Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi “Panço Vlladigjerov” – vendtakimi midis muzikantëve të brezave të ndryshme nga e gjithë bota

БНР Новини
Foto: shum.bg

Në Shumen – qyteti i lindjes i klasikut bullgar Panço Vlladigjerov, prej viteve zhvillohen konkurse për pianistë, violinistë dhe këngëtarë. Ata janë në dy formate – kombëtar ose i ashtuquajturi “i vogël”, në të cilin mund të marrin pjesë interpretues deri në moshën 19 vjeçare dhe ndërkombëtar, në të cilin nuk ka kufizime të moshës. Organizator është fondacioni “Panço Vlladigjerov”, i cili gjatë vitit 2018 do të shënojë çerek shekull nga themelimi i vet.

Edicioni i sivjetshëm përbën formatin e konkurseve kombëtare të cilat zhvillohen deri tani për pianistë dhe violinistë në grupet e ndryshme të moshës, por ai për herë të parë është ndërkombëtar – tregoi Diana Deçeva, drejtoreshë ekzekutive e fondacionit “Panço Vlladigjerov”. – Gjatë vitit 1995 organizuam “Garën Kombëtare “Panço Vlladigjerov” e cila mblodhi rreth mbi 80 pjesëmarrës. U paraqitën talent të rinj, të cilët sot janë emra të afirmuar. Mes tyre janë Jana Deshkova (violinë), Ruzha Semova (piano) e të tjerë. Gjatë viteve konkursi zhvillohej në variante të ndryshme, u arrit deri tek ideja të kalojë kufirin kombëtar, gjë e cila rastis për herë të parë në “konkursin e vogël” deri më 19 vjet. Kuptohet se, ruhet zhvillimi i konkurseve ndërkombëtare në çdo 4 vjet të kaluara, të cilat nuk kanë kufizime në moshë dhe e kanë zanafillën e vet nga viti 1986.”

Profesori Minço Minçev, president i fondacionit “Panço Vlladigjerov” dhe kryetar i jurisë së violinave, tregoi për ndryshimet në rregulloren, për vështrimin e vet mbi sjelljen, me të cilën muzikantët e rinj duhet të nisen drejt çdo një konkursi.

Sipas kuptimit tim, në qoftë se shkon në konkurs me gjendjen që të prezantohesh në mënyrën mundësisht më të mirë, pasi të jesh përgatitur mundësisht më mirë dhe në këtë mënyrë arrin një nivel më të lartë të zhvillimit, ti je fitues, pavarësisht nëse e ke fituar dekoratën apo jo. Deri tani kishte një numër të caktuar pikësh për kalimin nga një rreth në tjetrin. Në këtë edicion bëmë një ndryshim në rregulloren, sipas së cilës, pikat nga rrethi i parë dhe i dytë – mblidhen. Në këtë mënyrë njerëzit nëpër botë të dinë se në Bullgari ka një konkurs të tillë i cili është në emër të kompozitorit më të madh bullgar. Për të tregojnë përpjekje nga Ministria e kulturës, nga drejtoria vendase, si dhe përfaqësues të biznes rretheve, të cilët e përkrahin konkursin. I jemi shumë mirënjohës Radios Kombëtare Bullgare, Televizionit Kombëtar Bullgar për bashkëpunimin profesional të filarmonisë së qytetit Ruse dhe të orkestrës simfonike të qytetit Shumen, me të cilët kandidatët ekzekutojnë në rrethet e fundit. E gjithë kjo më bën optimist, se gjatë vitit 2019 do të kemi një konkurs fantastik.

Një përgjithësim të shkurtër të konkursit për pianistë bëri profesori Bojan Vodeniçarov, kryetar i jurisë për piano:

Niveli i përgjithshëm i kandidatëve qe fare bindës dhe la përshtypjen për një punë të mirë profesionale. Pianistët në 3 grupet profesionale qenë përgjithësisht 16, por kjo nuk i pengoi konkursit të ketë formën dhe pamjen e vet. Një përshtypje më të madhe bënë më të vegjlit. Më në veçanti fëmijët, të cilët kishin fituar dy dekoratat e para – Angjell Jallëçkov dhe Borill Hristov. Juria qe në ekstazë-ata ekzekutojnë bujarisht, me një energji spontane e të natyrshme, e cila është e përshtatshme për moshën e tyre. Në grupin e dytë dy vëllezërit  Hasan dhe Ibrahim Ignatovi bën një përshtypje shumë të fortë. Ata jenë me të vërtetë një dukuri. Për moshën e tyre (ata janë 14 vjeç) ajo të cilën ata e kanë arritur është një gjë me të vërtetë fenomenale-dhe sa i përket anës instrumentale dhe për nga aftësia e tyre të mund ti kuptojnë piesat. Juria vendosi të mos të japë vend të parë në grupin e tretë të moshës, po të ndajë dekoratën e dytë midis Emanuill Ivanovit dhe Joana Rajçevës, pavarësisht nga kjo prezantimi i tyre qe i përsosur nga ana profesionale. Siç tha kolegu im nga juria Akiles delle Vinje:”Konkursi i jep mundësi muzikantit të ri të mund të luftojë me çdo gjë brenda në vetvete, dhe jo patjetër me konkurrentët. Ky është me të vërtetë një mendim i pjekur.”

Konkursi “Panço Vlladigjerov” na takoi dhe me një muzikant tjetër të talentuar dhe të jashtëzakonshëm dhe pedagog, i cili prej kohe kishte fituar një lavdi botërore – Akiles delle Vinje, i cili qe në jurinë e pianos. Për Radio Bullgarinë ai tregoi:

Kontaktet e mia të para me muzikën bullgare dhe muzikantët filluan përpara viteve, kur nën drejtimin e dirigjentit Kamen Goleminov interpretova koncertin për piano numër 4 nga Betoveni. Si dhe përmes profesoreshës Zheni Zaharieva, me ftesën e së cilës ekzekutova në festivalin e organizuar prej saj. Kurse muzikën e Vlladigjerovit e njoh prej kohe. Një nga miqtë e mi më të mirë qe Aleksis Vajsenberg, i cili shumë herë me radhë ka qenë për vizitë në shtëpinë time në Bruksel. Prej tij mora partiturat e koncerteve të Vlladigjerovit-një kompozitor me të vërtetë mjaft i njohur. Kam pasur student të shumtë bullgar-Neli Pavllova në Roterdam, Filip Ivanov në Bruksel.. Bile nuk mund të përmend që të gjitha emrat . Këtu u njohëm dhe me Bojan  Vodeniçarovin. Jemi shokë të ngushtë dhe me Ljudmill Angellovin . Sa i përket konkursit ai është shumë mirë i organizuar. Mendoj se pianistët bullgar janë shumë të talentuar, kishim kandidatë shumë të mirë. Muzikantët nga Bullgaria janë të shkëlqyer.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD