Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para më se një mijë vitesh Shën Klimenti i Ohrid i hodhi themelet e letërsisë bullgare

БНР Новини
Prof. Vasja Velinova
Foto: BGNES

Vjet mbushën 1100 vjet nga vdekja e Shën Klimenti i Ohrid, nxënës i iluministëve sllavë, Shenjtorëve Kirill dhe Metodij. Një libër i ri i kushtuar këtij personaliteti i madhërishëm kishte premierën e vet në Muzeun Regjional Historik të Sofjes: “Klimenti i Ohrid dhe fillimi i letërsisë bullgare”. Autorja e tij është profesoresha Vasja Velinova, drejtoreshë e Qendrës së Studimeve Sllavo Bizantine “Profesor Ivan Dujçev” pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klimetni i Ohrid”. Librin e prezantoi docenti Georgi Nikollov, zëvendës dekan i Fakultetit Historik të universitetit. Vepra është fryt i përpjekjeve shumëvjeçare studimore dhe autorja është me shpresë, që libri do të arrijë deri te një rreth të gjerë lexuesish.

Shën Klimenti i Ohrid e ka meritën, që sot ne të flasim në gjuhën letrare bullgare, t’i gëzohemi poezisë bullgare, kinemasë dhe dramaturgjisë bullgare – thekson profesoresha Velinova. – Ky njeri i hodhi themelet e gjuhës sonë letrare, të fjalës sonë artistike. Ai formoi dhe edukoi te pasardhësit e tij shijen ndaj poezisë, ndaj iluzionit dhe fantazisë, të cilët janë në thelbin e çdo veprimtarie letrare. Prandaj emri i tij mbijetoi përmes shekujve. Kur njeriu shikon aq shumë kopje kanë veprat e tij, se si ato riprodhoheshin edhe gjatë epokës së Rilindjes Bullgare, zbulon, se talenti i tij është në thelbin e kësaj jetëgjatësie krijuese. Dhe diçka tjetër Klimenti i Ohrid është një shkrimtar i lashtë bullgar. Nuk e shfrytëzoj termin “sllav” sepse ai nuk është tepër i saktë. Vepra e Shenjtorit Klimenti i Ohrid lulëzoi në Bullgari, gjuha e lashtë bullgare ishte ajo, e cila ishte në thelbin e liturgjive fetare dhe u bë gjuha e tretë e shenjtë në të cilën kryheshin shërbimet fetare në Evropën e Mesjetës. Kjo ishte një arritje jo vetëm e Shenjtorit Klimenti i Ohrid dhe e nxënësve të vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij. Kjo ishte një arritje e pushtetarëve bullgarë – princit Boris dhe mbretit Simeon, gjë për të cilën të gjithë ata meritojnë nderimet tona. Në shekullin IX pushtetarët e Bullgarisë e kishin të qartë se pa libra dhe pa arsimim në gjuhën amtare, pa njohjen e kulturës dhe etikës së krishtere, shteti nuk mund të prosperonte.

Do të shtojmë se profesoresha Velinova mbrojti një disertacion me temë “Parime kompozicione stilistike në fjalitë lavdëruese të Klimentit të Ohrid”. Para vitesh udhëheqës i saj shkencor ishte shkencëtari i njohur Krasimir Stançev, njeri prej më të avancuarit në studimin e krijimtarisë së Shenjtorit Klimenti i Ohrid:

Emri i Shën Klimenti i Ohrid në të vërtetë bashkon – thekson profesoresha Velinova. – Tani kur pas aq vitesh u ktheva te kjo problematikë, pasi mbrojtja disertacionin, zbulova se kjo është një temë e përjetshme në shkencë, zbulova, se çdo brez studiuesish zbulon problemet e veta dhe i zgjidh në ndonjë mënyrë të shkëlqyeshme, gjë që e pasuron pamjen e tij, pasuron dituritë tona për këtë epokë, doemos atëherë kur studimet janë të bërë në mënyrë të ndërgjegjshme. Kam dëshirë t’i falënderoj Institutit Shkencor të Maqedonisë për mundësinë të përfshihem edhe në këtë varg studiuesish me librin tim i kushtuar Shenjtorit Kliment.

Botimi përbën librin e gjashtë nga vargu “Biblioteka e Vogël Maqedonase” të Shoqatës Bullgare të Fiseve nga Maqedonia.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD