Dhe pas Rezolutës së PE-së për bullgarët në Shqipëri “të gjithë ne jemi tanët”

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev
Foto: arkiv personal

Para një muaji Parlamenti Evropian pranoi një Rezolutë për Shqipërinë, në të cilën sipas propozimit të eurodeputetëve bullgarë Andrej Kovaçev dhe Angell Xhambazki ishte përfshirë një tekst, në të cilin pohohen të drejtat e popullsisë bullgare në Prespë të Vogël, Gollobordë dhe Gorë.

Ky është një dokument historik, sepse deri tani në vazhdim të disa dekadave nuk kemi arritur ta shtrojmë çështjen për të drejtat e bullgarëve në Shqipëri. Kjo është një temë e hapur akoma para vitit 1944. Ne gjetëm dokumente dhe  procesverbale të takimeve nga viti 1932 midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, ku është shkruar për të drejtat e bullgarëve dhe për një vendim të palës shqiptare për njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri. Pavarësisht nga kjo nuk ka ndodhur. Pas Luftës filloi jugo-komunizmi, filloi denacionalizimi – një politikë e tmerrshme e Titos për ndryshimin e vetëdijes kombëtare jo vetëm të bullgarëve në Jugosllavi, por edhe të bullgarëve në shtetet fqinje – në Greqinë e Veriut, në Shqipëri. Tani jam shumë i lumtur për këtë se disponojmë me një dokument zyrtar të Parlamentit Evropian” – këto janë fjalët e eurodeputetit Andrej Kovaçev të botuara në faqen e tij të internetit.

Pamje nga fshati OresheTani Shqipëria njeh zyrtarisht disa minoritete, ndër të cilat është ai maqedonas. Nuk disponojmë me të dhëna aktuale për numrin e saktë të njerëzve me prejardhje bullgare, të cilët jetojnë atje. Burimet e ndryshme tregojnë shifra të ndryshme – midis 40 dhe 100 mijë veta. Pjesa kryesore prej minoritetit maqedonas jeton në rajonin e Prespës, i cili është shpallur nga eurodeputetët bullgarë për rajon të populluar kryesisht me bullgarë.

Pranimi i dokumentit në fjalë nga ana e Parlamentit Evropian nuk provokoi shumë emocione apo ndonjë interes të posaçëm në shoqërinë shqiptare. Zakonisht ajo është tolerante për sa i përket vetëvendosjes së anëtarëve të saj. Gjatë viteve të fundit gjithmonë kur pala bullgare e ka ngritur këtë çështje, qeveritarët shqiptarë kanë shpjeguar se më parë ka nevojë për sqarimin e pozitave mes Sofjes dhe Shkupit dhe se Tirana është gati të pranojnë të drejtën e secilit shtetasi që deklaron ndonjë përkatësi të ndryshme etnike. Dhe për arsye se në të ardhmen e afërt nuk pritet ndonjë mirëkuptim politik mes dy kryeqyteteve, ne kërkojmë mendimin e vetë njerëzve që jetojnë në rajonet e përmendura.

СнимкаNjë mundësi të mirë për këtë na ofroi Doc. Dr. Luçia Antonova-Vasileva nga Instituti i Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila javën e kaluar prezantoi librin e saj të ri “Sistemi dialektor i fshatit Shishtavec, në Gorën e Kukësit – një e folme në kufirin e gramatikës bullgare”:

Më shpesh ata identifikohen si “tanët”, mirëpo kur identifikohen kështu duhet thënë se ata edhe për ne, bullgarët mendojnë si për “tanët”. Dhe përveç kësaj ata nuk dallojnë njerëzit nga Maqedonia nga njerëzit nga Bullgaria, sepse “të gjithë ne jemi tanët”. Ata mendojnë se prejardhja e tyre është lidhur me Bullgarinë.

Doc. Dr. Antonova-Vasileva citon një hulumtim të studiuesit Nazif Dokle nga fshati Borje i rrethit të Kukësit. Sipas tij goranët janë pasardhës të bogomilëve (bëhet fjalë për sektin fetar të Bogomilit në Bullgarinë e Mesjetës), të cilët janë dëbuar nga rajoni i malit të Rodopeve.

A është kështu, apo jo – unë nuk mund të komentoj. Flitet shumë për këtë se goranët kanë ardhur nga diku. Sipas meje ata në të vërtetë janë vendosur në këto rajone malore për t’u shpëtuar nga ndonjë persekutim – pohon Doc. Dr. Antonova-Vasileva. – Cilat kanë qenë rrethanat është vështirë që të thuhet. Mirëpo është e vërtetë se askush nuk do të zgjedhë të jetojë në një vend aq të larguar dhe të paarritshëm, në se nuk është detyruar ta bëjë këtë. Bile sot, për të vizituar fshatrat në fjalë më duheshin disa orë me një makinë moderne, të mos flasim për epokat më të vjetra.

Një çezmë në afërsi të fshatit BorjeDhe derisa Sofja dhe Shkupi nuk gjejnë një mënyrë për të ndarë pakicën në Shqipëri, proceset demografike atje zhvillohen me forcë të plot dhe ato me siguri nuk janë në favor të mbrojtjes së bashkësive të vogla, të gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre. Për shkak të rajonit të paarritshëm ato gjithnjë e më shumë shpopullohen. Do të ishte më mirë, në vend që të konfrontohen Bullgaria dhe Maqedonia të bashkonin përpjekjet e tyre për të ndihmuar dhe për të ruajtur këtë minoritet aq interesant. Në se nuk bëjnë kështu është e mundshme që pas vitesh të mos ketë për kë të konfrontohen.

Fotografitë janë ofruar nga Doc. Dr. Luçia Antonova-Vasileva

print Printo
Postimet e lidhura
Pamje nga rajoni i Gollobordës

Ekspozita fotografike “Bullgarët në Gollobordë” prezanton njerëzit, të cilët jetojnë në pikën më perëndimore të populluar me bullgarë

ftp://files.bnr.bg/RadioBulgaria/Albanska/Obshtestvo/audio01_alb_16_02_11.mp3 Në vazhdim të një muaji vizituesit e muzeut kombëtar “Toka dhe njerëzit” mund të shikojnë një ekspozitë kureshtare, kushtuar bullgarëve të cilët jetojnë në Shqipëri dhe më saktë..

botuar më 11-02-18 11.54.PD
Vallja e grave, dasmë në fshatin Shishtavec

Goranët e Shqipërisë – në vëmendjen shkencore të bullgares Vesellka Tonçeva

Më 24 janar në tregun bullgar doli libri “Gora e panjohur” i doc. Vesellka Tonçeva. Ajo është studiuese në fushën e muzikologjisë dhe etnografisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. Prej vitesh vëmendja e saj shkencore u kushtohet bashkësive..

botuar më 13-01-24 12.03.MD
Më shumë nga rubrika

Lajme me adresë ballkanike

Traktati i fqinjësisë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë do ti japë dhe një shtytje ekonomike regjionit Traktati i fqinjësisë, miqësisë dhe të bashkëpunimit me Bullgarinë përbën një frymë të re të brezit të ri të politikanëve, të cilët..

botuar më 17-07-27 2.43.MD
Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev me një pjesë prej fëmijëve të dekoruar në konkurset e Agjencisë.

Fëmijë të talentuar bullgarë nga mbarë bota u dalluan në konkurset e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit

Fëmijë bullgarë nga mbarë bota u mblodhën në sallën e Klubit Ushtarak në Sofje, që të marrin çmimet për pjesëmarrje në konkurset e artit figurativ, letërsisë dhe këndimit, organizuar nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Pamja e..

botuar më 17-07-27 10.52.PD

Vullnetarët nga fondacioni “Dhuroni një libër” i ndihmojnë fëmijët e braktisur, që të mësohen të lexojnë

Ushtrimet në shkollë mund të jetë zbavitëse, pasi bashkë me ty një mik i vërtetë i zgjidh formulat e vështira dhe fjalët e ndërlikuara të mësimeve. Pikërisht ky është misioni i vullnetarëve nga fondacioni “Dhuroni një libër”. Çdo ditë..

botuar më 17-07-26 2.03.MD