Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Alpinizmi bullgar – që nga fillimi e këtej

Alpinizmi ka lindur në plan botëror që para 230 vitesh. Klubi i parë Alpin u themelua në Londër në vitin 1857, ndërsa ai bullgar – disa dekada më vonë. Megjithëse është mjaftë më i ri, alpinizmi bullgar e ka vendin e vet të denjë, sipas doc. Sandju Beshev, i cili tashmë 50 vjet studion historinë dhe zhvillimin e alpinizmit. Ai është nga ajo plejadë e alpinistëve bullgarë, të cilët e hapën rrugën para bullgarëve deri në majat Everest, K2 dhe shumë të tjera. Ndër doajenët, të cilët kanë meritë për këtë, janë Konstantin Savaxhiev, i cili në vitin 1938 u ngjit në Maljovica (2731) në murin e pjerrët verior, Georgi Atanasov – Xhixhi – profesori i vetëm i alpinizmit te ne, Avram Avramov – udhëheqësi i ekspeditës Everest 84, në kuadrin e së cilës Hristo Prodanovi u bë bullgari i parë që e ka ngjitur majën.

Për lëvizjen alpine në Bullgari na tregoi doc. Bashev:

Në fillim të vitit 1895 studenti bullgar Parashkev Stojanov, biri i Ivanço Stojanovit, njeriu, i cili bleu biletat e çetës së Hristo Botevit për anijen “Radecki”, u ngjit në majën Gran Komben (1438) në Alpe. Kjo tërhoqi vëmendjen e vetë Aleko Konstantinovit, i cili e përshëndeti personalisht. Pikërisht kjo ngjitje është ditëlindja e alpinizmit bullgar. Në vitin 1929 ai botoi udhëzuesin e parë të plotë praktik të turizmit, ku i kushton një vëmendje të veçantë alpinizmit – përfshi këtu teorinë, praktikën dhe pajisjet alpiniste. Aleksandër Bellkovski, i cili tashmë nuk është ndër të gjallët, doajen i respektuar i alpinizmit bullgar ka bërë studime në Grenoble dhe ka qenë udhëzues malor, gjë që e ka ndihmuar në pushtimin e 30 majave. Një student tjetër, Ljuben Tellçarov, më vonë profesor i mjekësisë, u ngjit në shumë maja në Alpe. Miqtë dhe bashkëstudentët e tij, merreshin me alpinizëm edhe në Bullgari, por ata nuk kishin organizatë të vet. Ajo u themelua në saje të Stefan Popovit, i cili nuk ishte alpinist i shquar, por ishte një organizator i shkëlqyeshëm. Shumë vite me radhë nuk respektohej merita e tij për zhvillimin e alpinizmit bullgar dhe për themelimin e klubit. Më 19 nëntor 1929 u miratua Rregullorja dhe u themelua Klubi Malor Bullgar. Ai ende nuk quhej Klub Alpin, sepse themeluesit e konsideronin veten ngjitës malor. Më vonë, në vitin 1934, mbledhja e përgjithshme mori vendim që klubi të quhet Klub Alpin. Disa muaj pas kësaj Lidhja Ndërkombëtare e Asociacioneve Alpine e ftoi Klubin Alpin Bullgar për t’u bërë anëtar i saj. Në Kongresin e dytë, më 2 nëntor 1935, në Barcelonë Klubi Alpin Bullgar u aderua si anëtar i rregullt.

Federata Bullgare e Ngjitjes dhe Alpinizmit është anëtare e disa federatave ndërkombëtare – e ngjitjes dhe alpinizmit nga viti 1935, e ngjitjes sportive nga viti 2007 dhe e ski-alpinizmit nga viti 2008. Çfarë i sjellin asaj këto anëtarësi?

Në qoftë se nuk jemi anëtarë të Lidhjes Alpine Ndërkombëtare, do të kemi vështirësi të mëdha, po të duam të zhvillojmë një ekspeditë në Himalajë. Ministria e Turizmit në Nepal kërkon një dokument të veçantë, i cili vërteton se jemi anëtarë të Lidhjes Alpine Ndërkombëtare, vetëm atëherë mund të ngjitemi në ndonjë majë . Kjo na lejon të organizojmë ekspedita bullgare.

Në hartën e botës ka 44 maja, të pushtuara për herë të parë nga alpinistët bullgarë, maja, të cilat mbajnë emra bullgarë.

Ky fillim u vu nga alpinistët e Ushtrisë Popullore, të cilët në vitin 1968 bashkë me alpinistët ushtarakë sovjetikë në Pamir u ngjitën për herë të parë në maja, të cilët u emërtuan me emra bullgarë, Shipka (5666) dhe Bullgaria (6504). Procedura e legalizimit kërkonte që ata, të cilët ishin ngjitur në majat përkatëse ta përshkruanin itinerarin dhe të bënin fotografi të majës dhe fotografi panorame. Dokumentacioni parashtrohej në një komision në Kuvendin Popullor te ne, kurse në shtetet e tjera – në institucionin përkatës. Motori i madh i kësaj nisme është Enço Petkov, i cili nuk është ndër të gjallët, një prej legjendave në alpinizmin bullgar. Në Pamiro-Alai ka ngjitje premiere të disa majave me emrat Plovdiv, Sofja, Georgi Dimitrov (5111), Xixa e Komsomolit, Komsomoli i Dimitrovit, e tillë ishte koha në të cilën jetonim. Në Mongoli dhe Peru gjithashtu ka maja me emra bullgarë. Në vitin 2012 doajeni i alpinizmit Nikollaj Petkov, bashkë me Dojçin Bojanovin dhe Mihaill Mihajllovin pushtuan disa maja të virgjëra në Karakorum, të cilat i quajtën Vasill Levski (5733), Tangra, Rilla, Sofja. Këtu janë përfshirë edhe majat, të cilat Dojçin Bojanov dhe Nikollaj Petkov i emërtuan në Atarktidë. Në fakt ka 44 maja, në të cilat u ngjitën për herë të parë bullgarë dhe ato u quajtën me emra bullgarë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD