Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë gazmore për Ditën e Ngjalljes së Llazarit, Ditën e Dafinave dhe Pashkët

| rinovuar më 17-04-18 12.07.MD
Foto: BGNES

Radio Bullgaria ju propozon çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që votojnë për këngën fituese zgjidhen me short tre veta, të cilat do të fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi është në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen çdo muaj. Këtë muaj kjo do të ndodhë pas Pashkëve.

Dita e Ngjalljes së Llazarit, Dita e Dafinave dhe Pashkët janë festa të rëndësishme pranverore në kalendarin e bullgarëve. Për çdo një prej tyre bullgarët i kanë traditat e veta.

Në Ditën e Ngjalljes së Llazarit kjo është e ashtuquajtura “llazaruvane” – kur vajzat e reja të quajtura “llazarki” këndojnë dhe vallëzojnë për shëndet dhe fat të mirë. Dita e Dafinave, ose Dita e Luleve është festa e luleve dhe pranverës. Njerëzit zbukurojnë shtëpitë e tyre me degëza dafine të bekuara në tempuj. Gjatë Pashkëve ngjyrosin vezë të kuqe dhe familja grumbullohet në tryezën e madhe, që të shënojë Ngjalljen e Shpëtimtarit.

Si gjithmonë, një prej elementeve kryesore të festës së bullgarit është muzika. Populli disponon këngë për çdo një moment të jetës, përfshi këtu dhe këngë për këto tri festa. Shembujt janë shumë dhe më të ndryshme.

Kënga “Llazarica” është në interpretim të Eva Kuartetit dhe është krijuar me motive të këngëve nga Pirini dhe të atyre kushtuar festës së Llazarit. Sa i përket kësaj kënge merita jo të vogla ka kompozitori dhe producenti francez Ektor Zazu, me të cilin gjatë vitit 2012 kuarteti lëshoi në tregun muzikor albumin “Arkata” ("Harku"), në të cilin është përfshirë edhe kënga “Llazarica”.

Arti i Eva Kuartetit korr suksese në skenat botërore tashmë më shumë se dhjetë vjet. Ato janë disa prej përfaqësuesve më të mëdha të artit bashkëkohor vokal. Muzikë filmore, projekte të ndryshme etno dhe bashkëpunim me muzikantë të shquar botërorë – kjo është pjesë e punës së këtyre këngëtareve të mrekullueshme që e përhapin famën e folklorit kolorit bullgar. Një kryevepër që u bë pjesë e repertorit të shumë koreve dhe formacioneve vokale është kënga “Të zëri gjymi, o Jagodo?” Ky është një tregim përrallor për jetën e përditshme të luleve dhe bimëve. Për herë të parë kënga u këndua nga Trioja me famë botërore "Bëllgarka" (“Bullgarja”), që ekziston që nga viti 1975 e këtej. Atje bëjnë pjesë këngëtaret Janka Rupkina, Eva Georgieva dhe Stojanka Boneva. Tri gratë kanë kënduar gjatë viteve të kaluara këngë të kompozuara nga kompozitorët e mëdhenj bullgarë dhe punojnë me muzikantë me famë botërore si Kejt Bush, Princ, Erik Kleptën, Xhorxh Harisën, Xhef Bek etj. Orkestrimi i këngës “Të zëri gjymi, o Jagodo?” është bërë nga kompozitori Petër Krumov, kurse në incizimin e trios që ruhet në fondin e Radios Kombëtare Bullgare i bie veglës muzikore gëdullka Mihaill Marinov.

Stefan Dragistinov është një prej novatorëve të kompozimit të muzikës korale. Formacioni i tij “Dragostin Folk” ka 11 kompakt disqe me mbi 700 minuta muzikë nga projekti i madh “Antologjia e folklorit muzikor bullgar”, “Ikonat prej tingujsh të Bullgarisë”, albumet muzikore “Rofinka”, “Sarakina”, “Gallunka”, “Muzika e Danubit”, “Përralla Dashurore”, “Ylli i Krishtlindjeve”, “Është kthyer mali”, “Millojka”, “Dasma e Diellit”, “Grozdanka”, “Shinka”. Grupi mund të lavdërohet me shumë çmime nga forume të ndryshme muzikore, me grumbullimin dhe paraqitjen e shembujve unikalë të folklorit bullgar. “Po vijnë Pashkët” është një këngë nga repertori i formacionit të tij “Dragostin Folk”, kurse orkestrimi është i vetë Stefan Dragostinovit.

“Pranvera e Javorit” ishte në krye të klasifikimit të dëgjuesve të Radio Bullgarisë muajin e kaluar.

Këtë herë shorti zgjodhi tre vetat, që do të marrin si dhuratë një disk me produktet e fundit të Radios Kombëtare Bullgare: Jan Umlauff (Gjermania), Radhakrishna Pillai (India) dhe Aleksandër Ustinoviç (Rusia).

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD