Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lepuri i bardhë, lepuri i kuq” – spektakli i veprimit spontan

БНР Новини

Si ju tingëllon të luhet një shfaqje pa regjisor dhe prova? Në qoftë se mendoni se është e pamundur – ju gaboni. Do tu tregojmë për mono-spektaklin “Lepuri i bardh, lepuri i kuq” në të cilin jo vetëm publiku, por bile dhe aktori nuk ka një mendim dhe përfytyrim se çfarë do të rastis. E vetmja të cilën e tregojnë producentët Eva Ruseva dhe Monika Kovaçeva është se në shfaqje nuk ka improvizim dhe aktori dhe publiku janë të drejtuar vetëm nga teksti. Ata duhet ta ndërmarrin të gjithë këtë si një aventurë. Sa i përket titullit. Eva është kategorike se, që të mund të marrim vesh kuptimin e tij, duhet të vizitojmë shfaqjen, por në përgjithësi bëhet fjalë për sjelljen tonë në shoqëri dhe se cili është kufiri i kompromiseve, të cilat i bëjmë, që të jemi një pjesë prej tij.

Aktori del në skenë pa ditur asgjë për shfaqjen, ashtu siç nuk di dhe publiku – tregon Monika. – Në këtë mënyrë ata mund të përjetojnë një lidhje shumë speciale dhe aventurë. Midis aktorit dhe publikut krijohet një lidhje e jashtëzakonshme, sepse çdo gjë drejtohet nga autori. Ai e shkruan në këtë format, sepse ditë më ditë nuk i ngjajnë njëra-tjetrës. Ne nuk mund të përsërisim as ditën e sotme, as të djeshmen, as të nesërmen. Kjo nuk është thjesht një shfaqje, por më tepër një eksperiment social, një lexim letrar.”

Ideja për shfaqjen niset nga Irani. Autori i saj është Nasim Sjulejmanpur dhe është iranian, i cili nuk ka të drejtë të ikë nga atdheu i tij, me qenë se i kanë marrë pasaportën. E shkruan që të mund të udhëtojë në vend të tij.

Monika dhe Eva janë studente në Britaninë e Madhe. Që prej rreth një viti jetojnë dhe studijojnë në Londër. Thonë se, kanë vendosur të mësojnë aty, sepse duan të grumbullojnë përvojë. Pas kësaj shpresojnë të kthehen tek ne dhe këtu të aplikojnë të mësuarën në zhvillimin e teatrit, kinemasë, por dhe të arteve të tjera.

Spektakli “Lepuri i bardhë, lepuri i kuq” do të luhet dy herë gjatë këtij muaji me dy aktorë të ndryshëm – Leonid Jovçev dhe Hristo Petkov. Mikpritës janë “Teatri i Ri i Pallatit Popullor të Kulturës” dhe punishtja teatrale “Sfumato”. Por gjatë muajit qershor, vajzat planifikojnë akoma 10 shfaqje. Aktorët në rolin kryesor gjithmonë do të jenë të ndryshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD