Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mbush sitën, që të jetë plot e përplot viti” – sita në këngët, zakonet dhe praktikat magjike bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv

Një kore blini, e mbërthyer në një rreth me një pëlhurë e hollë mëndafshi ose një copë stofi të endur rrallë – kështu në të kaluarën e bënin sitën. Si të gjitha sendet, me ndihmën e të cilëve gatuhej buka, sita në shkallë të madhe pranon forcën e saj magjike dhe ka rëndësi të madhe në jetën e bullgarit. Vet emri në gjuhën bullgare “sito”, lidhet me fjalët “sit” dhe “sitos”, shqip “i ngopur” dhe “ngopje”, që këtu edhe me pasurinë dhe mirëqenien. Sita është pjesë e zakoneve dhe praktikave të ndryshme të ritit, me të hidhet fall, bëhen dhe hiqen magji. Në këngët popullore të cilët interpretohen në kohën e përgatitjes rituale të miellit për bukët dasmore, sitat gjithnjë janë prej mëndafshi, tri ose nëntë dhe tunden nga vasha.

Ritet e vashave Peperuda (Flutur) dhe Lazaruvane amviset e shtëpive u japin gocave ushqime të ndryshme, të cilat i kalojnë përmes sitës. Në po këtë mënyrë u japin dhurata burrave të maskuar bullgarë të quajtur “kukeri” kur ata rrethojnë shtëpi më shtëpi vendbanimin. Në disa këngë, të cilët janë karakteristike për zakonin “Peperuda” thuhet: Mbush sitën, që të jetë plot e përplot viti”. Gjatë po këtij riti amviset parashikojnë se çfarë do të jenë të korrat. Kur fluturat dalin nga shtëpia gratë rrotullojnë sitën. Në se ajo do të bie me anën e hapur sipër, viti do të jetë plot e përplot , domethënë i bereqetshëm.

Në se ndonjë prej nuseve nuk ka mbarsur një vit, kur brumoset buka e ritit për shembull për festën dimërore i kushtuar Shenjtores Varvara, e cila bie më 4 dhjetor dhe është festë kryesisht të grave, bëhen rite magjike prapë me ndihmën e sitës. Gruaja më e moshuar e familjes qëndron pranë saj përderisa ajo kalon miellin përmes sitës së kthyer prapa. Përderisa nusja bën këtë, gruaja e moshuar namatis: Ashtu siç është e kthyer sita, ashtu të kthehet edhe barku, domethënë nusja të bëhet shtatzënë.

Forma e rrumbullakët e sitës gjithashtu është një nga shkaqet, që ky send shtëpiak të jetë i përmbushur me aq shumë simbolikë. Rrethi mishëron një hapësirë të mbrojtur. Prandaj veshjet e foshnjës së porsalindur vihen në një sitë, që të jetë ajo e mbrojtur nga sëmundje të këqija dhe nga sytë e liga. Ditën e 40-të të lindjes ftohen gratë e afërme për pogaçe. Atë ditë në një sitë boshe mysafiret vënë ushqime të ndryshme. Besohet se ky akt ka një fuqi mbrojtëse dhe do të sigurojë shëndet dhe mirëqenie të nënës dhe fëmijës. Në sitë vihen edhe copëza prej bukës së ritit për nusen. Besohet se në se gruaja do të marrë të paktën një grimcë prej kësaj buke do të lindë shumë fëmijë. Në disa rajone në sitë vihen kokrra arre që tunden që të jetë plotë shëndet fëmija.

Снимка
Sita ka një rol të madh në ritin dasmor. Ajo është sinonime e anës femërore të dasmës. Ditën e shtune duke u gdhirë e diela e dasmës, miket e nuses i sjellin dhëndrit një këmishë, një brez dhe një shami në një sitë. Kur kryhet rituali i rruajtjes së dhëndrit, para tij shtrojnë një shami të bardhë për nusen dhe një këmishë të bardhë për të, prapë në një sitë. Kur brumosen bukët e dasmës, mielli kalon njëkohësisht përmes tri sitave. Në sitën e fundit vihen unazat e nuses dhe dhëndrit dhe kalohen përmes sitës. Besohet se kështu hiqen të gjitha pengesat midis bashkëshortëve të ardhshëm dhe mbetet vetëm atë, të cilën do të bashkojë dhe do të lidhë. Në sitë vihet edhe buka, e quajtur “kosiçnik” me të cilën shkojnë të marrin nusen. Kur krushqit hyjnë në oborrin e shtëpisë së nuses, ajo shikon përmes sitës dhe kështu përpiqet të zbulojë dhëndrin. Kjo është një magji dashurie.

Në një sitë vihen kokrrat drithi, të cilat hidhen mbi kokët e të porsamartuarve. Buka e brumosur nga vjehrra për martesën vihet mbi një sitë. Krushku mban vellon e nuses në një sitë bashkë me thekër, sheqer dhe fruta të thata. Ky send i pazakonshëm shoqëron edhe shumë momente të tjera të dasmës, që nga fillimi deri në përfundimin e saj. Një nga sendet e para, të cilët bashkëshortët blejnë javën pas dasmës është sita.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: etara.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD