Bullgari Grigor Dimitrov filloi me sukses pjesëmarrjen e tij në“Masters 1000” – turneun Indian Wells (SHBA) duke fituar me rezultat 2:0 ndeshjen kundër veteranit nga Rusia Mihail Juzhni . Rivai tjetër i Dimitrovit do të jetë amerikani Jack Sock, i cili mposhti me vështirësi me 6:3, 0:6, 6:4 zviceranin Henri Laaskonen.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..