Le të kujtohemi për Apostullin

Foto: arkiv

Mbushen 144 vjet nga vrasja e Apostullit të Lirisë Vasill Levski. Pasi bëhet fjalë për këtë hero të madh të Bullgarisë, menjëherë kujtohemi për një prej simboleve të pakta të ndritshme, të cilat na bashkojnë. Çdo vit, të përkulur kokë para kujtesës së tij ne i bëjmë pyetje vetes – a jemi të denjë si trashëgimtarë të tij? Përgjigje na jep gazetari Stefan Prodev në esenë e tij “Na sheh qetë, por frikshëm”. Le të kujtohemi:

“Ai është shtylla më e madhe e kujtesës sonë kombëtare. Askush prej nesh nuk duhet të presë mëshirë për veprat e tij, pasi ngrihet para tij. As betimet, as temjani do ta shpëtojnë, në qoftë se ai e vë veten para Atdheut, kur politika lakuriqe përpiqet të shprehë fjalë të shtrenjta, duke harruar se ai nuk është fe, por është ide. Levski është një stuhi pastruese. Nuk janë pak piktorët, të cilët kanë provuar të vizatojnë portretin e tij, të përfshijnë dimensionet e tij epike, gjithmonë ka mbetur diçka e papërfunduar. Kjo është e natyrshme, sepse ai nuk është thjeshtë hero. Ai është Heroi – një emanacion i shpirtit tonë. Levski i jep mësime tërë kombit, mësime të dinjitetit të brendshëm, por edhe të saktësisë sa i përket vetvetes. Sot ka nevojë shumë të madhe për këtë. Pasionet, të cilat dominojnë në jetën tonë, duhet ta ndiejnë mësimin e tij dhe t’i nënshtrohen. Në rast të kundërt do të lodhemi nga betejat. Në fund të fundit Bullgaria është një dhe kujdesi i të gjithëve mund të jetë vetëm një – siguria e saj, qetësia e saj, vëllazërimi i saj. Duke menduar për të, revolucionari nuk ishte politikan mendjengushtë. Përkundrazi – çdo një hap i tij kishte qëllim bashkimin e tij. Ai nuk kërkonte hakmarrje, por dashuri dhe kuptim. Çifligarët nuk e pranonin, por ai i përdorte. Prandaj pozita e tij kurrë nuk shndërrohej në një pozitë të urëve, që hidhen lehtë mes shpirtrave, që të arrijë qëllimin e tij. Kurse qëllimi i tij gjithmonë ka qenë një – liria e robit, barazia e këtij robi. Pastërtia e temperamentit – një qëllim, i cili edhe sot e kësaj dite është moderne. Sot ambiciet tona politike na ndajnë, na hedhin në beteja. Shumë njerëz mendojnë se kjo është e vërteta e tyre dhe ajo është e vetmja e vërtetë e mundshme. Ata, që duan të jenë të dobishëm, duhet të kuptojnë se Heroi ka thënë gjithçka, që sot duam të dëgjojmë, edhe për demokracinë, edhe për republikën, edhe për lirinë, edhe për barazinë, edhe për ato kënde të errëta të jetës sonë, të cilat na ndajnë. Le t’u besojmë ideve dhe instinktit të tij, të cilat e lëvizin shpirtin tonë. Jo ndokush tjetër, por ai na mësoi të jemi apostuj, të jemi shoqëri dhe jo masë. Të jemi një Bullgari e vështirë, por e vërteta, e cila nuk do të hajë mishin e saj për interesa të ndryshme, por do të jetojë mbi këto interesa. Mund të ndahemi në demokratë, anti-demokratë, të mençur dhe të trashë, heronj dhe anti-heronj, të dobishëm dhe të dëmshëm. Mirëpo, a do të na qetësojë kjo se jemi të dobishëm në një moment të tensionit të madh. Le të mos gënjehemi. Ai na lëri një testament sipas të cilit dobia është në unitet, në kërkimin e përbashkët të së vërtetës dhe në daljen e përbashkët nga fatkeqësitë. Dhe meqenëse sot e vërteta dhe fatkeqësia janë gërshetuar, si kurrë deri tani, le të mos bëhemi viktimë e ambicieve tona, le të hedhim poshtë hipokondrinë politike, e cila përpiqet të na pushtojë. Në qoftë se ai ishte i gjallë, do të na tregonte rrugën e shërimit, por meqenëse nuk është, shansi ynë i vetëm është të mësohemi nga ai, sepse pikërisht ai na mësonte se koha është brenda nesh dhe ne jemi brenda kohës. Nuk e di nëse ndonjë politikan bullgar ka arritur deri në një konkluzion të tillë, deri në një dialektikë të tillë të mendjes. Këto ditë qindra mijëra bullgarë do të gjunjëzojnë para Monumentit të Apostullit, që të kërkojnë falje nga ai. Levski është heroi ynë kombëtar, i cili gjithmonë do ta na mbushë me ide dhe moral, me energji dhe vullnet. Ja përse lumturia jonë më e madhe është se Levski është ndër ne.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

print Printo
Postimet e lidhura

Apostulli dhe koha e tij në syrin e piktorëve bullgarë

Po mbushen 143 vjet nga vdekja tragjike e Vasill Levskit – heroit më të dashur të Bullgarisë, ideologut dhe organizatorit të revolucionit tonë kombëtar për çlirimin nga zgjedha osmane. Me këtë rast në Sofje u hap një ekspozitë – vepër e Galerisë..

botuar më 16-02-18 12.55.MD
Kolazh: Vergil Mitev

Vasil Levski – një revolucionar dhe demokrat i madh evropian

Më 19 shkurt Bullgaria kremton 139 vjet nga varja e heroit të kombit Vasil Levski. Ai ka qenë jo vetëm revolucionar besnik, që ia ka kushtuar jetën e vet kauzës për çlirimin e vendit nga Sundimi osman, por edhe ideolog i shtetit të ardhshëm të pavarur..

botuar më 12-02-15 11.26.PD
Më shumë nga rubrika

Thesare të moçme prezantohen në bashkëpunim evropian

Në Institutin Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje mund të shihen dy ekspozita të reja. Njëra prezanton thesarin e njohur të artë nga Nadsentmikllosh, i cili përbën pjesë e koleksionit të Muzeut të Historisë së..

botuar më 17-04-29 2.35.MD

Forumi antik i Pllovdivit pëshpërit histori për jetën në Perandorinë Romake

Tërë jeta shoqërore valonte nën qiellin e hapur, pra në forumin madhështor të rrethuar nga të gjitha anët me kolonada, njerëzit tregtonin me ushqime dhe me sende të vlefshme, bënin muhabet me miq, u drejtonin lutje hyjnive dhe mësuan lajmet e fundit të..

botuar më 17-04-29 9.15.PD

Në vendlindjen e Shën Ivan Rillskit

Dy orë udhëtim me trenin është distanca nga Sofja deri në qytetin Boboshevo, i cili shtrihet në Dollno Pole në dy brigjet e lumit Struma, buzë malit Vllahina. Shumë afër ndodhet fshati Skrino, ku rreth vitit 876 ka lindur mbrojtësi qiellor i Bullgarisë..

botuar më 17-04-22 3.10.MD