Ministrja e Rinisë dhe Sportit Daniella Dasheva i dorëzoi sportistit tonë më të mirë në orientimin me ski Stanimir Bellomëzhev një statujë speciale me rastin e fitimit të titullit botëror në kampionatin e planetit në Krasnojarsk të Rusisë. Ky është titulli i 12 në karrierën e tij. Deri tani ai ka qenë tri herë kampion evropian, ka dy medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë nga kampionatet e planetit.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..