Çfarë tregojnë deklaratat e para në Legjislaturën e 44-të?

Foto: BGNES

Seanca e parë e Legjislaturës së 44-të, e cila u zhvillua më 19 prill, ishte jashtëzakonisht e shkurtër dhe pa befasi. Pohim për këtë është fakti se sot në shtyp ajo komentohet jo shumë gjerësisht. Nuk komentohet edhe kjo se Presidenti Rumen Radev nuk mbajti fjalim në Kuvend (diçka që bëhet zakonisht nga kreu i shtetit). Lideri i partisë së parë GERB Bojko Borisov nuk doli në tribunë dhe bile kjo nuk bëri një përshtypje të madhe. Duke mos pasur parasysh këto detaje të vogla, duhet thënë, se deklaratat e forcave politike në seancën e parë treguan disa tendenca.

Pavarësisht nga dallimet e tyre të shumta, të gjitha partitë janë dakord me këtë se Legjislatura e 44-të fillon punë në një moment tepër të ndërlikuar nga pikëpamja e politikës së jashtme dhe ka nevojë për punë të përbashkët për përgatitjen e kryesisë së ardhshme bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian gjatë gjashtë muajve të para të vitit 2018. Theksat u vendosën edhe mbi disa çështje të rëndësishme si rritja e pensioneve, domosdoshmëria për ndryshime në sferën e shëndetësisë dhe arsimit.

GERB pohoi se ka ndër mend që këtë herë të qeverisë shtetin gjatë tërë mandatit katër vjeçar. Zëvendëskryetari i partisë Cvetan Cvetanov tha se nuk do të lejohen veprime, të lidhura me forma të ndryshme të nacionalizmit të skajshëm. GERB dhe partneri i saj i ardhshëm koalicioni nga formacioni i “Patriotëve të Bashkuar” pohuan angazhimet e tyre për formimin e një qeverie të re, mirëpo e bënë këtë në një mënyrë skematike. Ndoshta kjo do të thotë se akoma nuk është arritur mirëkuptim të plotë. Bashkëkryetari i koalicionit të “Patriotëve të Bashkuar Valeri Simeonov nënvizoi se një nga prioritetet është deportimi i menjëhershëm i njerëzve që nuk kanë të drejtën të qëndrojnë tek ne dhe mospranimi i refugjatëve në shtet. Kjo temë nuk ishte prekur nga Cvetan Cvetanov. Simeonovi pohoi dhe pozitën e “patriotëve” kundër implementimit të sistemit mazhoritar zgjedhor në Bullgari – kjo tregon se për këtë çështje ka një mospërputhje të plotë mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar.

Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova tha, se koalicioni i majtë “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” do të jetë një alternativë dhe opozitë e GERB-it, por tha gjithashtu, se do të përkrahë zhvillimin e suksesshëm të kryesisë sonë të Këshillit të Bashkimit Evropian vitin e ardhshëm. Kjo në mënyrë të tërthortë tregon, se deri në mesin e 2018-ës e majta nuk do të punojë për rrëzimin e qeverisë.

Lideri i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Mustafa Karadajë bëri thirrje që Bullgaria të ndahet me trashëgiminë e saj të rëndë të ndarjes dhe urrejtjes dhe të drejtohet tek krijimi i një shumice në bazë të vlerave të përbashkëta. Kështu ai dha që të kuptohet se Lëvizja është gati të punojë bashkë me qeverinë e re. Njëkohësisht Karadajë shpalli se kategorikisht është kundër ndryshimeve të legjislacionit zgjedhor të lidhura me imponimin e parimeve mazhoritare.

Lideri i partisë më të vogël “Volja” Veselin Mareshki i uroi qeverisjes së re që të jetë më efektive sesa ishin deritanishmet dhe kështu gjithashtu tregoj se është gati të përkrahë shumicën parlamentare.

Në fund mund të themi se fjalimet nga tribuna e Parlamentit në seancën e parë treguan se të paktën një vit e gjysmë Bullgaria do të ketë një qeveri të së qendrës së djathtë, të mbështetur nga përkrahje jo të qëndrueshme parlamentare. Për cilat çështje do të bashkëpunojnë forcat parlamentare dhe çfarë do të jetë çmimi i këtij bashkëpunimi do të kuptojmë pas aprovimit të qeverisë së koalicionit nga Kuvendi. Një mandat për formimin e kësaj qeverie Presidenti Rumen Radev do t’i dorëzojë liderit të partisë GERB Bojko Borisov javën e ardhshme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

print Printo
Më shumë nga rubrika
Në një takim trepalësh në Bruksel midis Kryeministrave të Bullgarisë – Bojko Borisov, të Estonisë – Juri Ratas dhe të Austrisë – Kristian Kern, u miratua zyrtarisht programi i prioriteteve të BE-së për 18 muajt e ardhshëm.

Përgatitja e kryesisë bullgare të BE-së po avancon

Vetëm pas disa ditësh – më 1 korrik të këtij viti, Estonia merr kryesinë e BE-së sipas parimit të rotacionit për 6 muaj. Nga data 1 janar i vitit 2018 me këtë përgjegjësi do të jetë ngarkuar Bullgaria, ndërsa në mesin e vitit të ardhshëm në krye të..

botuar më 17-06-26 2.03.MD
Kryeministrat Borisov dhe Zaev para monumentit të mbretit Samuil në Sofje.

Pas ngrohjes së marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë po presim hapa konkretë pozitivë

Pak pas vizitës së vet në Bruksel kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev erdhi në Sofje. Këto dy vizitat e tij mysafiri i cilësoi si historike dhe të nënshtruara objektivave të Maqedonisë për të marrë përkrahje dhe ndihmë për anëtarësi në BE dhe në NATO...

botuar më 17-06-21 3.56.MD

Ndihma e Sofjes për “normalizimin” e marrëdhënieve midis BE-së dhe Turqisë – një mision i vështirë!

Në një takim në Berlin me kancelaren federale Angella Merkell, javën e kaluar, kryeministri Bojko Borisov premtoi të bëjë provë për “normalizimin” e marrëdhënieve të BE-së me Turqinë duke shfrytëzuar lidhjet e mira me pushtetarët e këtij vendi. Dje zoti..

botuar më 17-06-14 3.33.MD