Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev – nga ushtaraku deri tek presidenti

Presidenti i ri bullgar Rumen Radev
Foto: BGNES

Me një ceremoni zyrtare në Sofje sot inaugurohet presidenti i ri i Bullgarisë. Për herë të parë postin e kreut të shtetit e zë jo një politikan, por një ushtarak “i karrierës”. Ai ka mbaruar një gjimnaz të matematikës, pastaj Shkollën Ushtarake Ajrore në Dollna Mitropolia dhe kursin për oficerë “Maksuell” në SHBA. Ai është pilot jo vetëm i gjuajtësve rusë, si MiG-15, MiG-17, MiG-21, MiG-29, por edhe i avionëve të NATO-së: F-15, F-16, F1-18, Eurofighter, Gripen. Për nivelet e larta të karrierës, ai ka marrë përgatitje në Akademinë Ushtarake në Sofje dhe në Kolegjin “Maksuel” në SHBA). Rrugëtimi nga Piloti i ri gjatë vitit 1987 deri tek komandanti i Forcave Ajrore  Bullgare në vitin 2014 është plot me poste të rëndësishme. Në vitin 2016 ai hoqi dorë nga karriera ushtarake për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Kandidatura e tij ishte ngritur nga një komitet të iniciativës, të përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare.

Për shkak të përkrahjes nga ana e socialistëve, shumë njerëz mendonin se politika e tij do të jetë pro-ruse. Vetë ai cilësoi këto pohime si rezultat i frikës pa bazë, se Bullgaria mund të dalë nga BE-ja dhe nga NATO-ja. Rumen Radevi shpalli se është një gjeneral i NATO-së dhe tërë jetën ka punuar për këtë që Bullgaria të jetë një anëtare e fortë dhe aktive e Aleancës”.

Ka njerëz, të cilës shqetësohen për këtë se presidenti i ri s’ka përvojë në fushën e politikës dhe nuk do të mund t’i bëjë ballë situatës së rënde kombëtare dhe ndërkombëtare. Të tjerë mendojnë se mungesa e një përvoje të tillë është një mundësi për mbrojtje më të mirë të interesave tona kombëtare dhe sipas tyre ajo është përparësi.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale Rumen Radevi mori një përkrahje të gjerë – jo vetëm nga votuesit socialistë, por nga tërë spektri i politikës bullgare. A do të jetë një president i suksesshëm, apo do të provokojë zhgënjim, do të tregojnë hapat e tij të ardhshme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD