Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Arrëthyesja” – përralla në histori dhe historia në përrallë

Foto: arkiv

Sipas Vesa Tonovës, spektakli “Arrëthyesja”, të cilin City Marck Art Center prezantoi më 12 mars është “mesazh i fëmijëve të vegjël dhe të rritur, drejtuar fëmijëve të vegjël dhe të rritur”. Ajo është prima balerina e Teatrit Operistik të Sofjes dhe themeluesja e “Baletit të Parë Bullgar”, bashkë me një jurist, një menaxher dhe me disa aktorë dhe muzikantë profesionistë. Spektakli, me të cilin formacioni hap sezonin e vet të parë është “Arrëthyesja”. Kombinimi midis teatrit, muzikës dhe baletit ofron një pikëvështrim të ndryshëm ndaj baletit klasik dhe kompozitorit të madh rus Pjotr Iliç Çajkovski.

Zgjodha auditorin e fëmijëve sepse dëshiroj që këto arte të jenë më të arritshme për fëmijët dhe t’u tregoj atyre nga kanë nisur spektaklet bashkëkohore – shpjegoi Vesa Tonova – regjisore, koreografe dhe pjesëmarrëse në këtë spektakël.  – Për të qenë spektakli më zbavitës për fëmijët ideja ime ishte që vetë heronjtë e përrallës të tregojnë çaste interesante nga jeta e shkrimtarit E.T.A. Hofman, e kompozitorit Çajkovski, dhe e koreografëve Marius Petipa dhe Lev Ivanov, të cilët janë të parët që e kanë adaptuar për skenë “Arrëthyesen”. Le të kujtojmë se Petipa është njeriu, i cili “ndërton” artin e baletit në shekullin e XIX-të. Do të vazhdojmë t’i pasurojmë biografitë e tyre në spektaklet e ardhshme. Kështu dëshirojmë t’i tregojmë publikut të fëmijëve, se koha s’ka rendësi, se ata, të cilët kanë krijuar përrallën dhe muzikën për të, kanë qenë njerëz të moshuar me fantazi të pasur, zemra të pastra dhe shumë dashuri ndaj artit, të cilët kanë ruajtur mënyrën e mendimit që është tipike për fëmijët. Shpesh kur fëmijët shikojnë “Arrëthyesen” ata nuk dinë libretin e saj. Për këtë arsye në spektakël një aktore e re Sillvija Stanoeva tregon përrallën e Hofmanit.

Në këtë shfaqje marrin pjesë aktorë dhe balerinë të rinj që janë profesionistë dhe fëmijë nga shkollat e arteve, na tregoi përsëri Vesa Tonova:

“Pjesëmarrësit iu përkasin moshave të ndryshme – më të vegjlit janë 4,5 dhe 6-vjeçarë dhe janë nga studioja për balet “Bilanci” me pedagoge Sirma Ivanova. Ka nxënës nga Shkolla Kombëtare e Artit të Kërcimit dhe solistë nga Teatri Operistik i Sofjes. Marrin pjesë gjithashtu aktorë të rinj, të cilët sapo fillojnë karrierën e tyre profesionale. Përfshimë dhe nxënës nga Shkolla Muzikore “Ljubomir Pipkov”. Një nga vajzat, të cilat kërcejnë në Studio “Bilanci” është nga kjo shkollë. Më bënë një përshtypje jashtëzakonisht të mirë profesionalizmi, dashuria dhe dëshira, me të cilët ata qëndrojnë para publikut. Shpresoj se do të vazhdojnë kështu edhe në të ardhmen. Publiku, pavarësisht nga mosha, gjithashtu vlerëson arritjet e tyre. Daniella Vaskova është pedagogia e këtyre fëmijëve dhe duket se u ka dhënë mjaft dashuri dhe besim në vetveten, kështu që ata të mund të përgatitin pjesët e tyre në mënyrë aq të përpiktë. Në fillim, kur nuk i njoha ata, vetëm shpresova se do të mund të dalin pa shqetësime në skenë. Mirëpo ata më befasuan me lehtësinë e tyre, me të cilën prezantohen. Luajnë në rolet e vëllezërve dhe motrave të personazheve kryesore Mari dhe Fric. Pjesët janë nga “Albumi për fëmijë” i Çajkovskit. Rezultati është i mrekullueshëm, sepse tërë muzika është e kompozitorit të shquar rus, e cila është aq emocionuese dhe e përshtatshme për balet. U bë një shfaqje tepër interesante. Të gjithët nga ekipi i Citi Mark Art Center-it e pëlqyen shumë. Kështu gjetëm vendin tonë në programin e kësaj qendre kulturore. Shpresoj se spektakli do të fitojë popullaritet. Vetë Çajkovski ka thënë se dëshira e tij është që spektaklet e tij të shihen nga gjithnjë e më shumë njerëz.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD