Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Tumbaito” do të japë koncerte me këngë të paharrueshme bullgare

Foto: arkiv personal

Para disa vitesh formacioni salsa “Tumbaito” incizoi një album me këngë pop nga dekadat 60-të, 70-të dhe 80-të të shekullit XX, periudha këto të cilat ishin “të arta” për këtë gjini. Albumi mban emrin e grupit, ndërsa koncertet vazhdojnë të provokojnë interesin e admiruesve. Muzikantët vazhdimisht po pasurojnë repertorin me hite të vjetra, shumica prej të cilave janë të panjohura për brezin e ri bullgarësh. Ato janë nga repertori i interpretuesve tanë të njohur dhe janë të përpunuara në stilin latino karakteristik për grupin “Tumbaito”. Themelues i grupit është Kalin Veljov – perkusionist i njohur, i cili bëri specializim në fakultetin e muzikës latino të Konservatorit të Roterdamit. Formacioni u krijua në vitin 2007.

Për koncertet, të cilët kanë ndërmend të realizojnë muzikantët, tregon Kalin Veljov:

Kemi në plan, që çdo muaj të japim nga një koncert me këtë repertor. Miq në skenë do të jenë interpretues të asaj epoke. Jam me shpresë që edhe këngëtarja Margaret Nikollova do të pranojë të marrë pjesë në ndonjë prej koncerteve. Ajo asistoi në prezantimin e albumit dhe bashkë me Martin Tashevin interpretoi këngën “Ropotamo” të kompozitorit Atanas Bojaxhiev, sipas tekstit të poetit Radoj Ralin. Ishte një përjetim i paharrueshëm. Ajo është më se 80 vjeçare, por është vitale dhe publiku e duartrokiti të ngritur më këmbë. Në procesin e përgatitjes së shfaqjeve të ndryshme do të pasurojmë repertorin edhe me këngë të reja. Më 29 mars është koncerti i parë nga vargu, të cilin do të realizojmë. Përveç këngës “Ropotamo”, publiku do të dëgjojë “Me padurim” prapë të kompozitorit Atanas Bojaxhiev. Për herë të parë këtë këngë e interpretoi Rosica Nikollova në vitet 60-të të shekullit të kaluar. Do të interpretojmë këngën “Mësimi i vallëzimit” të artistit dhe këngëtar të paharrueshëm Stefan Voronov. “Një vajzë më pyeti” dhe shumë kenë të tjera do të dëgjojë publiku. Kemi edhe dy kompozime prej autori të grupit “Tumbaito” dhe disa pjesa kubane. Kësaj here koncertet do të japim në një teatër – Siti Mark Art Qendra. Aty gjithçka është moderne dhe tingëllimi është shumë i mirë.

Çfarë është kjo të interpretosh këngë, të cilat kanë prekur zemrat e brezave të tëra bullgarësh, këngë, të cilat kanë mbetur në historinë e muzikës bullgare pop?

Në të vërtetë kjo është një sfidë – përgjigjet Kalin Veljov. – Këngët u incizuan në origjinalin e tyre me tingëllimin specifik për asaj epoke dhe me atë “vibrato belkanto” si mënyra kryesore e këndimit, ndërkaq në interpretim të yjeve të para të estradës bullgare. Doemos ne bëjmë “leximin tonë në stilin latino” ndërsa këngëtari i grupit Martin Tashev ka një zë të mrekullueshëm. Ai është trumbetar, është pjesë e Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare, posedon një përgatitje të mrekullueshme profesionale. Edhe një herë do të theksoj, se ne bëjmë një variant latino të këngëve dhe kështu i ndryshojmë tingëllimin e tyre dhe shpesh dëgjuesit nuk mund të zbulojnë menjëherë cila është kjo këngë. Shtojmë edhe një improvizim vokal, i cili është karakteristik për këtë stil. Në grup është edhe trumbetari i njohur Misho Josifov dhe pianisti Milen Kukoshkarov. Ata të dy bëjnë përpunimet e këngëve. Në grup janë edhe Milen Petrov – trumbeta dhe Dimitër Sotev – trombon. Me ne është Boris Tasllev – i vetmi kitarist bas latino në Bullgari. Ai i bie veglës specifike për këtë muzikë “bejbi bejs”. Hristo Ganev dhe unë – jemi me veglat me goditje. Koha do të na sugjerojë sa do të jenë koncertet. Deri në fillim të verës do të realizojmë disa dhe do të vazhdojmë gjatë vjeshtës. Sivjet mbushen 10 vjet nga formimi i grupit “Tumbaito”. Koncerti i parë ishte në Studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare dhe u transmetua nëpërmjet satelitit në disa shtete evropiane. Dëshirojmë që në fund të këtij viti të shënojmë këtë ngjarje me një koncert dhe me një këngë të re prej autori. Të tilla janë planet dhe shpresoj, se do të arrijmë të realizojmë. Të gjithë në grup jemi ekzekutues me vete dhe na kërkojnë shumë. Prandaj vështirë mblidhemi për repeticione. Por rasti meriton vëmendjen tonë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD