Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pallati i Kulturës në qytetin Pernik shënon jubileun 60-vjeçar

БНР Новини
Foto: arkiv

Me mrekullinë arkitekturore Pallati i Kulturës në qytetin Pernik është një nga simbolet e këtij vendbanimi. Tashmë 60 vite me radhë për banorët e qytetit kjo është një vatër e kulturës, një vend, në të cilin komunikojnë me vlerat kulturore kombëtare dhe botërore, njihen me tradita të ndryshme. Shumë njerëz kaluan pragun e tij që të hyjnë në botën e muzikës, valleve, krijimtarisë artistike, artit të pikturimit. Të provokuar nga mundësia të zhvillojnë talentin e vet, njerëzit përfshihen në forma të ndryshme të mësimit profesional ose të amatorëve. Që këtu nis rruga profesionale e krijuesve bullgarë të cilët brenda viteve u njohën botërisht. Pallati është një skenë për muzikantë, poetë, shkrimtarë, piktorë, intelektualë.


Për të kaluarën dhe për të ardhmen e grupeve të shumta tregon drejtori i Pallatit të Kulturës Petjo Fetfov:

СнимкаPallati i Kulturës u inaugurua më 10 shkurt të vitit 1957. Godina është unike, por me origjinalitet më të madh dallohen grupet. Orkestra e Veglave Frymore u formua në vitin 1902 dhe është prestigjioze për institucionin tonë. Ajo përfshihet në të gjitha veprimtaritë që organizohen në qytet. Krahas kësaj ka dhënë koncerte në shumë vende evropiane. Vite me radhë dirigjent i saj ishte Hristo Tonev. Tani me orkestrën punon Trifon Trifonovi.

СнимкаKrenohemi edhe me Orkestrën e Dhomës “Orfej”, e cila pasuron jetën muzikore të qytetit. Ky grup u formua në vitin 1971 nga Rajço Hristovi. Orkestra ka dhënë koncerte si në vendin tonë, ashtu edhe në Gjermani, Holandë, Norvegji, Greqi...

СнимкаOrkestra e Muzikës Popullore përbëhet nga muzikantë profesional. Ajo u formua para 60 vitesh. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Graovska Mlladost” është mbajtës i shumë çmimeve: Diploma e Artë nga Portugalia, fleta të nderit nga festivale të ndryshme në Evropë. Krahas kësaj ai ka bërë turne në Evropë dhe në Amerikën Veriore. Grupet Folklorike të Pallatit shpesh japin koncerte para bullgarëve të cilët mbetën jashtë kufijve të Bullgarisë si rezultat i rindarjes së hartës politike të botës. Para afro një muaji dhamë një koncert para bashkatdhetarëve tanë në fshatin Zvonci, një vendbanim populluar me bullgarë, i cili mbeti jashtë kufijve të shtetit pas arritjes së Traktatit të Njojit nga viti 1920. Shpesh japim koncerte edhe në Republikën e Maqedonisë.

СнимкаNë grupet e Pallatin hyn edhe Kori i Dhomës “Ivan Topallov”. Ai u krijua në vitin 1987 dhe mban emrin e dirigjentit të tij të parë. Vjet ai realizoi një turne të suksesshme në Itali. Krahas kësaj kemi edhe një shkollë të arteve. Më se 100 fëmijë frekuentojnë shkollat muzikore të pianos, kitarës, violinës etj. Interesi është i madh, sepse Pallati organizon konkurs për ekzekutues të veglave klasike muzikore. Sivjet ai do të mbahet më 28, 29 dhe 30 prill. Çdo vit në të prezantohen ekzekutues të rinj nga mbarë vendi. Krahas kësaj vijnë miq edhe nga Maqedonia dhe Serbia fqinje. Vjet në të morën pjesë përfaqësues të Republikave Baltike.

СнимкаËshtë një traditë të organizojmë “Ditë Muzikore të Nëntorit”. Vjet veprimtaria u hap me një koncert të pianistes së njohur Iva Vëglenova. Ajo jeton në Paris, por mësimet e para të muzikës i mori në Pallatin tonë të Kulturës. Për përvjetorin e 60-të nga Londra mbërriti edhe këngëtarja xhaz Marinella Pashova, e cila gjithashtu është e lidhur me Pallatin. Këtu punonte këngëtarja e njohur popullore Guna Ivanova dhe njeri prej fizarmonicistëve më të mirë bullgar – Ivan Ivanov. Më 21 prill një koncert do të ketë Orkestra Frymore me këngëtaren operistike Elena Mehanxhijska.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD

“Sofia Film Fest” viziton sërish Varnën

Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga  22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një..

botuar më 24-03-22 6.55.PD