Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Nga Amadeusi – personalisht” – koncert i Ansamblit të dhomës “Silueta”

Foto: silhouettes-ensemble.com

Në botën e sotme dinamike ne kërkojmë forma të reja të komunikimit me publikun, pasurojmë idetë tona, gjejmë rrugë interesante për unitet me artet e tjera – tregon violonçelistja e re Gabriela Kallojanova. Ajo është pjesë nga Ansambli i dhomës “Silueta”, i përbërë prej muzikantëve të rinj, ish studentë nga klasa e muzikës së dhomës të profesorit Vencesllav Nikollov. “Kontraste” është projekti debutues i ansamblit, i prezantuar gjatë vitit 2014, me përkrahjen e fondit Kombëtar “Kulturë” pranë Ministrisë së kulturës. Përpara kësaj – gjatë vitit 2012 dhe 2013, instrumentistët e rinj janë bursistë në Akademinë ndërkombëtare verore Vjenë-Pragë-Budapest (ISA), ku punojnë nën drejtimin e pedagogëve të shquar. Gjatë vitit 2013 fitojnë dhe dekoratën e posaçme të ISA-së.

Në fakt, kjo akademi ve një fillim të ri të ansamblit tanimë ekzistues të studentëve.

Fituam bursën eAkademisë ndërkombëtare verore në Austri dhe duhej të zgjidhnim emër, kjo qe një kërkesë – tregon Gabriela. – Kështu u ndalëm mbi “Silueta” – në bazë të emërtimit të një krijimi të profesorit Vasill Kazanxhiev. Përpara kësaj, akoma si studentë, vumë themelet e ansamblit. Tanimë pesë vjet realizojmë bashkërisht projekte të ndryshme. Cikli prej tir koncerteve, të cilat i prezantojmë, i menduam bashkërisht me ekipin e “Siti Mark Art Centër”. I pari qe një projekt i përbashkët – “Silueta” dhe profesori Nikollov. Bashkë zgjodhëm krijime të dashura për publikun, të cilat zakonisht interpretohen disa herë pas duartrokitjeve. Kështu dhe e titulluam programin – “Pas duartrokitjeve”. Përpara nesh qëndron koncerti i dytë – “Nga Amedeusi – personalisht", për të cilin do të na tregojë violinistja jonë Kalina Miteva. Le të them dhe emrat e dy kolegëve të tjerë nga “Siluetat” – Lilija Zhekova – piano dhe Kristian Kallojanov – klarinetë.

Grupi instrumental i “Siluetave” është i pazakonshëm dhe kjo e kufizon repertorin tonë. Kristian është njeriu i cili bën adaptime për ansamblin. Gjatë muajit maj është koncerti i tretë nga vargu, në të cilin mësuesi tonë profesori Nikollov do të ekzekutojë pjesë nga suitat Solo nga Johan Sebastian Bah për violonçel. Vetë publiku do të ketë mundësi “Të porosisë” paraprakisht ose në vend se cilët pjesë do që të dëgjojë. Profesori Nikollov ka bërë koncerte të tilla në Itali, ku ka pasur dhe një interes të madh.

Për koncertin “Nga Amadeusi-personalisht” i cili do të jetë më 22 prill, tregon Kalina Miteva:

E zgjodhëm titullin “Nga Amadeusi – personalisht” me qenë se mundoheshim të tregojmë personalitetin e Mocartit. Që të gjithë e njohin muzikën e këtij gjeniu. Por pamjet e ndërtuara në përfytyrimet tona jo gjithmonë janë të vërteta, kurse në letrat e tij përmbahet e vërteta për të, sipas nesh. Kemi zgjedhur letra të tij, të cilat ai i ka shkruar deri tek babai i tij, deri tek motra dhe bashkëshortja e tij gjatë viteve të ndryshme. Ato pasqyrojnë etapat e ndryshme nga jeta e tij. Publiku do të mund të dëgjojë humorin e tij – jo vetëm në muzikë, por dhe në talljet e tij në letrat drejtuar motrës dhe babait. Letrat i lexon Petromill Denov, një aktor shumë i talentuar, i cili punon në teatrin e kukullave, dhe studion për regjisorë. Ne do të interpretojmë dy kuartete për piano dhe tri “Noktjurno” – këto janë pjesë, këngë të aranzhuar për ansambël. Nga ana jonë qe një vendim i guximshëm të përfshijmë në repertorin tonë kuartete për piano, me qenë se në përbërjen klasike ka violë, kurse tek ne klarinetë. Idenë për këto krijime na e dha Hato Bearle – violinist në “Allban Berg kuartet”: Mendoj se formohet një gjë shumë e bukur. Do të doja të lexojë dhe një pjesë nga letra e Mocartit: “Më i lumtur jam atëherë kur kompozoj, ky është gëzimi im i vetëm dhe pasioni im. Nuk mund të shkruaj një poemë, nuk jam poet, që të disponoj me frazat e mia në mënyrë kaq artistike, që të mund të transmetojnë sa hije, kaq dhe dritë. Nuk jam piktor, ashtu siç nuk mundem të shprehem përmes gjesteve dhe pantomimës, nuk jam valltar. Por, mund ta shpreh veten në sajë të tingujve, unë jam muzikant.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD