Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Tensioni midis Greqisë dhe Turqisë minon NATO-në

СнимкаZëvendës sekretari i shtetit i SHBA-së mbi çështjet evropiane dhe evraziane Xhonatan Koen tha, se qeveria e vendit bënë përpjekje për evitimin e konfliktit midis Greqisë dhe Turqisë. Sipas tij një luftë midis dy vendeve nuk është në interesat e NATO-së. Diplomati u takua me kryetarin e Këshillit Greko-Amerikan Endi Temenidis në lidhje me tensionin midis Turqisë dhe Greqisë në Detin Egje dhe në Qipro. Ai theksoi rëndësinë e bazës detare amerikane në Kretë.

Bashkëpunimi midis Rusisë dhe Turqisë është gjithnjë më aktiv

СнимкаBashkëpunimi midis Federatës Ruse dhe Turqisë në ndërtimin e gazsjellësit “Rryma Turke” dhe Centralit Atomik Elektrik “Akkuju” bëhet gjithnjë më aktiv. Këtë e deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas një takimi me homologun e tij rus Vlladimir Putin në Moskë. Sipas liderit turk, sot elementet kryesore të bashkëpunimit midis ekonomive të të dy vendeve përbëjnë industria mbrojtëse dhe energjetike. Zoti Erdogan saktësoi, se ka në plan që ato sfera dhe një sërë çështjesh të tjera të diskutohen gjatë bisedimeve në Moskë.

Në Kroaci u zhvarrosën kufomat e 13 serbëve

Foto: kurir.rsAutoritetet vendore të fshatit kroat Shash në rajonin e qytetit lindor Sunja, zhvarrosën kufomat e 13 serbëve – viktimë të operacionit “Stuhi”, me të cilin forcat kroate rikthyen territoret e çara nga separatistët serbë gjatë vitit 1995. Sipas të dhënave paraprake tre nga kufomat janë të grave, ndërsa 9 – të burrave. Për njërën prej tyre nuk ishte e mundshme të caktohet seksi. Operacioni “Stuhi”, i cili çoi deri në shpërnguljen e qindra mijë serbëve, kremtohet në Kroaci si ditë e fitores, përderisa Serbia e caktoi si krim ushtarak, i cili u bë shkak për shpërnguljen e shumicës së serbëve me banim në Kroaci.

OKB-ja: Ankaraja i shkel të drejtat e njeriut

СнимкаAfro dy mijë veta u vranë dhe lagje të tëra u asgjësuan në pjesën juglindore të Turqisë për një periudhë prej 18 muajsh, ku forcat qeveritare të sigurimit zhvilluan operacione, njoftuan nga OKB-ja. Në një raport të organizatës për periudhën nga korriku i vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016 njoftohet, se përafërsisht 500 mijë veta, kryesisht kurdë, u pushkatuan. Fotografi nga sateliti dëshmojnë për “shkatërrime me përmasa të mëdha”. Në dokument flitet për vrasje, zhdukje, torturime, si dhe për shkelje të tjera serioze të të drejtave të njeriut.

30 milion euro për Maqedoninë dhe Serbinë për krizën me refugjatët

СнимкаBE-ja miratoi një pako suplementare nga 30 milion euro për përballimin e pasojave nga kriza me refugjatët në Ballkanin Perëndimor. Serbia, Maqedonia dhe shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të shfrytëzojnë ato mjete për vendosjen dhe sigurimin e shërbimeve të migrantëve, si dhe për ndihmë të bashkive të cilat i pranojnë. Mjetet do të ndihmojnë administrimin e kufijve dhe fluksit të migrantëve në rajon. Që nga fillimi i krizës së migrantëve në vitin 2015 Serbia dhe Maqedonia morën më se 59 milion euro nga BE-ja.

Përpilues: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD