Ngjarje me adresë ballkanike

Junkeri e përcaktoi Ballkanin Perëndimor si një nga regjionet me të ndërlikuara në Evropë

СнимкаBallkani Perëndimor është regjioni më i ndërlikuar në Evropë dhe Bashkimi Evropian duhet t’u përkushtojë vëmendjen e duhur, deklaroi në Parlamentin Evropian kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Kllod Junker. Kryetari i Këshillit Evropian Donalld Tusk theksoi nga ana e vet, se Këshilli konstaton tek vendet e Ballkanit Perëndimor ndikime të brendshme dhe të jashtme, të cilat kanë për qëllim destabilizimin e tyre. Më shumë eurodeputetë shprehën një përkujdesje të veçantë nga gjendja në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni dhe Kosovë. Sipas liderit të Partisë Popullore Evropiane Manfred Veber, një nga problemet e mëdha për shtetet ballkanike është se, Bashkimi Evropian nuk ka se çfarë t’u propozojë dhe gjatë viteve të ardhshme, por mbase dhe gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm, nuk do të ketë zgjerim në drejtim të tyre.

Erdogani alarmoi për një frikë nga islami në Evropë

СнимкаNë ecurinë e konfliktit midis Turqisë dhe disa shteteve evropiane, presidenti turk Rexhep Erdogan drejtoi kritika të reja në lidhje me aktivitetet e anuluara të ministrave turq. Sipas udhëheqësit të shtetit të Turqisë “Fryma e fashizmit zgjerohet nëpër rrugët e Evropës”, paraqitet një frikë nga turqit, islami dhe emigrantët dhe ka një “armiqësi ndaj çdo gjëje, që nuk është që aty”. Deklaratat e Erdoganit shkaktuan reagime dënuese në të gjithë Bashkimin Evropian. Debati zhvillohet në një moment kyç për Turqinë, ku më 16 prill do të zhvillohet referendum për ndryshime në kushtetutë, të cilat parashikojnë kalimin drejt formës presidenciale të qeverisjes.

Krijimi i ushtrisë në Kosovë shkakton debate të rrepta

СнимкаPartitë opozitare dhe mazhoranca në Kosovë hynë në një debat të rreptë sa i përket transformimit të FSK-së në një ushtri. Sipas opozitës, në qoftë se presidenti Hashim Taçi miratoi ligjin për krijimin e një ushtrie të tillë, atëherë ky ligj nuk do të jetë në përputhje me Kushtetutën. Në bazë të këtij shkaku opozita pohon se së pari kushtetuta duhet të ndryshohet përmes referendumit.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES

print Printo
Më shumë nga rubrika
Arnaldo Tamayo Mendes, Georgi Ivanov dhe Aleksandër Pavlloviç Aleksandrov

50 vjet pas themelimit të programit “Interkosmos” disa nga pjesëmarrësit e tij u takuan në Bullgari

Sivjet shënojmë përvjetorin e 50-të nga fillimi i programit “Interkosmos”. Në kuadrin e tij në periudhën 1978-1988 në hapësirën rreth Tokës dolën përfaqësues të 13 shteteve dhe me anije sovjetike zhvilluan misione të ndryshme. Në të morën dhe dy..

botuar më 17-08-18 4.06.MD

Le ta shpëtojmë shkollën në fshatin Hvojna

Një vajzë kozmopolite u kthye në fshatin e gjyshërve të saj që të shpëtojë shkollën, ku kanë qenë mësues gjatë zgjedhës turke dhe në vitet pas Çlirimit dy prej stërgjyshërve të saj. Dhe me entuziazmin e saj ajo arriti të “zgjojë” banorët e..

botuar më 17-08-17 3.14.MD

Ngjarje me adresë ballkanike

Ankaraja: Referendumi i kurdëve për pavarësi do të destabilizojë rajonin Referendumi për pavarësinë e Kurdistanit Irakian, i cili është planifikuar për muajin e ardhshëm është në kundërshtim me Kushtetutën e Irakut dhe do të destabilizojë..

botuar më 17-08-17 3.00.MD