Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Greqia nuk është optimiste e madhe për rritjen e PBB-së

СнимкаGreqia uli parashikimin e vet për rritjen ekonomike gjatë vitit 2017 nga 2.7% në 1.8%. Kjo bëhet e qartë nga kurrizi afatmesëm buxhetor i qeverisë. Në planin buxhetor është parashikuar një rritje edhe më e madhe ekonomike prej 2.4% në vitin 2018 dhe 2.6% gjatë vitit 2019. Prognozat janë më të ulëta nga ato të Komisionit Evropian, i cili gjithashtu i uli vlerësimet e veta për rritjen e ekonomisë greke deri në 2.1% për këtë vit.

Rusia dhe Greqia do të forcojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe

СнимкаNë kuadrin e forumit “Një brez, një rrugë” në Pekin, Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras bisedoi me Presidentin e Rusisë Vlladimir Putin. Sipas fjalëve të Ciprasit, gjatë disa viteve të fundit janë rritur konsiderueshëm tregtia dhe rryma turistike mes dy vendeve. Dy qeveritë bashkëpunojnë ngushtë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjithë sektorët. Prandaj Athina dhe Moska janë duke u përgatitur për një takim të ri të Këshillit të përbashkët të Ministrave.

Erdogan e konsideron Serbinë si fqinj

СнимкаPresidenti turk Rexhep Erdogan u takua me Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç në Pekin gjatë forumit “Një brez, një rrugë”. Dy liderët shqyrtuan bashkëpunimin ekonomik mes vendeve. Vuçiç shprehu kënaqësinë e vet për interesin në rritje të investitorëve turq. Ai nënvizoi se mes Beogradit dhe Ankarasë ka një klimë pozitive të biznesit dhe ka domosdoshmëri që kjo tendencë të vazhdojë. Presidenti turk nga ana e vet deklaroi se megjithëse nuk ka kufi të përbashkët me Serbinë, Turqia e konsideron vendin ballkanik si fqinj.

Beogradi po shkatërron kampin më të madh ilegal të refugjatëve

СнимкаAutoritetet serbe filluan të pastrojnë një depo të braktisur hekurudhore, që është shndërruar në shtëpi për mijëra imigrantë të bllokuar në fund të vitit. Shumica e migrantëve, të cilët ishin vendosur atje në pritje të mundësisë për të kaluar përmes kufijve të mbyllur ballkanikë për në Evropën Perëndimore, para kësaj ranë dakord që të shkojnë në qendra të rregullta refugjatësh. Rreth 200 migrantë refuzojnë të shkojnë atje, duke u motivuar se nuk kanë besim tek autoritetet dhe kanë frikë se do të dërgohen në Bullgari ose Maqedoni, në vend që të shkojnë në Hungari dhe Kroaci, siç shpresojnë.

Në Rumani u zbulua një burim i ri gazi për katër mlrd dollarë

Kryeministri Sorin GrindjanuBurimi i ri i gazit në krahinën rumune Buzëu në pjesën juglindore të vendit është me vlerë 4 mlrd dollarë dhe mund t’i sigurojë Rumanisë pavarësi energjetike nga Rusia për një afat prej tre vjetësh. Këtë e deklaroi Kryeministri Sorin Grindjanu gjatë paraqitjes së burimit më të madh të gazit në tokë, të zbuluar nga shteti rumun gjatë 30 viteve të fundit. Sipas fjalëve të tij, shtresat e reja të zbuluara nga kompania “Romgaz” kapin shumën 30 mlrd metra kubikë gaz.

Bashkimi Socialdemokratik i Maqedonisë: Do të ketë qeveri të re dhe zgjedhje vendore

Zoran ZaevNë qoftë se tashmë ishte formuar qeveria e re e Maqedonisë, nuk do të kishte nevojë për shtyrjen e zgjedhjeve vendore, deklaruan nga Bashkimi Socialdemokratik i Maqedonisë. Bashkimi vë në dukje se bllokadat e paarsyeshme të VMRO-së – DPMNE-së janë shkaku që qytetarët të mos kenë kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkiakë, nëpunësit në institucionet bashkiake të mos kenë paga, kurse njerëzit të jenë pa shërbimet e domosdoshme bashkiake. Formacioni politik i bëri thirrje Nikolla Gruevskit dhe drejtorisë së VMRO-së – DPMNE-së “të mos e destabilizojnë Maqedoninë për leverdi të tyre dhe të lejojnë dorëzimin paqësor të pushtetit dhe caktimin e ligjshëm të datës për zgjedhjet vendore”.

Myslimanët duan që “Shën Sofja” të bëhet përsëri xhami

СнимкаNjë grup i madh njerëzish, që duan që muzeu “Shën Sofja” të shndërrohet përsëri në xhami, u grumbulluan para monumentit të kulturës në Stamboll, që të zhvillojnë një lutje atje. Grupi është organizuar nga “Asociacioni Rinor i Anadollit”. Ai u grumbullua para monumentit “Shën Sofja” me sloganin “Thyejini verigat” dhe zhvilloi një lutje mëngjesi me thirrjen që muzeu të shndërrohet përsëri në xhami. Që nga ndërtimi i tij në vitin 537 deri në vitin 1453, kur Perandoria Osmane e pushtoi qytetin, Shën Sofja ka qenë kishë ortodokse, pas kësaj është shndërruar në xhami, para se të shndërrohet në muze nga autoritetet mondane.

Opozita në Malin e Zi është kundër njohjes së Kosovës

Nebojsha Medojeviç Foto: Savo Prelević/vijesti.meNjë prej liderëve kryesorë opozitarë në Malin e Zi, Nebojsha Medojeviç, i bëri thirrje qeverisë për t’u tërhequr nga njohja e pavarësisë së Kosovës. Shkaku për këtë propozim është vendimi i Parlamentit në Prishtinë për ta shtyrë votimin e marrëveshjes për vijën e demarkacionit mes dy vendeve. “Ky vendim i Kosovës është ripohimi i radhës i projektit të Shqipërisë. Ai u përket territoreve të vendit tonë. Kosova nuk e njeh sovranitetin tonë. Duhet të mbrohemi”, deklaroi Medojeviç.

Përpiloi: Atanas Cenov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: BGNES

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD