Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Opozita turke është për anulimin e referendumit

СнимкаPartia Popullore Republikane, që është partia kryesore opozitare në Turqi, paraqiti para Komisionit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë kërkesë për anulimin e rezultateve të referendumit për ndryshime kushtetuese, i cili siguron të drejta më të mëdha për Presidentin Rexhep Erdogan. Shkaku për kërkesën janë shkeljet e shumta të legjislacionit zgjedhor gjatë votimit. Komisioni hodhi poshtë kërkesën. Në zgjedhjet ditën e diel me një përparësi të vogël prej 51.41 për qind, zgjedhësit përkrahën propozimin e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet dhe të Presidentit Rexhep Erdogan për t’u aplikuar ndryshime kushtetuese, sipas të cilave shteti duhet të kalojë drejt formës presidenciale të udhëheqjes. Të dërguarit e OSBE-së, të cilët e vëzhguan referendumin, bënë të ditur se zhvillimi i tij nuk u përgjigjet standardeve të Këshillit të Evropës, kurse fushata para votimit është zhvilluar “në kushte të pabarabarta.” Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i quajti “të papranueshme” komentet e misionit të OSBE-së.

Zbuluan një grup serb për trafikim migrantësh nga Bullgaria

СнимкаNë Serbi u zbulua një grup kriminal, i cili merret me trafikim njerëzish nga Bullgaria në territorin e vendit. Ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviç bëri të ditur se Shërbimi për luftimin e kriminalitetit të organizuar ka arrestuar personat, të cilët për 250 euro për njeri, kanë transferuar nga Bullgaria deri në Beograd të Serbisë migrantë ilegalë. Nga kryeqyteti serb migrantët i kanë transportuar në territorin e BE-së. Stefanoviç saktësoi se forcat e rendit publik kanë arrestuar 8 veta, por akoma dy persona nga grupi kriminal ende nuk janë kapur.

Në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

СнимкаZëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç deklaroi me rastin e një deklarate të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për bashkimin e mundshëm me Kosovën, se në Ballkanin Perëndimor “me rëndësi më të madhe është mirëmbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, kurse bashkëpunimi mes vendeve duhet të jetë i barabartë”. “Regjioni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane. Që ta arrijmë këtë qëllim ne bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë në regjion dhe nuk heqim dorë nga parimet e pajtimit dhe bashkëpunimi regjional”, shtoi zëdhënësja.

Rumania rriti eksportin e armës

СнимкаEksporti rumun i armës është rritur në vitin 2016 me 15 për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe ka arritur nivelin e tij më të lartë që nga përpara dhjetë vitesh – rreth 180 mln euro, bëri të ditur gazeta vendase “Gandul”. SHBA-ja mbetet klienti më i madh, pasi 40 për qind e eksportit të përgjithshëm rumun me vlerë 67.3 mln euro është destinuar për Amerikën. Bullgaria ka qenë klienti i dytë më i rëndësishëm vitin e kaluar për armën rumune. Vendi ka realizuar eksport për 19.7 mln euro. Rumania ka eksportuar gjithashtu armë për 19.4 mln euro për Arabinë Saudite, për 15.26 mln euro për Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe për 14.9 mln euro për Izraelin.

FMN-ja: Greqia ka nevojë për ristrukturim të borxhit

СнимкаNë qoftë se Greqia nuk e ristrukturon borxhin e saj, Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk do ta përkrahë financiarisht. Këtë e deklaroi drejtoresha e fondit Kristin Lagard. “Në qoftë se Greqia nuk mund t’i zgjidhë problemet e saj financiare sipas kritereve të FMN-së, atëherë FMN-ja nuk do të marrë pjesë në këtë program”, tha ajo në një intervistë për gazetat kryesore evropiane. FMN-ja bëri të ditur gjithashtu se ka nevojë që vendi të vazhdojë në rrugën e reformave. Greqia ka nevojë për një këst të ri prej pakos ndërkombëtare me ndihmë financiare, i cili kap shumën e përgjithshme 86 mlrd euro, që t’i paguajë borxhet e saj gjatë muajit korrik.

Në Beograd u arrestua një investitor rumun

Foto: hotnews.roNë Beograd u arrestua investitori rumun Sebastian Gica, i cili fshihet nga organet rumune të rendit publik. Gica u zhduk më 21 dhjetor, pasi i shkeli kushtet e kontrollit nga ana e organeve të rendit publik. Procedura e dërgimit të Gicës në atdheun e tij, i cili është ish deputet në Parlamenti rumun, do të vazhdojë rreth një muaj. Kundër Gicës ka procedura hetimi për disa raste. Drejtoria kombëtare për luftimin e korrupsionit e ka akuzuar për përdorim informacioni sekret, dhënie ryshfeti, blerje ndikimi dhe mashtrim.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD