Asen Genovi: Shumë shpejtë pas zgjedhjeve prapë do të hyjmë në një situatë paraelektorale

Foto: BGNES

Bllogari Asen Genovi është i mendimit, që në vend të diskutojmë temat serioze, të cilat i kemi si shoqëri ne merremi me moshën dhe prejardhjen e kandidatëve për deputetë. Ai është i bindur, se cilësia e debateve paraelektorale mund të ndryshohet rrënjësisht, në se do të kopjohet përvoja e vendeve si Britania e Madhe dhe Italia dhe do të përjashtohet formati i paguar i pjesëmarrjes politike:

Në se do të miratohen ndryshime ligjore, sipas të cilave do të ndalohet propaganda e paguar politike, si në periudhën paraelektorale, ashtu edhe në tërë punën e mediave, kjo do të ndikojë pozitivisht. Në radhë të parë do të hiqet kërkesa për pronë para partive të cilat janë të paaftë të paguajnë, të cilën tani nuk kanë mundësi të përfshihen në një debat politik dhe pothuajse nuk kanë prani në hapësirën publike. Do të përmirësohet edhe debati. Gazetarët do të disponojnë lirinë të bëhen më kritikë. Dhe në këtë mjedis të konkurrencës politikanët do të jenë të detyruar të dalin nga komoditeti.

Cilat janë temat, që duhet të ishin në qendrën e vëmendjes së fushatës paraelektorale, por nuk arritën të bëhen të tillë?

E caktoj veten si një njeri më tepër me orientime të djathta. Mendoj, se rol kryesor duhet të kishte diskutimi për kufijtë e shtetit dhe për ndërhyrjen e tij në nismën private. Tani situata është e gabuar, sepse investitori kryesor janë fondet evropiane dhe prokurimet publike. Kështu shteti në nivel qendror dhe vendor drejton jetën ekonomike. Ky është një problem i cili duhet të diskutohet me tërë seriozitetin e tij. Në se shteti do të largohet nga biznesi, sipërmarrësit do të jenë më të lirë, gjë që do të reflektojë mbi mirëqenien tonë.

A janë të prirë zgjedhësit bullgarë të gllabërohen në premtimet paraelektorale dhe pas kësaj të kërkojnë që ata të plotësohen?

Sipas meje përqindja e madhe e zgjedhësve bullgarë votojnë me rezerva mentale. Ata votojnë në një konflikt midis vullnetit të shprehur dhe bindjes së brendshme. Ata votojnë për të keqen më të vogël, ose për të ruajtur statuskon.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 26 mars skenari për Bullgarinë nuk është mjaftë optimist, mendon Asen Genovi dhe vazhdon:

Më duket, se do të përtëritet situata e vitit 2013, kur në parlament kishte paritet 120:120 votave dhe ishte i domosdoshëm gishti i florinjtë i udhëheqësit të Partisë “Ataka” – Volen Siderov. Ndoshta edhe tani, në se iu besohet sociologjisë, situata do të jetë e përafërt. Në rrethana të përngjashme nuk do të jetë e mundshme që pa kompromise të formohet një shumicë drejtuese. Kështu që jam i prirë të mendoj, se do të hyjmë në një situatë paraelektorale në kohë të afërt pas këtyre zgjedhjeve. Më duket, se ka mundësi, që deri në fund të vitit prapë të ketë tension, protesta, zgjedhje të parakohshme të fshehura prapa domosdoshmërisë për qëndrueshmëri dhe kryesisë së ardhshme të BE-së. Të gjithë drejtojnë kritika ndaj qeverisë teknike, se ka autorizime të kufizuara. Mirëpo, unë nuk mendoj, se do të jetë një problem serioz për Bullgarinë, në se prapë do të na qeverisë një kabinet teknik. Ashtu siç presidenti Rosen Plevneliev formoi dy qeveri teknike, kështu edhe presidenti i tanishëm Rumen Radev mund të formojë kabinet të dytë teknik.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika
Matju Nimic shikon një shans të ri për arritjen e zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Bullgaria nuk është palë në mosmarrëveshjen për emrin e Maqedonisë, por ka qëndrimin e vet

Që kur në vitin 1991 u shpall shtet i pavarur, Maqedonia ka probleme me njohjen e emrit të saj. Në kushtetutë ajo vetemërohet Republika e Maqedonisë, por Greqia imponoi veto mbi këtë emër dhe për këtë mosmarrëveshje edhe më sot në OKB-në dhe në..

botuar më 17-08-18 12.49.MD
100 ditë pas fillimit të qeverisjes kabineti miratoi programin e udhëheqjes deri në fund të mandatit të tij katër vjeçar.

Programi i udhëheqjes i qeverisë 2017-2021: me prioritet janë ekonomia, energjetika dhe turizmi

Tre muaj pas marrjes së pushtetit qeveria e tretë e Kryeministrit Bojko Borisov publikoi programin e vet të udhëheqjes deri në fund të mandatit katërvjeçar. Që gjatë ditëve të para të kabinetit të koalicionit mes GERB-it dhe partive nacionaliste,..

botuar më 17-08-14 2.58.MD
Seria e takimeve ballkanike të Ministres Zaharieva filloi me bisedimet me homologun e saj serb Ivica Daçiç.

Turneu ballkanik i Ministres Zaharieva tregoi “pritje të mëdha” nga Kryesia bullgare e BE-së

Turneu ballkanik i Ministres bullgare të punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva, i cili filloi në gjysmën e dytë të korrikut, tashmë po përfundon. Pasi vizitoi Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën, Shqipërinë dhe Maqedoninë, gjatë ditëve të ardhshme ajo..

botuar më 17-08-09 2.47.MD