Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema e shtypit

Ndërtesa e Kompanisë Elektrike Kombëtare
Foto: BGNES

Tema më e diskutuar sot në shtyp është hetimi i hapur nga Prokuroria kundër Kompanisë Elektrike Kombëtare. Sipas informacionit jozyrtar objekt i hetimit janë shërbimet avokatore për çështje gjyqësore, për të cilat janë lidhur marrëveshje me firma të jashtme, pavarësisht se kompania disponon me juristë të vet. Kështu shteti ka pasuar dëme të konsiderueshme financiare për pothuaj një milion leva. Sipas gazetës “Standard” kjo është bërë nëpërmjet 19 marrëveshjeve skandaloze, të lidhura me katër zyra avokatie. Shuma e saktë do të saktësohet në procesin e hetimit. Duke pasur parasysh fjalët e zëdhënëses së Prokurorit të përgjithshëm Rumjana Arnaudova, se Prokuroria “vepron sipas një grafiku të paracaktuar”, artikulli i gazetës “Sega”, kushtuar kësaj teme, është “Prokuroria hyri në Kompaninë Elektrike Kombëtare “sipas grafikut”. “Dnevnik” komenton se aksioni i Prokurorisë vjen vetëm dy ditë pasi ajo hapi një hetim penal për abuzim me detyrë kundër zyrtarëve nga Komisioni Rregullator të Energjisë dhe të Ujit. “Trud” pohon se në fakt ky është aksioni i tretë i  tillë i Prokurorisë që nga fillimi kësaj jave. Po kontrollohet edhe puna e Agjencisë “Infrastruktura Rrugore”. “Sega” informon se Ministria e Energjetikës refuzon komente për vizitën e Prokurorisë në Kompaninë Elektrike Kombëtare. Gazetat shkruajnë se lideri i partisë GERB dhe kryeministri i ardhshëm Bojko Borisov i ka përshëndetur aksionet e Prokurorisë dhe i ka krahasuar ato me ashtuquajturin “model rumun të luftimit të korrupsionit”. “Të gjithët e donim modelin rumun – ky është ai. Kur zgjohesh në mëngjes të dëgjosh të cilin e hetojnë. Të ketë më shumë veprime, sesa fjalë dhe dyshime për korrupsion. Duhet të zhvillohen kontrollime në të gjitha institucionet dhe atje, ku ka dyshime duhet të hapen hetime” – janë fjalët e Borisovit.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD