Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Foto: arkiv

Tema e nxehtë e shtypit sot është ndërrimi i papritur i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme Georgi Kostov, që u bë dje pas propozimit të Мinistrit të punëve të brendshme Pllamen Uzinov. Në një artikull me titull “Në MPB këmbejnë akuza për presion politik” gazeta “Sega” komenton, se Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm kanë filluar luftë, duke akuzuar njëri tjetrin për ushtrimin e presionit politik vetëm disa ditë pasi pohuan se kanë marrëdhënie të mira profesionale dhe do të punojnë së bashku. E përditshmja informon se ish Sekretari i Përgjithshëm u përgjigjet akuzave për ushtrimin nga ana e tij të presionit politik me një kundërakuzë ndaj ministrit të brendshëm për këtë se ai ka vepruar nën presionin e kryeministrit Ognjan Gerxhikov. Gazeta “Dnevnik” citon në një nga artikujt e vet vlerësimin e ish kryeministrit Bojko Borisov, se ndërrimi i Sekretarit të Përgjithshëm vjen pas ndërrimit të mëparshëm të Prefektëve – këto janë  hapa, të cilat tregojnë se Partia Socialiste Bullgare po përgatitjet për blerjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Trud” dhe “24 orë” shkruajnë se kryeministri i qeverisë teknike Ognjan Gerxhikov i ka ironizuar këto pohime të Bojko Borisovit, duke thënë se autori i tyre është i shkëlqyeshëm dhe meriton çmim Nobel. “Standard” kujton se Sekretari i Përgjithshëm i përjashtuar dje Georgi Kostov e zuri këtë post në vitin 2015 pas dorëheqjes skandaloze të ministrit të atëhershëm të brendshëm Veselin Vuçkov. Vuçkovi dha dorëheqje sipas dëshirës së vet, pasi insistonte për ndërrimin e Sekretarit të atëhershëm të përgjithshëm Svetllozar Llazarov dhe shefit të Agjencisë Shtetërore të Sigurimit Kombëtar Vlladimir Pisançev. Atëherë kryeministri Borisv insistonte që ata të mbeteshin në postet e tyre. Mirëpo pas dorëheqjes së pranuar të Vuçkoviut Borisoi kërkoi dhe pranoi edhe dorëheqjet e tyre. Ministrja e atëhershme e re Ruimjana Bëçvarova propozoi emërimin e Georgi Kostovit për Sekretar të Përgjithshëm, për të siguruar vazhdimësinë në punën e Ministrisë.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një këshill do të koordinojë politikat për bullgarët jashtë vendit

Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..

botuar më 24-04-24 1.31.MD

Parlamenti Evropian i frikësohet ndërhyrjes ruse në zgjedhjet bullgare të 9 qershorit

Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..

botuar më 24-04-24 11.41.PD

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..

botuar më 24-04-24 9.50.PD