Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali "Grand Chocolate" në Sofje

БНР Новини

Dhe sivjet organizatorët e Festivalit “Grand Chocolate” transformuan një nga sallat e Inter Ekspo Qendrës në Sofje në mbretërinë e çokollatës. Historia e ëmbëlsirës joshëse daton që përpara 1500 vjet dhe përmes tij realizojmë fantazitë tona prej çokollate. U prezantuan virtuoz bullgar; dhe të huaj në prodhimin e çokollatës dhe të prodhimeve të çokollatës me mbi 250 lloje kombinacione jo standarde. Hollësi do të mësojmë nga Ani Dimitrova, e cila është pjesë nga ekipi i ngjarjes:

Sivjet shënojmë edicionin e tretë të radhës, që për lumturinë dhe kënaqësinë tonë është më i madh se të mëparshmit. Gëzojmë një interes të madh nga ana e vizituesve dhe të ekspozuesve. Ka më shumë pavijone ekspozuese – mbi 70 firma dhe produkte më të larmishme. Kombinacionet janë të shumëllojshme: çokollatë me rozmarinë, me verë, me piper të zi dhe të bardhë, me luleshtrydhe, me mjedër, avokado, agrume, birë me kakao, birë me vanilje dhe maja pishe, çaj prej kakao i bërë me kokrra prej kakao, çokollata të gjalla dhe bio, torta të punuara në dorë dhe në fabrikë, ëmbëlsira, mafinë. Një nga aksentët sivjet është ekspozita e piktores së talentuar Dari Dançeva, e cila përdor një teknikë të shkëlqyer me bojëra vaji dhe çokollatë. Në ekspozitë ka dhe bizhuteri të punuara prej çokollate. Ato kuptohet nuk janë të përshtatshme për t’u mbajtur, me qenë se temperatura e trupit tonë do t’i tresë, por janë një prodhim i vërtetë i artit.

СнимкаVizitorët patën mundësinë të shikojnë teknika të posaçme – si ekuilibrohet çokollata dhe si punohet çokollata me dorë. Ekspozita ka dhe favoritin e vet. Një nga punuesit më të njohur të çokollatës në Bullgari – shefi Radi Stambollov, përveç se tregoi sekretet e kënaqësisë së punimit të çokollatës, zgjoi dhe imagjinatën, duke përzier përpara syve tona një “akullore galaktike” me një azot të lëngësht gjatë një temperature minus 196°C.

Del se kakaoja është e dobishme dhe e mirë jo vetëm për shpirtin – me shijen e vet joshëse, por dhe për trupin. Ai ka vetinë të hidratojë qelizat, t’i freskojë dhe t’i rigjenerojë dhe gjen aplikim në disa procedura SPA.

СнимкаVëmendja jonë u tërheq akoma prej disa kutive tepër të bukura me bonbone shumëngjyrëshe, të cilat dikur importoheshin nga ish Bashkimi Sovjetik. U njohëm me Rusllan Georgievin, një bullgar besarabian dhe menaxher regjional të korporatës të pastiçerisë në Ukrainë.

“Ne jemi disa nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të prodhimeve të ëmbla – shënon Rusllani. – Që nga viti 2014 kemi një zhvillim mjaft të madh në Evropë. Bullgaria është një vend shumë i mirë, ku mund të propozojmë mbi 350 artikujt tanë. Bullgarët tregojnë një interes të veçantë ndaj bonboneve me kile. Ato janë me mbushje të ndryshme dhe janë shumë atraktive. Kemi plane ambicioze dhe qëllime për zhvillim në Bullgari.”

СнимкаU ndalëm mbi një firmë bullgare nga rajoni i qytetit Samokov. Ajo është krijuar gjatë vitit 1991. Fillon me një kolektiv prej 6 vetave, kurse sot punojnë mbi 250 veta. Prodhojnë pasta të thata, biskota, shtresa për tortë, kruasan. Ajo është mes liderëve në treg për role të mbushura në Bullgari. Produktet e saj janë të vlerësuara në vende nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika.

Anna Novakova ndan përshtypjet e saj nga këto ekspozita dhe nga klientët e shumtë përpara pavijonit:

“Më bën përshtypje, se bullgarët janë të orientuar krejtësisht drejt ëmbëlsirave, drejt çdo gjëje e cila e ngre androfinën, “hormonet e gëzimit” kurse ky është një shkak për gëzim të prodhuesve të ëmbëlsirave.”

СнимкаÇokollata nuk është vetëm një kulinari, ajo është një art i vërtetë, i sjellë në forma të ndryshme: zemra të mëdha, kështjella, figura të ndryshme prej çokollate, maska nga Venecia, vezë të pikturuara për Pashkët. Jemi të bindur se, të gjithë ekspozuesit janë munduar të krijojnë një atmosferë të shijshme dhe atraktive dhe të propozojnë më interesanten, të cilën mund ta krijojnë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES dhe Bllagorodna Georgieva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD

Një filial i Universitetit në qytetin Ruse do të hapet në Taraklia

Një filial i Universitetit Ruse do të hapet në qytetin moldavian Taraklia. Kjo u vendos me një dekret të Këshillit të Ministrave. Udhëheqja e Universitetit në Ruse përpiqet për të hapur një filial të tij në qytetin moldavian që nga viti 2016...

botuar më 24-03-28 5.32.MD

Në BE, shkalla e vdekshmërisë për shkak të një aksidenti kardiovaskular është më e larta në Bullgari

Çdo vit në BE ka më shumë se 6 milionë raste të reja dhe mbi 1.8 milionë vdekje që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, raporton BTA, duke cituar zëvendëskryeministren dhe ministren e punëve të jashtme në dorëheqje Maria Gabriel. Në një konferencë..

botuar më 24-03-28 11.23.PD