“e-Storia” – platformë për udhëtarë kureshtarë

Foto: arkiv personal

Vallë, a ka mundësi, që në përditshmen e tensionuar të kushtojmë pak nga koha e lirë, që të mësojmë më shumë për ngjarjet historike dhe të zbulojmë fakte interesante për kryeqytetin tonë? Kohët e fundit u vu në shfrytëzim manuali udhëzues interaktiv me navigacion GPS. Aplikacioni mobil “e-Storia” na ofron një shëtitje jo vetëm në hapësirë, por edhe në kohë.

Foto: Bllagorodna GeorgievaU takuam me zonjën Nadezhda Todorova, filologe, cicerone е personave VIP. Asaj i përket ideja për krijimin e aplikacionit në fjalë.

Ideja lindi në kohën e një udhëtimi te qyteti Koprivshtica. Pasi dolëm nga qyteti Zllatica u bëmë një kthesë dhe nisëm në një rrugë të vogël malore. Ajo kalonte përmes një lëndine të madhe, në të cilën aty këtu shiheshin mure të mëdha me tulla. Doli se ato ishin rrënojat e Bazilikës Elenska nga epoka e krishterimit të hershëm ndërtimi i së cilës datohet para 1700 vitesh. Legjenda e lidhur me të është e mrekullueshme. Ajo zbulon thellësitë e mitologjisë sonë mijëvjeçare. Mirëpo, ne vështirë mund të përfytyrojmë se si dukej vendbanimi, që ekzistonte aty në të kaluarën dhe vet bazilika. Atëherë mendova, se me ndihmën e teknologjive moderne mund të bëjmë këtë.

Bazilika Elenska akoma nuk është e rikrijuar. Mirëpo, ky projekt na jep mundësi të përfytyrojmë se si dukej Sheshi “Princ Aleksandër Batenberg” në qendrën e Sofjes gjatë gjashtë epokave të ndryshme historike. Ai ofron hollësi për fenomenet kryesore të kryeqytetit në itinerarin nga sheshi “Shën Nedelja” deri te Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Krahas kësaj ai përmban informacion për këtë se çfarë ka nën Bankën Popullore Bullgare, nga ku vëllezërit Evllogi dhe Hristo Georgievi morën paratë, të cilat i dhuruan për ndërtimin e Universitetit të Sofjes dhe fakte të tjera kureshtare. Në aplikacionin janë të përfshirë jo vetëm fotografi të objekteve ekzistuese, por edhe 3D projekte të asaj që ekzistonte në të kaluarën në vendet përkatës. Tani për tani aplikacioni mund të lexohet në bullgarishten, anglishten dhe rusishten. Ka perspektivë që gjuhët të shtohen. Po përgatitet edhe një itinerar i dytë në qendrën e Sofjes – nga sheshi “Lëvov Most”, pra “Ura e Luanëve”, deri te Pallati Kombëtar i Kulturës. Në aplikacion ofrohen ide edhe për pushime me kafe. Ka listë me lokalet në itineraret përkatëse. Kështu që miqtë mund të zgjedhin. Tani për tani aplikacioni është vetëm për Android-in, por në rast mundësie do të bëhet edhe për IOS-in. Konsulent i projektit është profesoresha Diana Georgieva – historiane dhe arkeologe me autoritet ndërkombëtar, specialiste evropiane në fushën e parahistorikut të vonshëm. Ekipi i drejtoi lutje Bashkisë së kryeqytetit për bashkëpunim, sidomos në një moment aq të rëndësishëm kur po afron momenti Bullgaria të marrë kryesinë e Këshillit të Evropës. Pritet që atëherë ndaj kryeqytetit të shfaqet një interes më i madh nga ana e të huajve. Siç thekson zonja Todorova, skema tashmë e përpunuar mund të aplikohet edhe për vendbanime të tjera.

Krahas kësaj në këtë fushë mund të bashkëpunojmë edhe me shumë qytete të Evropës. Kjo për shkak se trashëgimia kulturore e kontinentit tonë është e shtresuar. Nuk mund të shihen të gjitha shtresat, por secila prej tyre ka rëndësinë e vet dhe meriton vëmendjen e udhëtarëve kureshtar – rrëfen Nadezhda Todorova. – Do të jetë mirë, në se njeriu duke nisur në ndonjë drejtim shikon edhe telefonin e tij dhe udhëton jo vetëm në hapësirën, por edhe në kohën. Sepse një vend, një rajon zbulohet më mirë edhe nëpërmjet të folurit të huaj, aromave, shijes së gazhinës vendore. “e-Storia” dhuron një udhëtim në kohën.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

print Printo
Postimet e lidhura

Një aplikacion bullgar e transferon udhëtimin në shekullin e XXI

Dy veta të rinj dhe me një arsim të lartë nga qyteti Burgas Aleksandër Karaxhijan (i cili ka përfunduar studimet e tij në Arkitekturë në Harvard), Stojan Dobrev (i cili ka përfunduar studimet për “Menaxhim Ndërkombëtar” në universitetin e Mançestërit)..

botuar më 16-06-22 9.10.PD

203 sfida për udhëtarët

Në zanafillën e dhjetorit, muaji i cili është i përmbushur me emocione dhe çudira të shumta lidhur me festën e Krishtlindjeve qe dhe prezantimi i librit “203 sfidat për udhëtarët” autore e të cilit është Maria Angellova. Bëhet fjalë për një vazhdim të..

botuar më 16-12-18 9.10.PD
Më shumë nga rubrika

Profesioni “Udhëzuesi i malit”

Fshati i vogël Çerni Osëm shtrihet në rrëzat e majës Ambarica të malit Stara Pllanina. Këtu arsimi ka një historik 137 vjeçar. Në vitin 2000 shkolla vendore “Vasill Levski” nga tetëvjeçare u bë e mesme me klasën e vetëm në mbarë vendin për udhëzues të..

botuar më 17-04-15 9.15.PD

Udhëtimi është pasioni, i cili të mban gjallë

Çfarë i emocionon fëmijët sot? Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk është e lehtë, më në veçanti kur në ditët e tyre të përditshme ata janë të gllabëruar nga pajisjet e tyre elektronike. Duke ecur nëpër rrugë, dhe duke e futur hundën në ekranet e telefonave..

botuar më 17-04-06 11.55.PD
Stina e re turistike u hap me grupin e parë të organizuar me 169 turistë izraelit, të cilët u mirëpritën në Aeroportin e Burgasit me tulipanë.

Bullgaria del nga hija e konkurrentëve të saj dhe pret një verë rekorde turistike

Rritje prej 18.6 për qind të turistëve të huaj për dy muajit e parë të vitit 2017 konstatoi statistika kombëtare. Për këtë rezultat të mirë ka kontribuuar kryesisht turizmi dimëror, pasi vendi ynë ofroi disa prej kushteve më të mira dimërore për..

botuar më 17-03-31 2.32.MD