë se sa lejohet, deri tashti ndëshkohej me 100 euro. Që nga nesër bëhet 200 euro. Ndëshkimet për shoferë të dehur ose të droguar, si dhe për ata të cilët e ngasin pa patenta, gjithashtu rritet në mënyrë drastike. Në se testi i alkoolit është nga 0.8 deri në 1.2 promil gjoba bëhet 500 euro, ndërsa patenta merret për një vit.

Vetëm në shtatë qytete humbjet e ujit janë nën 50 për qind, shkruan gazeta “Sega”. Në të gjitha qytetet e tjera krahinore kompanitë e ujit nuk përballojnë rrjedhjet. Vetëm në qytetin Dobriç humbjet janë 84 për qind. Në të njëjtën kohë në fund të vitit të kaluar operatorët e ujit kërkuan nga rregullatori shtetëror të shtojë çmimin e ujit deri në 50 për qind.

Dënuan shtetin në Strasburg, lexojmë në faqet e gazetës “Trud”. Katër nga vendimet e shpallura mbi pesë procese kundër Bullgarisë në Strasburg janë me dënime kundër shtetit. Ata janë kryesisht për shkeljen e të drejtave të njeriut. Për to duhet të paguhen dëmshpërblime dhe shpenzime gjyqësore nga 55 336 euro.

“Frutat e importuara provokojnë sëmundje autoimune” paralajmëron gazeta “Monitor”. Gazeta boton një intervistë me toksikologun profesor Nikolla Aleksandrov. Sipas tij, gjatë “viteve të fundit tek ne dhe jashtë shtetit dominojnë të ashtuquajturat ushqime industriale. Ata transportohen në distanca të mëdha. Duke marrë parasysh transportimin e vazhdueshëm, që të ruhen më gjatë, ato përpunohen me lënde të ndryshme kimike – duke filluar me konservues dhe bojëra, përmirësues, dhe të gjitha lëndët e grupit E. Sipas profesorit Aleksandrov, kur konsumojmë ushqime të tilla, shkelet bilanci midis mikroorganizmave të organizmit njerëzor.

“Japim më shumë para për inxhinierë dhe matematikanë”, është një nga titujt e gazetës “Standart”. Në të lexojmë, se financimi i shtuar shtetëror do të lejojë zhvillimin e specialiteteve, kuadrot e të cilëve kërkohen më shumë në tregun e punës. Rritja më e madhe do të ketë në matematikë, informatikë dhe shkencat kompjuterike, biologji, kimi dhe fizikë, elektroteknikë, elektronikën dhe automatiken, inxhinierinë makinerie. Ulet financimi për fushën profesionale të sigurisë kombëtare, me përjashtim të akademive ushtarake, shkollave të larta ushtarake dhe Akademisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Përpilues: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD