Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Foto: Maria Peeva

Tema kryesore në shtypin sot janë tensionet parazgjedhore midis Bullgarisë dhe Turqisë. Shkaku kryesor janë qortimet e djeshme të Presidentit Erdogan se në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare Bullgaria “ushtron presion” mbi turqit në territorin e saj dhe kjo është “e papranueshme" për Ankaranë. Me rastin e këtyre kritikave gazeta “Standard” shkruan se pasi është grindur me gjysmën Evropa Erdogan e ka sulmuar edhe Bullgarinë. Shtypi psqyron edhe reksionin e ashpër të Presidentit bullgar. Me titullin “Radev i drejton rekomandime Erdoganit për të mësuar mësimet e historisë dhe gjeografisë" gazeta “Dnevnik” thekson fjalët e Presidentit se “Bullgaria nuk jep dhe nuk pranon mësime të demokracisë, sidomos nga shtetet, të cilat nuk e respektojnë ligjin”, si dhe rekomandimin e tij që çdo një burrë shteti duhet të mësojë mësimet e historisë dhe të gjeografisë. “Sega” vë në dukje se pasi dje u kuptua se Ankaraja u ka dhënë pushime 11 ditore turqve etnikë bullgarë, që janë shpërngulur në Turqi, që të mund të votojnë në zgjedhjet në Bullgari dhe u ka bërë thirre për të votuar në vendlindjen e tyre, koalicioni “Patriotët e bashkuar” e rifilloi bllokadën në kufirin bullgaro turk dhe nuk do të lejojë kalimin e “turistëve zgjedhor” nga fqinji ynë jugor. Aksioni do të ndërpritet ditën e diel në drekë. Sipas patriotëve deri në këtë javë në pikëkalimin “Kapitan Andreevo” kanë kaluar mbi 100 autobusë, ka pasur dhe shumë mikrobusë, por nuk ka statistikë për ta. Sipas të dhënave të agjencisë turke “Dogan”, në Bullgari do të votojnë të paktën 1200 veta nga rajoni i Stambollit Avxhëlar dhe të paktën 4500 veta nga Bursa. “Sega” shkruan gjithashtu se Ministri i Punës Mehmet Mmjuzzinoglu, i cili u bë i njohur kohët e fundit për agjitacionin e tij publik në dobi të një partie bullgare, tani përsëri ka hyrë në rolin e zëdhënësit të Ankarasë dhe shprehu shpresë se administrata bullgare do ta garantojë sigurinë e transportit dhe nuk do t’i vështirësojë turqit etnikë bullgarë të shpërngulur në Turqi për të votuar. Në një deklaratë para mediave turke Ministri e ka kritikuar Bullgarinë se “jeton me frikë nga e kaluara” dhe krijon “probleme të pakuptimta” për shkak të shqetësimeve të saj nga potenciali i madh i Turqisë. Gazeta “24 çasa” i shton një nuancë specifike temës, duke cituar një deklaratë të liderit të VMRO-së Krasimir Karakaçanov se në Turqi dërgojnë me forcë në autobusë turq etnikë bullgarë të shpërngulur në Turqi për të votuar në Bullgari.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD