Ngjarje me adresë ballkanike

Parlamenti Evropian i mbrojti bullgarët në Shqipëri

СнимкаParlamenti Evropian miratoi një rezolutë për Shqipërinë, në të cilën sipas propozimit të eurodeputetëve Andrej Kovaçev dhe Angell Xhambazki u përfshi një tekst, me të cilin ripohohen të drejtat e popullsisë bullgare në Prespën e Vogël, Gollobordë dhe Gorë dhe rekomandohet që ato të përfshihen në legjislacionin e vendit, si dhe të garantohen në praktikë. Sipas të dhënave jozyrtare bullgarët në Shqipëri janë rreth 100 mijë veta dhe tashmë dekada me radhë janë në pritje të njohjes së tyre si grup etnik. Në Shqipëri janë njohur zyrtarisht tri minoritete kombëtare – ai grek, ai maqedonas dhe ai serbo-malazez, si dhe dy minoritete të tjera etnolinguistike – ai rom dhe ai rumun.

Grekët kanë nevojë për të parë “dritë në tunel”

СнимкаGrekët kanë nevojë për të parë “dritë në fund të tunelit të kursimeve”, deklaroi Komisionari Evropian i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare Pier Moskovisi gjatë vizitës së tij në Athinë, që të shqyrtojë bisedimet e vendit me kreditorët e tij ndërkombëtarë. Moskovisi, i cili u takua me Kryeministrin Aleksis Cipras, deklaroi se beson në perspektivat e Greqisë dhe shënoi se ekonomia greke ka arritur rritje kohët e fundit, edhe pse rritje modeste.

Komisioni Evropian e kërcënon Rumaninë me gjyqin

СнимкаKomisioni Evropian i dha Rumanisë një afat prej dy muajsh para se ta dërgojë vendin në Gjykatën e BE-së për shkak të mosrespektimit të legjislacionit evropian sa u përket anijeve bullgare të peshkimit në Detin e Zi. Komisioni saktëson se sipas legjislacionit unik të gjitha anijet me flamurin kombëtar të një shteti të BE-së kanë të drejtën e lëvizjes dhe peshkimit kudo në Bashkësi. Komisioni saktëson se ka shumë incidente me anije bullgare të peshkimit në akuatorinë rumune të Detit të Zi.

Turqia duhet ta ndryshojë ngutshëm kursin

СнимкаKomisionari i të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Evropës Nils Mujzhnieks u bëri thirrje liderëve turq “për ta ndryshuar ngutshëm kursin” dhe t’u vënë fund shkeljeve të lirisë së mediave dhe të superioritetit të ligjit, duke shprehur shqetësim për demokracinë e vendit. Thirrja iu drejtua në sfondin e referendumit të pritur në vend për reformë kushtetuese, e cila parashikon kalim drejt sistemit presidencial të udhëheqjes. Kritikët e reformës kanë frikë se ajo do të çojë deri në përqendrim të pushtetit në duart e Presidentit Erdogan.

Ka përparim në bisedimet për Qipron

СнимкаI dërguari i OKB-së në bisedimet për Qipron Espen Bart Ajde deklaroi se është arritur përparim sa i përket formulës së kompromisit për arritjen e sigurisë, pasi ishulli i ndarë sipas parimit etnik u bashkua përsëri. Mirëpo, sipas fjalëve të zotit Espen Bart Ajde ende duhet të kalohet një rrugë e gjatë, sipas kërkesave për sigurinë e grekëve të Qipros dhe të turqve të Qipros, si dhe të garantëve të ishullit – Greqia, Turqia dhe Britania e Madhe.

Serbia nuk do të jetë parking për migrantët

СнимкаSerbia bën çmos për migrantët, të cilët kanë qëllim të nisin për Evropën Perëndimore, i pranon mirë, por nuk mund të jetë parking për migrantët dhe nuk mund të paguajë vetë çmimin në këtë situatë, deklaroi Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtypin me Ministrin austriak të Punëve të Jashtme Sebastian Kurc. Vuçiç tha se në dallim të disa vendeve të tjera në regjion, të cilat premtuan të pranojnë nga 5 mijë deri në 10 mijë refugjatë, por në fakt nuk pranuan asnjë dhe madje i dëbuan, Serbia ka pranuar të gjithë, nuk ka ushtruar forcë kundër tyre dhe aktualisht pothuaj të gjithë refugjatët janë vendosur në qendrat përkatëse.

Tetova, Tuzla dhe Shkupi janë qytetet me ajër më të ndotur

СнимкаNdër dhjetë qytetet me ajër më të ndotur në Evropë ka tri të Maqedonisë, nja një nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Bullgaria dhe katër nga Polonia. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, me përjashtim të Turqisë, qyteti më i ndotur është ai maqedonas Tetovë. Pas tyre janë qyteti boshnjak Tuzla dhe kryeqyteti i Maqedonisë Shkup. Ndër dhjetë qytetet më të ndotura janë qyteti malazez Plevle dhe ai maqedonas Manastir.

Një mjek rumun u arrestua për 19 ryshfete të marra në kuadrin e një dite

Foto: ziuaconstanta.roNjë mjek nga qyteti rumun Sinaja u arrestua, pasi në kuadrin vetëm të një dite mori 19 ryshfete. Vlera e përbashkët e ryshfeteve të marra është 8 500 leu (rreth 1900 euro). Ato janë dhënë kryesisht nga njerëz të pensionuar për shkak të sëmundjeve të ndryshme. Sipas hetuesve mjeku e ka caktuar vëllimin e shumës së kërkuar në varësi të pensioneve, të cilat i kanë marrë pacientët e tij.

Përpiloi: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES
print Printo
Më shumë nga rubrika

Qeni karakaçan bullgar nuk kthehet nga luftimi me bishtin ulur

Rrënjët e lashta të qenit karakaçan bullgar fshihen në kohën e trakëve. Ndër zanatet kryesore të banorëve të dikurshëm të trojeve bullgare ishte edhe rritja e deleve dhe një rojë e tillë ishte e domosdoshme për mbrojtjen e kopeve, tregon doktor Atanas..

botuar më 17-02-19 3.15.MD

Mbushen 130 vjet nga hulumtimet e para meteorologjike në Bullgari

Mbushen 130 vjet nga fillimi i hulumtimeve të rregullta meteorologjike në Bullgari. Data është pak e njohur jashtë qarqeve të meteorologëve, por ka të bëjë me ngjarjet më të rëndësishme në fushën e shkencës dhe teknikës gjatë shekullit XIX tek ne, pra..

botuar më 17-02-19 11.55.PD

Tashmë në të vërtetë do të ketë .бг në internet

Domaini i shumëpritur në bullgarisht në zonën .бг tashmë është fakt dhe na jep mundësi të regjistrojmë domainë me këtë zgjerim. Domaini i ri lejon krijimin e adresave në internet të shkruara vetëm me shkronja bullgare. Nga ky inovacion do të mund të..

botuar më 17-02-18 3.15.MD