Në Bruksel ministrja Zaharieva demonstron konsekuencë në marrëdhëniet me BE dhe NATO

Para Federica Mogherinit, Ministrja bullgare ripohoi pozitën e Sofjes, se BE-ja duhet të dërgojë mesazhe të unifikuara për çështjet e politikës së jashtme.
Foto: mfa.bg

Në praktikën politike të Bullgarisë tashmë është traditë që secili ministër i jashtëm më parë ta vizitojë Brukselin. Kështu bëri dhe Ekaterina Zaharieva, e cila më 15 dhe 16 maj bisedoi me Kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk, me diplomaten numër një të Komisionit Evropian Federica Mogherini, me Zëvendëskryetarin e Parë të Komisionit Evropian Franc Timmermans dhe me Komisionarin evropian për çështjet e zgjerimit Johannes Hahn. U zhvillua dhe takimi i saj me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg. Kështu në kuadrin e një vizite Ministrja e punëve të jashtme komunikoi me kryetarët kryesorë të BE-së dhe NATO-së, me të cilët ajo do të bashkëpunojë në të ardhmen.

Duket se objektivi kryesor i bisedimeve të Ministres së jashtme ishte që të pohojë orientimin konsekuent evropian dhe euroatlantik të politikës së qeverisë së re “Borisov 3”. Konsekuenca është diçka që vlerësohet lartë nga partnerët tanë jashtë shtetit dhe nuk është e rastit se Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk shprehu kënaqësi për këtë se do të vazhdojë të punojë me qeverinë e re të Bojko Borisovit, kështu siç ka punuar deri tani me kabinetin e mëparshëm. Një sinjal për konsekuencë dhanë edhe bisedimet e Ministres Zaharieva me përfaqësuesen e Evropës për politikën e jashtme dhe për politikën e sigurisë Federica Mogherini për çështjet aktuale ndërkombëtare, përfshin edhe situatën në Ukrainë dhe Maqedoni. Ministrja bullgare përsëriti pozitën e Sofjes, se BE-ja duhet të dërgojë mesazhe të unifikuara për çështjet e politikës së jashtme. Në seancën e Këshillit “Çështje të Përbashkëta” për problemet e migracionit, sigurisë dhe mbrojtjes, punësimit, rritjes dhe konkurrueshmërisë, Zaharieva nënvizoi se ka nevojë për unanim. Për sa u përket proceseve të migracionit, Sofja vazhdon të mendojë se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë ta vëzhgojë njëkohësisht situatën në Mesdheun Qendror dhe në Mesdheun Lindor. Ai duhet të reformojë Sistemin e Përbashkët Evropian për ofrimin e strehimit kështu, që të garantohet solidariteti dhe përgjegjësia e përbashkët e të gjitha shteteve anëtare.

Në lidhje me mbrojtjen e përbashkët evropiane, në seancën e Këshillit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Ekaterina Zaharieva tha se ajo nuk duhet të jetë vetëm një përsëritje e politikës së NATO-së, por duhet të funksionojë si një mënyrë për përmirësimin e kapacitetit mbrojtës të BE-së. Ministrja shpjegoi se po pret se së shpejti do të arrihet mirëkuptim për krijimin e organeve të përbashkëta të mbrojtjes evropiane.

СнимкаSigurimi ishte theksi i bisedimeve të Ministres së re të jashtme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së Jens Stoltenberg. Zaharieva pohoi dhe Stoltenbergu përshëndeti perspektivën e shpallur nga ana bullgare për rritjen e investimeve kombëtare në sektorin e mbrojtjes deri më 2% prej PBB-së. Ishte pohuar dhe interesi reciprok për çështjet e sigurisë në rajonin e Detit të Zi, për bashkëpunim në luftimin e terrorizmit dhe për koordinim midis NATO-së dhe BE-së.

Para pak kohe mesazhe të ngjashme për konsekuencë në politikën bullgare në marrëdhëniet me BE dhe NATO dërgoi dhe Presidenti i ri Rumen Radev. Kështu gjatë dy ditëve të fundit në kryeqytetin belgjik u bë e qartë se në Bullgari ka konsensus institucional për çështjet e politikës evropiane dhe euroatlantike.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Reaksionet e para dhe pritjet në Sofje pas zgjedhjeve në Gjermani

“Lajmi i nxehtë” i mediave bullgare ditën e parë të javës janë rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. Gazeta “Dnevnik” publikoi titullin “Merkeli shënon një fitore historike në zgjedhje”, kurse gazeta “Sega” theksoi se “Angela Merkel ka fituar, por..

botuar më 17-09-25 2.15.MD
Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova me kolegët e saj nga Serbia dhe Greqia Aleksandër Antiç (majtas) dhe Jorgos Statakis gjatë takimit në Aleksandrupolis.

Po avancon realizimi i projekteve të gazit në bashkëpunimin regjional të Bullgarisë

Vetëm një ditë pasi në qytetin Kavalla ministri i transportit i Bullgarisë Ivajllo Moskovski nënshkroi me homologun e tij grek Hristos Spirxis memorandumin ndërqeveritar për zgjerimin e projektit të korridorit transportues midis porteve të të dy..

botuar më 17-09-08 1.41.MD

Projekti për lidhjen infrastrukturore midis Bullgarisë dhe Greqisë po zgjerohet

Projektet për zhvillimin e kapacitetit të pikëkalimeve kufitare, për përmirësimin e komunikacioneve rrugore transkufitare, për lidhjen e sistemeve të transportimit të gazit mes dy vendeve dhe për krijimin e korridoreve të reja të transportit mes..

botuar më 17-09-07 1.59.MD