Ngjarje me adresë ballkanike

Prokuroria e Turqisë kërkon 3000 vjet burgim për Gylen

BGNES
Prokuroria e Turqisë kërkon që predikuesi Fethullah Gylen, i cili jeton në SHBA, të marrë më se 3,6 mijë vjet burgim për të gjitha akuzat kundër tij, informon gazeta “Hurriyet”. Gylen është akuzuar për pjesëmarrje në organizimin e grusht shtetit më 15 korrik 2016 në më se 20 padi penale, mirëpo ai vazhdon të pohojë se s’ka të bëjë me puçin. Pas dështimit të grusht shtetit u arrestuan 32 mijë veta, 100 mijë nëpunës shtetërorë humbën punën e tyre.


Tragetet në Greqi janë bllokuar të paktën deri të mërkurën

BGNES
Pasi sindikata e marinarëve grekë shpalli një grevë 48-orëshe në shenjë proteste kundër reformave sociale dhe ndryshimeve që po përgatiten në tregun e punës, nën presionin e kreditorëve ndërkombëtarë, tragetet në Greqi nuk do të punojnë të paktën deri të mërkurën, informoi gazeta “Kathimerini”. Masat e planifikuara parashikojnë ulje të reja të pensioneve dhe rritje të tatimeve dhe ato, sipas Kryetarit të Kuvendit grek Nikos Vucis, do të votohen nga deputetët më 18 maj.


Talat Xhaferi zyrtarisht u bë kryetar i Parlamentit maqedonas

BGNES
"Gazeta Zyrtare" në Shkup botoi vendimin për zgjedhjen e Talat Xhaferit  për Kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. Pasi ai u zgjodh më 27 prill në këtë pozitë nga Lidhja Social Demoktarike dhe formacionet shqiptare, në Parlament u provokuan veprime të dhunshme. Më se 100 deputetë, gazetarë, nëpunës të administratës dhe policë u lënduan. VMRO-DPMNE pranon zgjedhjen e këtij kryetari si e paligjshme. Tashmë 71 ditë me radhë iniciativa qytetare “Për Maqedoninë e Bashkuar” insiston për zgjedhje të reja të parakohshme dhe për numërimin e popullsisë.


Serbia do të vazhdojë të ofrojë mjete të konsiderueshme financiare për ushtri

BGNES
Kryeministri dhe Presidenti i ri i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se shteti do të vazhdojë të investojë në ushtri. Në vigjiljen e stërvitjes ushtarake “Çeliku 2017” Vuçiç shpalli se ushtria do të tregojë të gjitha makinat, me të cilat disponon, përfshin edhe armë të reja.  Qytetarët do të mund të vëzhgojnë lirimin e raketave të ashtuquajtura drejtuese, rruga e të cilave mund të drejtohet me telekomandë.  “Do të tregojmë lëshim në distancë 10-12 kilometra, mirëpo po përgatitemi për objekte në distancë 50 kilometra” – tha Aleksandër Vuçiç.


SHBA-ja i bën thirrje Kosovës që të ratifikojë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

arkiv
Ambasada e Uashingtonit në Prishtinë bën thirrje që partitë politike në Kosovë të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në mesazhin e Ambasadës thuhet se demarkacioni kufitar, për të cilin tashmë ka marrëveshje, është bërë në mënyrë të drejtë dhe diskutimet dhe mosmarrëveshjet e mëtejshme të lidhura me të janë në dëm të shtetit. Mirëpo sipas opozitës, duke pranuar këtë marrëveshje, Kosova do të humbë territore dhe ajo shpalli kategorikisht se do të reagojë kundër secilës përpjekjeje për ratifikimin e saj.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Partnerët nga BE-ja dhe OKB-ja e përkrahën Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së në përpjekjet për zhvillimin e politikave për rininë në plan evropian dhe botëror

Konferenca rinore evropiane, e cila u zhvillua para disa ditësh në Sofje, është një aktivitet i madh, i organizuar si një platformë për dialog mes të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe Partneriteti Lindor dhe njerëzve në poste udhëheqëse politike..

botuar më 18-04-24 3.19.MD

Me “Thirrje për bashkëpunim nga Sofja” mbaroi konferenca për arsim efektiv digjital

“Arsimi dhe zhvillimi i teknologjive digjitale janë ndër theksat kryesore të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së”, komentoi Jasen Djullgerov, anëtar i Presidencës së Përhershme Bullgare pranë BE-së. Pikërisht arsimi ishte theksi i..

botuar më 18-04-24 11.55.PD

Ngjarje me adresë ballkanike

Donald Tusk fillon turin e tij ballkanik Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga 24 deri më 27 prill. Në kuadrin e turit ai do të vizitojë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën,..

botuar më 18-04-23 2.07.MD