Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fyelltari Vlladimir Veliçkov korr suksese në klasifikimin botëror për etno-muzikë

Foto: arkiv

Vlladimir Veilikov është një prej fyelltarëve më të mirë. Në krijimtarinë e tij ai ndjek dhe zhvillon idetë e veta origjinale të ndikuara nga folklori danubian. Talenti i tij i siguron një vend të denjë edhe në gjini të tjera muzikore – xhaz, rok, haus etj. Shumë muzikantë të shquar bullgarë e të huaj si Antoni Donçev, Stojan Jankullov – Stunxhi, Ivo Papazov, Teodosij Spasov, Stanley Jordan, Matt Cooper, Prem Joshua & Band e dëshirojnë partneritetin e tij...

Biografia profesionale e Vlladimir Veliçkovit është plotë shumë vepra autori, pjesëmarrje në projekte muzikore ndërkombëtare, koncerte, tubime, dasma (si anëtar i orkestrës “Kanarite”), në gërshetim me punën e tij pedagogjike në Universitetin e Plovdivit “Pajisij Hilendarski”. Para pak kohe Vlladimir Veliçkov na gëzoi me dekoratën e tij të radhës. Ja se si muzikanti i shquar hyri në Ethnocloud – klasifikimin botëror për etno-muzikë.

Për mua kjo ishte një befasim i vërtetë – na tregoi ai. – Kjo platformë kanadeze Ethnocloud ka një ekip, i cili e ndjek muzikën në hapësirën e internetit dhe i seleksionon muzikantët me një shikim më të ndryshëm ndaj folklorit. Në fund të nëntorit mora një letër në postën elektronike, ku shkruhej se isha ftuar për t’u regjistruar në këtë platformë. Më dhanë udhëzime se si ta bëja etj. Publikova pesë vepra të mia – kjo ndodhi në fund të nëntorit. Që në fillim të dhjetorit nga Torontoja më informuan se nuk kanë precedent të tillë – unë jam Nr. 33 prej të gjitha 40 veprave më të mira në klasifikimin e nëntorit. Në klasifikimin e muajit janar tashmë ka tri vepra të mia në top 40, një prej tyre tashmë është në vend të katërt, kurse të tjerët – përkatësisht në vend të nëntë dhe në vend të dhjetë. Nuk kam pritur një njohje të tillë nga adhuruesit e muzikës nga tërë bota. Në platformë ka mjaftë interpretues, orkestra, kore bullgare etj., të cilët janë regjistruar, por nuk kanë hyrë në klasifikimin global. Kjo është një platformë e specializuar. Atje bëjnë pjesë muzikantë nga mbarë bota nga etni të ndryshme, të cilët interpretojnë muzikë të gjinive të ndryshme dhe kjo është shumë interesante. Dëgjoja shumë muzikë, më bëri një përshtypje shumë të madhe një formacion i jashtëzakonshëm nga India. Interpretuesit gërshetojnë folklor indian me fjuzhën, xhaz dhe gjini të tjera, që ka një ndikim shumë të madh mbi dëgjuesit. Për mua është një sukses i madh të hyjë në këtë klasifikim botëror – top 40 me tri vepra të mia.

I frymëzuar nga suksesi i tij i fundit Vlladimir Veliçkov vazhdon të krijojë.

Para pak kohe përfundova një projekt timin, të cilin e kisha fituar dhe mendoj se kjo do të jetë një vepër mjaftë e mirë – tha gjithashtu muzikanti. – Ka dhe diçka tjetër, që për mua është me të vërtetë një sukses i madh. Mbrojta doktoratë në Universitetin e Plovdivit. Jam i lumtur se ky universitet prestigjioz ka pritje kaq të mëdha nga unë dhe më siguron kushte dhe mundësi për ta zhvilluar karrierën time si muzikant.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD