Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Alpha Research”: GERB fiton zgjedhjet me 32,2%

БНР Новини
Foto: BGNES

Përfunduan zgjedhjet e parakohshme parlamentare në territorin e Bullgarisë. Sipas exit poll-it të Agjencisë Sociologjike “Alpha Research”, e cila është partner i Radios Kombëtare Bullgare, në parlamentin e ri të Bullgarisë do të hyjnë gjashtë parti politike. Partia GERB fiton rreth 32,2% nga votat, kurse kundërshtari i saj kryesor Partia Socialiste Bullgare – afro 28 për qind. Fuqia e tretë në parlamentin e ri do të jetë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë me 9,7 për qind nga votat. Në pozitën e katërt renditet Koalicioni nacionalist “Patriotë të Bashkuar” (Fronti Kombëtar për Shpëtim të Bullgarisë, Partia “Ataka” dhe VMRO) me mbështetje prej 9,5%. Partia “Volja” (Vullnet) e sipërmarrësit Mareshki është e pesta me 5,1 %, kurse në pozitën e gjashtë me 4% është koalicioni i së djathtas “Blloku i Reformatorëve – Zëri i popullit”.

Sipas “Alpha Research” pjesëmarrja në votime është 48,9%.

Sipas të dhënave të ndërmjetme të MPJ-së, jashtë shtetit kanë votuar afro 40 000 bullgarë, prej tyre afro 14 mijë zgjedhësve në Turqi. Për shkak të diferencës së madhe kohore, akoma nuk ka të dhëna për votimin në SHBA.

Nëse numërimi i fletëvotimeve i ripohon të dhënat e exit poll-it, GERB do të ketë 86-88 deputetë, Partia Socialiste Bullgare – 75-77, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – 25-27, Patriotët e Bashkuar – 25-27, kurse për “Bllokun e Reformatorëve – Zëri i popullit” mbeten 10-11 vende në parlamentin e ardhshëm.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Paris prezantohen aroma dhe kozmetikë bullgare

Aromat dhe kozmetika bullgare do të prezantohen në ekspozitën IN-COSMETICS GLOBAL 2024 që fillon më 16 prill në kryeqytetin botëror të industrisë së parfumerisë - Paris, njoftoi Shoqata Kombëtare Bullgare "Vajra eterike, Parfumeri dhe Kozmetikë"...

botuar më 24-04-16 6.10.PD

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Perëndimore...

botuar më 24-04-15 7.35.MD

“Lëvizja e Gjelbër” largohet nga PP-DB

Pas një konsultimi të gjerë me anëtarët e saj, partia “Lëvizja e Gjelbër” del nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe do të paraqitet veçmas në zgjedhjet evropiane dhe ato të parakohshme parlamentare të 9 qershorit...

botuar më 24-04-15 6.16.MD