Uraniumi në ujin e pijshëm në Velingrad është mbi normën e lejuar

Foto: Radioja Kombëtare Bullgare

Uraniumi në ujin e pijshëm në Velingrad dhe në fshatrat përreth tij është dy herë mbi normat e lejuara, bëri të ditur Inspektorati regjional i Shëndetësisë. Burimet, për të cilat është konstatuar rritje mbi normën e lejuar, tashmë janë përjashtuar nga sistemi ujësjellës i qytetit dhe uji sigurohet nga një burim alternativ – stacion pompe. Njerëzve në fshatrat e afërta u është drejtuar rekomandim që të mos pinë ujë dhe ta përdorin vetëm për nevoja shtëpiake. Para një dite Prokuroria Administrative Supreme dha urdhër që Kryeinspektori i Shtetit ta kontrollojë cilësinë e ujit të pijshëm në mbarë vendin.

print Printo
Më shumë nga rubrika

Pothuajse 2/3 prej bullgarëve mbrojnë votimin e bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit

Afro dy të tretat e bullgarëve mendojnë, se bashkatdhetarët tanë, pasi vajtën të jetojnë jashtë shtetit sipas shkaqeve ekonomie, e kanë të drejtën të votojnë për institucione bullgare, sepse investojnë para në vend. Këtë qëndrim e mbrojnë 63.9 për qind..

botuar më 17-04-27 5.08.MD

Po ulet numri i krimeve të regjistruara në Sofje, njoftojnë nga Drejtoria e Kryeqytetit e Punëve të Brendshme

Evidentojmë një ulje të krimeve të regjistruara në kryeqytet për vitin e kaluar. Në mënyrë të konsiderueshme është i ulur numri i krimeve të lidhura me vjedhjen e veturave. Këtë e njoftoi para gazetarëve shefi i Drejtorisë Kryeqytetase të Punëve të..

botuar më 17-04-27 4.32.MD

Deputetët tani për tani nuk do të ngrijnë rrogat

Deputetët, tani për tani, nuk do të ngrijnë rrogat e tyre. Kjo u bë e qartë pas votimit të rregullores së re për punë të Kuvendit Popullor, miratuar sot në sallën plenare. U hodh poshtë propozimi i Partisë Socialiste Bullgare, që gjatë tërë mandatit të..

botuar më 17-04-27 4.16.MD