Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Skica nga Spanja” – interpretimi i parë në skenën bullgare

Foto: arkiv

Më 16 mars Big bendi i Radios Kombëtare Bullgare do të paraqesë për herë të parë tek ne “Skica nga Spanja” (Sketches of Spain) të Gil Evansit – xhaz pianist dhe lider i bendit. Ai i krijon pijesat e tij midis viteve 1959 dhe 1960 dhe bashkë me Majlls Dejvis i cili zgjedh që të punojë me të si kompozitor dhe krijues i aranzhimeve. Ata bashkëpunojnë në disa projekte. Në të njëjtën kohë janë bërë dhe incizimet me orkestrën e Evansit.

Gjatë vitit 2003, sipas revistës Rolling Stone, “Skicat nga Spanja” renditet mes 500 albumeve më të mirë të të gjitha kohërave. Në të tingëllon akoma “Aranhues” nga Hoakin Rodrigo, një këngë popullore spanjolle dhe dy piesa të Evansit. Këtë program të pazakonshëm do ta dëgjojmë në sajë të Antoni Donçevit, dirigjent i Big bendit të Radios Kombëtare Bullgare. I mahnitur nga muzika dhe interpretimi i “Skicave nga Spanja” akoma nga dëgjimi i parë, pas kohe ai lidhet me familjen e Gill Evansit dhe kështu merr partiturën.

Vepra është diçka si një markë e ruajtur për bashkëpunimin midis Majëlls Dejvisit dhe Gill Evansit – thotë Antoni. – Ka fituar vlerësime të shumta nga kritika dhe dekorata të shumta. Sipas vet Majëllsit kjo është një nga pikat kulmore në karrierën e tij. Është regjistruar në një pllakë gramafoni dhe në të ka vetëm pesë pijesa – e shkruar në mënyrë jashtëzakonisht minimale, të interpretuar dhe aranzhuar, të krijuar pa salltanete të tepërta. Një muzikë e “cila ngulitet” në mënyrë direkte në shpirtin tënd. Ky është për mua arti i madh – kur lemë pas shpine salltanetet dhe mundohemi të krijojmë diçka, e cila ka thellësi.

Solist në koncert është Rosen Zahariev-Roko (i cili i bie burisë dhe flugelhorn).Ai e ka marrë arsimin e tij në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje dhe konservatorin në Roterdam, me qenë se disa vjet jetoi dhe punoi aktivisht në Boston dhe Nju Jork. Pas kësaj u kthye në skenën bullgare, është një pjesë nga formacionet dhe projektet e ndryshme. Ai është i dashur dhe i vlerësuar nga kolegët e vet dhe nga publiku për shkak të cilësive karakteristike të një instrumentisti dhe të synimit të vazhdueshëm të flasë me zë të vet, sipas fjalëve të tij. Si ndihet në rolin e Majëlls Dejvisit – ja dhe përgjigjen e tij:

Ndihem si unë vet, por ndiej praninë e Majëlls Dejvisit, sepse ai jeton në muzikën. Pavarësisht se tanimë kam “zërin tim” si interpretues, ndikimi i Majëllsit mbi mua është shumë i madh. Luaj si mbi një djep midis origjinalit dhe shikimit tim. Kaq shumë më pëlqen mënyra në të cilën ai ekzekuton, saqë për mua nuk është e vështirë “të shkoj aty”. Por prapë së prapi balancoj me faktin, se nuk i ekzekutoj aty për aty gjërat por ekzekutoj atë të cilën e ndiej në vetvete. Është interesante, se vite të gjata unë e dëgjoja, por nuk mundesha ta dëgjoj me të vërtetë. Gjeorgji Donçev i cili i bie kontrabasit më fliste në vazhdim të disa vjetëve për Majëllsin, kurse unë gjithmonë përgjigjesha, se ai bën shumë gabime, se ekzekuton në mënyrë të gabuar...Doli se, ka muzikë  deri tek e cila duhet “të jesh rritur”.Ndikimi i Majëllsit në stilin tim të ekzekutimit gjithmonë ka qenë në gërshetim me ndikimin e shumë interpretuesve të tjerë të xhazit, kompozitorë. Sipas meje, në qoftë se ndonjë do që të mos të përsëris paraardhësit e vet, ky është çelësi-të dëgjosh shumë interpretues, por të mësohesh të dëgjosh më shumë veten tënde. Gëzohem shumë se përsëri do të ekzekutojmë bashkë me Big bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Është e shkëlqyer kjo, e cila rastis qëkurse Antoni Donçev i mori gjërat në duart e tij. Kaq shumë yje dhe drita në xhaz qenë solist  në programet e bendit. Kjo patjetër që e rrit nivelin e muzikantëve, por dhe ata nuk pushojnë së punuari.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD