Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrugët mitologjike në botën e plastikës së vogël

БНР Новини
“Udhëheqësi”

Një ekspozitë interesante dhe plotë mesazhe mund të shihet në galerinë e kryeqytetit “Nuanca”. Autori i saj – doc. Kirill Mateev nga Akademia Kombëtare e Arteve Figurative e ka vënë titullin “...në rrugë”. Atje janë grumbulluar skulptura dhe piktura. Ai nënvizon se emri i ekspozitës është i rastit, megjithëse vetë ai e pëlqen shumë romanin e Keruakut me emrin e njëjtë. “Në rrugë” në fakt është një emër shumë i përshtatshëm, sepse shihet rruga e veprës që nga vetë fillimi deri në realizimin e saj përfundimtar plastik. Pranë çdo një vepre të skulpturës është aplikuar edhe projekti i saj grafik. Është interesante se piktura dhe plastika nuk janë identike për nga atmosfera dhe ndikimi dhe se çdo një prej tyre e ka “nuancën” e vet. Piktori shënon se ekspozita e tij është më tepër retrospektivë е asaj që e ka përjetuar autori në rrugën e tij krijuese. Gjatë viteve ka kaluar përmes temave dhe subjekteve të ndryshme. Mirëpo, ai shton me buzëqeshje se vepra e tij më e bukur është biri i tij:

“Joshja” dhe “Dyshimi”Mua gjithmonë më ka interesuar njeriu – shënon Kirill Mateev. – Ai ka qenë gjëja më e rëndësishme në veprat e mia. Mirëpo, nuk ka nevojë që trupi i njeriut të paraqitet në mënyrë absolutisht realiste, sepse shpirti është diçka më e thellë dhe shpeshherë kjo që ne e shohim si pamje të jashtme nuk i përgjigjet pamjes së brendshme. Kam bërë plastika më të ndryshme, si dhe gjëra më abstrakte, të cilët janë më pak. Thjeshtë atëherë kam ndier domosdoshmëri për t’i bërë dhe prandaj i kam bërë. Mirëpo, pak ose shumë, çdo një plastikë abstrakte e ka fillimin e vet te proporcionet dhe te gjerat, të cilët i inspiron figura e njeriut.

“Mëkatari” dhe “Zgjedhja”Veprat në ekspozitë janë me temë biblike, por ajo është më e ndryshme për shkak të interpretimit të autorit – interpretim personal dhe nganjëherë i çuditshëm. Kështu për shembull piktori është duke menduar mbi problemin e mëkatit të Judës. Ai e ka dorëzuar Jisu Krishtin por kjo tradhti është parashikuar, që të mund të vuajë Biri i Zotit që t’i shlyejë gabimet e njerëzimit.

“Kryqi” – plastikë dhe skicëCili është kuptimi i veprave të autorit?

Duke e paraqitur kryqin kam menduar se megjithë përpjekjet e një njeriu për t’i bashkuar njerëzit në një fe, kryqi ndoshta është një kufi, një mjedis kufitar për shoqëritë në botë. Kam menduar edhe për fenë në përgjithësi – me sa ajo i bashkon dhe i ndan njerëzit. Kam menduar edhe për dyshimin. Në qoftë se nuk dyshojmë nuk do të kuptojmë asgjë. Çfarë është e vërteta? Kam menduar edhe për vonimin, për rikthimin e vonshëm të djalit plëngprishës, nëse ky rikthim është shumë i vonuar apo jo. Unë personalisht e përjetova këtë, kur babai im vdiq. Dhe atëherë kuptova se sa gjëra nuk i kam thënë. Prandaj në një prej veprave të ekspozitës “Rikthimi” karrigia është e zbrazët, nuk e ka prindin.

“Rikthimi”Çfarë u thotë Kirill Mateevi studentëve të tij?

U them vazhdimisht se njeriu duhet të dëshirojë shumë një gjë, që ta arrijë dhe në qoftë se njeriu sakrifikon diçka në emrin e ëndrrave të tij, herët ose vonë kjo do t’i paguhet. Njeriu i cili e ka filluar rrugën e artistit, të piktorit, do të arrijë suksese, në qoftë se është këmbëngulës. Gjithmonë u citoj studentëve të mi një proverb kinez: kur njeriu e shndërron hobby-n e vet në profesion, nuk do të ketë asnjë ditë pune në jetën e tij.

“Largimi” – plastikë dhe skicëPse për artistin është me rëndësi që në veprën e tij të mos është thënë gjithçka? Sepse kjo është si në dashuri – thotë ai. Në qoftë se i themi një njeriu “të dua” do të jetë shumë e mërzitshme. Mirëpo, në qoftë se bëjmë ndonjë gjest, që ta kuptojë ai për ndjenjat tona, atëherë do të ishte më bukur. Ka dhe diçka tjetër – Kirill Mateev ëndërron për të krijuar një seri plastikash prej druri.

Do të shtojmë se veprat e tij janë të pranishme në galeritë e mëdha në vend, dhe në koleksionet private të një sërë vendesh.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD