Në një muhabet të ëmbël me llokume dhe hallva të prodhuara në Bullgari

Foto: arkiv

Pavarësisht nga larmia e madhe prej prodhimeve të sheqerit në treg, llokumi dhe hallva bullgare zbukurojnë tavolinën tonë si në ditët e festave, ashtu edhe në ditët e zakonshme. Sot ju takojmë me Maria Georgievën. Ajo është menaxhere e firmës së qytetit Jamboll, e cila prodhon lloje të ndryshme të hallvës, tahinit, llokumeve dhe bonboneve me fruta.

Firmat, të cilat prodhojnë produkte me tahin në Bullgari mbase numërohen në majën e gishtave të njërës dorë. Ne jemi një prej tyre. Firma jonë familjare është e krijuar gjatë vitit 1999. Filluam me prodhimin e disa llojeve të hallvës – tregon Maria Georgieva. – Lënda bazë për tahin hallvën është tahini, dhe më saktë tahini i lulediellit. Më vonë përfshimi dhe mjaft produkte të tjera midis të cilave llokume, bonbone dhe hallvë prej susami. Në Bullgari susami si prodhim dhe rendiment është i përhapur shumë dobët. Kështu që ne nuk mund ta sigurojmë këtë lëndë këtu. Si parim blejmë susam nga jashtë, nga i cili prodhojmë tahinin e susamit. Në fakt kryesisht vjen nga India dhe Nigeria.

Gjatë viteve të fundit vihet re një tendencë drejt një të ushqyeri të shëndetshëm, përdorimit të ushqimeve organike dhe tahini është një pjesë nga ky lloj të ushqyeri. A përfshihet Bullgaria në këtë tendencë? Përgjigja e Maria Georgievës është inkurajuese:

Gjatë viteve të fundit dhe në Bullgari përdoret mjaft tahini. Gjykojmë për këtë nga shitjet tona. Po forcohet konsumi i këtij produkti dhe mes njerëzve të rinj. Këtu përfshihet dhe tahini integral prej susami. Mendoj se Bullgaria i përgjigjet këtyre tendencave botërore drejt një të ushqyeri më shëndetësor. Kurse sa i përket hallvës, baza është tahini i marrë nga luledielli. Si parimi hallva mbi bazën e tahinit mund të jetë prej luledielli, prej susami, prej qiqrave në varësi nga bërthama e cila përdoret për tahinin. Në tregun bullgar, në ndryshim nga tregu turk dhe grek, më shumë përdoret tahin – hallva prej luledielli. Në nuga hallvën përmbahet kryesisht sheqer dhe glukozë, kurse në atë prej luledielli dominon tahini prej luledielli.

Nga fëmijëria ime më kujtohet shija e tahin-hallvës prej luledielli. Firma juaj a e ruan këtë shije tradicionale bullgare?

Do të thosha se, shija është krejtësisht e ruajtur. Ne prodhojmë në bazë të një recete tradicionale, me fjalë të tjera kështu siç është prodhuar hallva në Bullgari përpara 40,50 dhe 100 vjetëve – pohon Maria Georgieva. Me këtë ndryshim, se është përmirësuar pamja tregtare e produktit. Ai është një nga më të lashtët. Përveç kësaj është dhe shumë e dobishme për fëmijët. Sepse përbërësja bazë është fara e bluar e lulediellit. Në ndryshim nga susami, në Bullgari prodhohet mjaft luledielli dhe prandaj punojmë me prodhues bullgar të lulediellit.

Llokumi është një nga prodhimet bazë tradicionale prej sheqeri në tavolinën tonë. Në bazë të cilës gjë dallohet llokumi bullgar nga ai, i cili prodhohet në vendet fqinje?

Mendoj se Turqia është prodhuesja numër një në prodhimin e llojeve të ndryshme të llokumit. Aty ai është një prodhim i specializuar. Por si cilësi të shijes llokumi ynë nuk mbetet mbrapa nga asnjë tjetër i prodhuar në vendet fqinje. Sa i përket konsumit të llojeve të ndryshme të llokumit, këtu duhet të flasim pak për traditat. Më i preferuar dhe i kërkuar është llokumi bojë rozë ose “me ngjyra” siç e quajmë. Aroma  të cilën e përdorim është esenca e trëndafilit bullgar.

Ku i propozoni produktet tuaja?

Për momentin përveç në Bullgari, kemi dhe eksport për në Rumani dhe Slloveni. Shpresojmë se me kalimin e viteve do t’i zgjerojmë shitjet tona.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Asen Mlladenov për të kaluarën dhe për të tanishmen e krahinës së qytetit Trën

Nuk është i dashuruar pas krahinës së qytetit Trën vetëm ai i cili nuk ka qenë aty. Për të kaluarën dhe për të tanishmen e këtij “diamanti të papërpunuar” të Bullgarisë  flasim me Asen Mlladenovin, një banues vendës prej nëntë brezave dhe..

botuar më 18-02-25 11.45.PD

100 vjet shkolla bullgare në Budapest

Më 25 shkurt mbushen 100 vjet që kur në Budapest hapi dyert Shkolla Bullgare. Kjo ishte data në të cilën 18 fëmijë bullgarë para një shekulli filluan mësimet e rregullta. Historia e shkollës na tregon Svetlla Kjoseva, drejtoresha e Shkollës..

botuar më 18-02-25 9.05.PD

Bullgarët në Milano përgatitin “Pranverën ballkanike në ngjyrë të bardhë dhe të kuqe”

Më 25 shkurt Muzeu i Kulturave të Botës në Milano do të jetë mikpritës i “Pranverës ballkanike në ngjyrë të bardhë dhe të kuqe”. Festa daton që nga pesë vjet kur u themelua një laborator për punim veroresh në shkollën bullgare në qytetin..

botuar më 18-02-23 3.42.MD