Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëtimi me tren nga Sofja deri në Stamboll bëhet 10 orë

Foto: BGNES

Rekonstruksioni i vijës hekurudhore midis Stambollit dhe pikës kufitare Kapëkule në kufi me Bullgarinë, që filloi gjatë vitit 2014, ka përfunduar dhe pritet që vija hekurudhore midis qytetit më të madh turk dhe kryeqytetit Sofja të hapet më 20 shkurt, njoftoi agjencia e Anadollës. Pas rekonstruksionit koha për udhëtim nga Stambolli deri në Sofje do të ulet deri më rreth 10 orë. Me makinë e njëjta distancë kalohet për rreth 6 orë, me autobus për 9, kurse me avion për 1 orë e gjysmë. Ndaj trenit ekspres nga Stambolli deri në Sofje do të shtohen vagonë shtesë për lidhje me kryeqytetin rumun Bukuresht dhe me atë serb Beograd.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD