Shtetasit ngulin këmbë: “Ktheni “shpirtin e dëbuar të trakëve” nga tumula gurore pranë fshatit Staro Zhelezare

Foto: arkiv

Shenjtërorja trake afër fshatit Staro Zhelezare në afërsi të qytetit Hisarja të Bullgarisë Jugore është e zhytur në harresë. Për këtë alarmon një shoqatë civile, formuar me qëllim të shpëtojë nga shkatërrimi një nga zbulimet e rëndësishme arkeologjike në këtë rajon – kromlehu ose observatori astronomik. Me iniciativë të shoqatës në Sofje u rregullua një ekspozitë me fotografi të cilat prezantonin fatin e objektit – që nga zbulimi në vitin 2004 e deri më sot.

СнимкаPse ekspozita titullohej “Shpirti i dëbuar i trakëve” do të mësojmë nga avokatja Aleksandra Dellova, bashkëthemeluese e fondacionit “Të shpëtojmë kromlehun në fshatin Staro Zhelezare”:

Ideja lindi në vitin 2014. Shumica e njerëzve që marrim pjesë në fondacion jemi miq. Interesohemi për mbrojtjen e monumenteve megalite në Bullgari, si dhe për çështje lidhura me arkeologjinë. Rastësisht zbuluam fotografi nga inaugurimi i këtij objekti interesant arkeologjik. Zbuluesi i tij, arkeologu i njohur i ndjerë doktor Georgi Kitov, e caktonte impiantin si monument i cili shërbente për vëzhgime dhe studime astronomike. Kromlehu afër fshatit Staro Zhelezare përbën një rreth guror nga 22 gurë të renditur pranë njeri tjetrit në një rreth. Perimetri i rrethit është 21 metra, ndërsa diametri – 7 metra. Nga ana jugore janë gurët më të ulët, të cilët fillojnë nga 90 centimetra dhe pas kësaj zmadhohen – 1.20, 1.60, 1.80, 2.30, 2.80 centimetra. Në të katër anët ka gurë me një lartësi të njëjtë, gjë me të cilën caktohen katër drejtimet e botës – lindje, perëndim, veri, jug. Një fakt interesant është, se në Ballkan nuk ka ndonjë objekt tjetër të ngjashëm, pikërisht një kromleh guror të mbuluar me një tumul trake. Kjo është enigma e madhe – pse ky objekt është fshehur në këtë mënyrë nga trakët. Shkencëtarët supozojnë, se mund të kishte kaluar koha gjatë së cilës ato impiante shfrytëzoheshin. Kjo vjen të sugjerojë, se monumenti është tepër i lashtë dhe se momenti fillestar i ekzistencës së kromlehut ishte mijëvjeçari i 3-të – 4-të para Krishtit. Në Ukrainë ka një kromleh i tillë edhe për nga pamja e jashtme. Mirëpo, për nga përmasat i është përgjysmë atij në fshatin Staro Zhelezare.

СнимкаPara 13 vitesh zbulimi i arkeologëve kishte të ngjarë të shndërrohet në një sensacion shkencor. Mirëpo, në praktikë u vu fillimi i një shkeljeje sistematike të këtij monumenti. Megjithë dëshirën e madhe të organizatës të shpëtojë kromlehun nga shkatërrimi dhe megjithë mjetet e grumbulluara nëpërmjet disa fushatave donatore, sot objekti është para asgjësimit të plotë. Nuk ka përgjigje të letrave dërguara institucioneve të cilat janë në gjendje të lejojnë studimin, restaurimin dhe konservimin e mëtejshëm të monumentit megalit. Ekspozita “Shpirti i dëbuar i trakëve” u bë shkak të fillojë një diskutim shoqëror për fatin e trashëgimisë arkeologjike. “Atë që ndodh në fshatin Staro Zhelezare është paradoksale, sepse ka vullnetarë, të cilët dëshirojnë të shpëtojnë një monument, por kjo nuk mund të bëhet” – thekson arkeologjia profesoresha Diana Gergova. Ajo e konsideron shoqatat civile si korrigjuesi i domosdoshëm për zgjidhjen e problemeve të grumbullua në shtet.

СнимкаËshtë një paradoks, sepse nuk kemi kërkuar para nga shteti, vet kemi rregulluar të gjitha çështjet juridike dhe mbetet vetëm të përfundojmë studimet dhe të bëhet një projekt i mirë për ruajtjen e monumentit” – shpjegon avokatja Aleksandra Dellova dhe shton: “Kaluan 13 vjet që nga gërmimi i tumulës. U bënë përpjekje për ruajtjen e tij, por ishin të përkohshme. Në fillim gërmimet u mbuluan me dërrasa dhe najlon për të mbrojtur nga shiu dhe era. Mirëpo, pas kësaj monumenti u lë pas dore. Kështu stuhitë dhe fenomenet natyrore u bënë shkak për mbulimin e tij me dhe. Tani aty rritin kaçuba dhe barna të larta. Shihet vetëm një gur i madh, për shkak të përmasave të tij. Atë që kërkojmë nga institucionet shtetërore është të marrim leje për vazhdimin e gërmimeve dhe për vendosjen e një mbulese mbrojtëse. Terreni është pronë private, por gjetëm edhe pronarët dhe disponojmë dokumente me pajtimin e tyre për vazhdimin e punës kërkimor shkencore mbi tumulën trake pranë fshatit Staro Zhelezare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika
Hyrja e Hyjëlindëses në Tempull

“Këngë kushtuar Hyjlindëses” – koncert me rastin e Ditës së Familjes së Krishtere

Hyrja e Hyjlindëses në Tempull është një nga dymbëdhjetë kremtet tepër të respektuara nga feja e krishtere. Kjo festë shënohet si nga katolikët, ashtu edhe nga të krishterët ortodoks. Data e saj bie gjithnjë më 21 nëntor, ndërsa në disa vende më 4..

botuar më 17-11-21 12.13.MD

Sekretet e kështjellës mesjetare Cepina në malin e Rodopeve

Në një prej luginave më të mëdha të malit Rodope – ajo e Cepinës, në një majë të lartë ngrihet kështjella e Mesjetës Cepina. Studimet arkeologjike të kështjellës filluan që gjatë vitit 1960, kurse disa vjet më vonë, në vitin 1966 ajo u shpall vlerë..

botuar më 17-11-18 12.05.MD
Kisha “Shën Stefani” – vatra bullgare në lagjen e Stambollit “Fenera”

Bashkësia e padukshme: bullgarët e krishterë në Stamboll

Para dekadash bashkësia e krishtere bullgare në Stamboll të Turqisë ishte e madhe. Mirëpo gradualisht shumë njerëz prej saj emigruan jashtë Turqisë – disa u vendosën në Bullgari, disa të tjerë kërkuan bukën e gojës në SHBA-në, Kanadanë dhe..

botuar më 17-11-18 11.10.PD