Pritjet për një qeveri të re u transferuan drejt fillimit të muajit maj

Megjithë pritjet e liderit të GERB-it Bojko Borisov për formimin e qeverisë deri në fund të prillit, ajo do të bëhet fakt në fillim të majit, pasi që partnerët e ardhshëm të koalicionit duhet të caktojnë ende shumë çështje.
Foto: BGNES

Kuvendi i porsazgjedhur i 44 Popullor i Bullgarisë thirret në mbledhjen e parë nesër më 19 prill. Pas konstituimit të organit legjislativ, detyra e tij bazë do të jetë të miratojë qeverinë e re të vendit. Gjatë kohës së Festave të Pashkës, nga partia GERB, e cila bisedon me koalicionin nacionalist “Patriotë të Bashkuar” për krijimin e një qeverie të koalicionit prognozuan se, kabineti mbase do të formohet gjatë ditëve të para të muajit të ardhshëm, pas datës 4 maj. Deri vonë, lideri i partisë GERB Bojko Borisov lejonte mundësinë se, do të ketë një qeveri të re deri në fund të prillit. Shtyrja e pritjeve me një javë më vonë nënkupton se për formimin e kabinetit mbetet të kryhen akoma mjaft gjëra.

Programi i qeverisjes, të cilin negociatorët e nënshkruan gjatë javës së kaluar, duhet të zgjerohet nga 21 faqet e tanishme deri në 200. Nuk bëhet fjalë për bisedime të reja, por për saktësimin e detajeve, mirëpo edhe ato kërkojnë përpjekje të shumta. Vetë programi i qeverisjes nuk ka asnjë vlerë pa lidhjen e marrëveshjes së koalicionit, e cila me këmbënguljen e partisë GERB do të jetë për një mandat të plotë prej 4 vjetëve. Bisedimet për një marrëveshje të tillë duhet të fillojnë gjatë kësaj jave dhe pritjet janë që të përfundojnë shumë shpejt. Përsëri me një këmbëngulje nga ana e partisë GERB, dokumenti duhet të firmoset nga lideri i saj Bojko Borisov dhe nga liderët e të tri formacioneve të tjera, të cilat formojnë koalicionin Patriotë të Bashkuar – Valeri Simeonov (Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë), Volen Siderov (“Ataka”) dhe Krasimir Karakaçanov (VMRO). Këmbëngulja e partisë GERB nuk është fare formale, por i nënshtruar idesë t’u shmangen situatave , të cilat kanë shënuar negativisht qeverisjen e mëparshëm të koalicionit, gjatë të cilës jo të gjitha pjesët përbërëse të Bllokut Reformator i përmbaheshin marrëveshjes së koalicionit dhe në momente të caktuara vepruan dhe si opozitë. Nga ana tjetër, me këmbëngulje të Patriotëve të Bashkuar, në marrëveshjen e koalicionit do të duhet të shkruhet si shtesë se, mbi të gjitha temat e rëndësishme të qeverisjes, çdo javë do të mblidhet këshilli drejtues i koalicionit. Natyrisht, në këtë mënyrë nacionalistët duan të mbrohen nga vendimet e njëanshme të partnerit të vet më të madh të koalicionit.

Shpërndarja e posteve ministrore dhe të zëvendëskryeministrave do të përcaktohet me hollësi në marrëveshjen e koalicionit dhe ndaj momenti të tanishëm është e qartë vetëm se, kryeministri i kabinetit do të jetë lideri i partisë GERB Bojko Borisov.

Sipas pjesës më të madhe të vëzhguesve, marrëveshjet bazë për krijimin e kabinetit “Borisov 3” tanimë janë të arritura me programin e firmosur për qeverisje dhe që këtu e tutje nuk mund të priten befasi të rëndësishme. Nuk ka edhe shenja se mund të zbatohen dhe problemet e parashikuara të partisë GERB në Evropë për shkak të koalicionit të saj me formacionet nacionaliste. Në pushtetin ekzekutiv në Bullgari përsëri do të dominojë një parti e djathtë konservative e njohur shumë mirë në Evropë, por e bashkuar kësaj radhe me një partner të koalicionit, i cili nuk është nga Partia Popullore Evropiane.

Ndryshimi i fundit nuk është përcaktues për suksesin ose mossuksesin e qeverisjes, sepse siç u pa gjatë kabinetit të mëparshëm të Borisovit, fakti se, që të dy partnerët e koalicionit i përkisnin familjes së Partisë Popullore Evropiane, nuk evitoi dështimin e tyre.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

print Printo
Më shumë nga rubrika
Në një takim trepalësh në Bruksel midis Kryeministrave të Bullgarisë – Bojko Borisov, të Estonisë – Juri Ratas dhe të Austrisë – Kristian Kern, u miratua zyrtarisht programi i prioriteteve të BE-së për 18 muajt e ardhshëm.

Përgatitja e kryesisë bullgare të BE-së po avancon

Vetëm pas disa ditësh – më 1 korrik të këtij viti, Estonia merr kryesinë e BE-së sipas parimit të rotacionit për 6 muaj. Nga data 1 janar i vitit 2018 me këtë përgjegjësi do të jetë ngarkuar Bullgaria, ndërsa në mesin e vitit të ardhshëm në krye të..

botuar më 17-06-26 2.03.MD
Kryeministrat Borisov dhe Zaev para monumentit të mbretit Samuil në Sofje.

Pas ngrohjes së marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë po presim hapa konkretë pozitivë

Pak pas vizitës së vet në Bruksel kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev erdhi në Sofje. Këto dy vizitat e tij mysafiri i cilësoi si historike dhe të nënshtruara objektivave të Maqedonisë për të marrë përkrahje dhe ndihmë për anëtarësi në BE dhe në NATO...

botuar më 17-06-21 3.56.MD

Ndihma e Sofjes për “normalizimin” e marrëdhënieve midis BE-së dhe Turqisë – një mision i vështirë!

Në një takim në Berlin me kancelaren federale Angella Merkell, javën e kaluar, kryeministri Bojko Borisov premtoi të bëjë provë për “normalizimin” e marrëdhënieve të BE-së me Turqinë duke shfrytëzuar lidhjet e mira me pushtetarët e këtij vendi. Dje zoti..

botuar më 17-06-14 3.33.MD