Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita në fotografi

| rinovuar më 17-02-16 3.49.MD

Снимка
Përfaqësues të komunitetit hebraik të Bullgarisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme u takuan me Patrikun Neofit dhe mitropolitët nga Sinodi i Shenjtë. Tema kyçe e bisedimeve ishin veprimet e Kishës Ortodokse Bullgare për shpëtimin e hebrenjve në Bullgari dhe nominimi i saj për Çmimin e Nobelit për paqe. Foto: BTA

Снимка
Nxënës nga shkolla “Sh. Pajisij Hilendarski” e Haskovos me ndihmën e ornitologëve nga Shoqata bullgare për mbrojtjen e shpendëve vendosën shtëpi të vogla për zogj në parkun e qytetit “Jamaça”. Foto: BTA

Снимка
Disa ditë para shënimit të vjetorit të 144 nga vdekja e Apostullit të Lirisë, në tregun e librave të Plovdivit ofrohet portreti i Vasil Levskit i pikturuar me bojëra të vajit. Foto: BTA

Снимка
Parku i automobilave i Forcave të Specializuara Policore pranë Drejtorisë “Zhandarmeria” u rinovua me akoma 21 mikrobuse dhe 3 autobuse. Foto: BGNES

Снимка

Orkestra Frymore e Montanës mbajti një koncert me rastin e përvjetorit të 119-të të kompozitorit dhe patron të orkestrës – Diko Iliev. Autori i valleve të njohur popullore ka banuar në Montanë gjatë dekadës së fundit të jetës së tij. Pikërisht në Bullgarinë Veriperëndimore ai ka themeluar shumë orkestra frymore dhe ka kompozuar posaçërisht për to. Diko Ilievi është autori i dhjetra valleve dhe marsheve. Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Dita në fotografi

Mijëra banorë të Varnës dhe miq të qytetit kërkuan freski nga temperaturat e larta afër detit. Foto: BTA Në Bankën Popullore Bullgare u paraqit monedha përkujtimore prej bakri me temë “140 vjet nga lidhja e..

rinovuar më 17-06-30 3.23.MD

Dita në fotografi

Kompania finlandeze e mbrojtjes “Patria” bëri sot në liqenin artificial “Koprinka” afër qytetit të Kazanllëkut demonstrim të makinës së blinduar “Patria AMV”. Ajo është destinuar për nevojat e ushtrive tokësore dhe..

rinovuar më 17-06-29 3.49.MD

Dita në fotografi

Sot në Shkollën bullgare për qen udhëzues u mbajt ceremonia e përfundimit të klasës së sivjetshme të qeneve që i ndihmojnë njerëzit e verbër. Foto: BGNES Foto-kurthi për monitorim të shqiponjës së vogël të..

rinovuar më 17-06-28 2.52.MD