Java e Madhe e Shenjtë dhe e Premtja e Madhe

Foto: BGNES

Ditët e fundit përpara Pashkës i lidhim më tepër me vuajtjet e Jesu Krishtit, i cili merr përsipër mëkatet e të gjithë fisit njerëzor dhe vullnetarisht e flijon veten, që të na afroi përsëri drejt Perëndisë Atë. Pika kulmore e këtyre vuajtjeve është e Premtja e Madhe. I shenjtëruar nga mundimet e tij, kryqi nga një mjet i turpshëm për një vdekje torturuese kthehet në një simbol i Shpëtimit.

Gjatë këtyre ditëve, Kisha iu drejton apel besimtarëve të bëhen të ndërgjegjshëm ndaj vuajtjeve të Shpëtimtarit, të përjetojnë të gjithë atë, të cilën Biri i Zotit e ka duruar për Njerëzimin. Ungjijtë e Apostujve, të cilat lexohen në shërbesat fetare na ndihmojnë të përjetojmë këto ngjarje të tmerrshme dhe të përmbushura me një simbolikë të madhe. Jesu Krishti është fytyra e dytë e Treshes së Shenjtë, i cili vjen në tokë vetëm dhe vetëm i drejtuar nga dashuria ndaj fisit njerëzor. E Premtja e Madhe bie në ditën e gjashtë të javës biblike, kjo është dita, në të cilën Adami e zgjat dorën drejt pemës për njohjen e “së mirës” dhe “së keqes” pavarësisht nga rekomandimet e Zotit Atë. Për shkak të kësaj Krishti duron vuajtje në ditën e gjashtë nga java, që të mund të rehabilitojë Adamin e parë. Prandaj Kisha e quan Adamin e dytë.

Të gjitha këto vuajtje Shpëtimtari i duron në emër të Dashurisë – virtyt dhe vulë dalluese e krishterimit. “Me këtë do t’i njohin njerëzit, se jeni nxënësit e mi, në qoftë se keni dashuri midis jush” – thotë Krishti. Vet ai na jep shembull për dashuri, bile dhe ndaj armiqve të vet dhe ndaj atyre, të cilët e kryqëzojnë. Ai lutet deri në frymën e tij të fundit “O Zot, mos e marrë në konsideratë këtë mëkat”.

Thelbi i Madh dhe shpëtimtar i mësimit të Krishterë është Falja. Çfarëdo qoftë mëkatesh të ketë kryer njeriu, pas një pendimi të sinqertë dhe të thellë Zoti është i gatshëm ta falë mëkatarin. Një shembull i tillë është hajduti i gozhduar afër Shpëtimtarit. Pasi dëgjon rrëfimin e tij të sinqertë, Krishti e merr me vete në Parajsë.

Sipas traditave të krishtere dita, në të cilën Krishti është kryqëzuar, e Premtja e Madhe respektohet me një kreshmë të plotë deri në momentin e funeralit dhe nuk hahet asgjë. Njerëzve të moshuar, të sëmurë u lejohet të hanë vetëm bukë dhe të pinë ujë. Kjo është dita për një pendim dhe përkushtim ndaj viktimës nga ana e Shpëtimtarit. Njerëzit e vërtetë besimtar nuk mendohen mbi ushqimin, por mbi kuptimin e vuajtjeve të Krishtit në kryq dhe të vdekjes së Tij.

Në fund të Javës së Madhe që të gjithë ata të cilët kanë mbajtur kreshmë, rrëfehen dhe marrin kungim. Si gjatë gjithë kohës së kreshmëve, ashtu dhe në ditët përpara Ringjalljes të krishterët, të cilët duan të spastrohen i drejtojnë një vëmendje të veçantë pastërtisë së mendimeve, ndjenjave, qëllimeve të veta dhe për më tepër veprimtarive të veta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët i markojnë në hartë vendet dhe personalitetet heroike në Bullgari

Harta “Gjurmët e kohës heroike”, e cila i markon 100 vendet e kujtesës historike, që ndodhen në territorin e tërë vendit, u paraqit në Muzeun Regjional Historik në Ruse. Harta është pjesë e projektit dyvjeçar “Gjurmët e kohës heroike”, mbi të cilën..

botuar më 18-04-22 11.35.PD

93 vjet nga atentati në kishën “Shën Nedelja” – atentati më i përgjakshëm terrorist në historinë bullgare

Më 16 prill të vitit 1925 u krye atentati më i përgjakshëm terrorist në historinë tonë – atentati në Katedralen “Shën Nedelja” në Sofje. Organizator ishte krahu ultra i majtë i Partisë Komuniste Bullgare, e cila pas vitit 1923 u ndalua me vendim..

botuar më 18-04-16 2.37.MD

E Diela e Apostullit Thoma

Të dielën e parë pas Pashkëve ia japim respektin tonë Apostullit Thoma – një prej 12 nxënësve të Krishtit. Pas ngjalljes Zoti iu shfaq apostujve. Thomai, i cili atë ditë nuk ishte me ta, nuk besoi që Zoti u ngjall vërtet. “Po s’ pashë plagët e..

botuar më 18-04-15 9.05.PD