Muzeu Politeknik Kombëtar mbush 60 vjet

Sivjet Muzeu Politeknik Kombëtar shënon 60 vjet nga themelimi. Ideja për një koleksion teknik nga e kaluara ishte një ëndërr të shumë inxhinierëve bullgarë. Mirëpo ajo u realizua pak vonë. Një nga shkaqet ishte, se për koleksionin përgjigjeshin institucione të ndryshme si Komiteti për Kulturë, Akademia Bullgare e Shkencave, Komiteti i Arsimit të Lartë dhe i Progresit Teknik. Mirëpo, në vitin 1968 u emërua mbikëqyrësi i parë, ndërsa vitin tjetër edhe drejtori i parë. Kështu filloi grumbullimi i eksponateve dhe popullarizimi i idesë. Gjatë kësaj periudhe Muzeu Politeknik punonte shumë mirë edhe me lidhjet tekniko-shkencore.

Një nga nismëtarët kryesorë për krijimin e muzeut ishte inxhinieri Stefan Rabov, i cili më vonë u bë docent i teknikës së komunikacionit në Institutin e Lartë të Makinerisë dhe Elektroteknikës, tani Universitetin Teknik – tregon Ljubov Filipova, krye mbikëqyrëse e muzeut. – Ai arriti të tërheqë bashkëpunëtorë nga institucione të ndryshme të cilat disponuan sende lidhura me historinë e teknikës. Kështu filloi të mblidhet fondi i muzeut. Koleksioni i parë i madh u dhurua nga Teknikumi i Mekanikës Precize dhe Optikës. Ai iu dha muzeut aparate të vjetra kinematografike, kamera kinematografike, fotoaparate dhe dy orë. Koleksioni më i madh përfaqësiv daton nga fillimi i viteve 70-të. Ky është i ashtuquajturi koleksion mbretëror, bëhet fjalë për sende nga prona e Pallatit mbretëror në Sofje, ndoshta nga Pallati “Vrana”. Ato sende deri në atë moment ishin një rekuizitë të qendrës kinematografike me të gjitha pasojat negative nga shfrytëzimi: zëvendësimi i eksponateve, ngjyrosje, asgjësim, korrigjim.

СнимкаAtëherë, pasi në faqet e gazetës “Anteni” u botua një artikull, Komiteti për Kulturë ndërmori një aksion me përmasa të mëdha, në të cilin rol kryesor luante Muzeu Politeknik. Koleksioni, që shfrytëzohej për rekuizitë në qendrën kinematografike u nda midis disa muzeve të kryeqytetit. Kështu në të hyri koleksioni i mrekullueshëm nga 17 orë, shumica prej të cilave zbukurime të kaminave të pallatit. Tani tri prej më të mirave mund të shihen në ekspozitën “Bukuria e kohës”.

Në muze hyri edhe koleksioni personal i orëve xhepi dhe mure të mjeshtrit Georgi Haxhinikollov si dhe veglat e tij të punës.

Ai ishte njeri nga pak bullgarët, të cilët mbaruan arsim special në vitin 1914 në Zvicër – shpjegon Ljubov Filipova. – Pas mbarimit ai mësoi disa bullgarë të rinj, të cilët deshën të përvetësojnë zanatin. Në vitin 1930 krijoi një ndërmarrje – Qendrën e Orëve “Gnomon”. Gnomoni lidhet me orën diellore – matësi më i lashtë i kohës. Ai përbën një shkop i cili hedh hije, pozita e së cilës tregon orën. Ndërmarrja e tij vendosi përafërsisht 60 orë në kulla të ndryshme dhe në stacione të trenit në shumë qytete të vendit. Qytete si Gabrovo, Stara Zagora, Sevlievo kanë mbi godinat e bankave ose mbi godinat e postave orë të tilla mbi kulla. Në vitet 40-të orët u bënë elektrikë. Ai rregulloi ehe sistemi elektrik i orës së Postës Qendrore. Sot një orë e tij mund të shihet në kishën “Shën Shtatë Shenjtorët.

СнимкаGjatë viteve personali i muzeut u shtua dhe mbikëqyrësit përgjigjeshin për një ose për dy dega. Udhëtonin edhe në provincë. Ata regjistronin tregimet e teknikëve, inxhinierëve me përvojë dhe kërkonin eksponate dhe arkiva. Kështu muzeu grumbulloi një koleksion të makinave të shkrimit. Ndër ta ka eksponate të rralla nga fillimi i shekullit XX. Është i madh koleksioni i aparateve të radios. Në ekspozitë është edhe kamera e parë bullgare eksperimentale televizive, konstruktuar nga profesori Sazdo Ivanov. Me të në vitin 1952 u realizua transmetimi i parë televiziv. Gjatë viteve muzeu mbante marrëdhënie të mrekullueshme me Fakultetin e Fizikës të Universitetit të Sofjes dhe me Universitetin e sotëm Teknik. Në degën “Vegla Fizike” mund të shihet teleskopi i shkencëtarit enciklopedist bullgar doktor Petër Beron (1799 – 1871). Ai njihet jo vetëm me krijimin e abetares së parë bullgare, por edhe me provat për trajtimin e problemeve lidhura me fizikën qiellore, për shembull. Dhuratën e parë të madhe për muzeun e bëri diplomati Teodor Dimitrov, zëvendës bibliotekar shumëvjeçar i bibliotekës së OKB-së. Ai i dhuroi Bullgarisë shumë koleksione. Për Muzeun Politeknik ishte koleksioni i orëve – kryevepra të mrekullueshme nga gjysma e dytë e shekullit XIX të punuara nga mjeshtër të njohur francezë dhe zviceranë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova

print Printo
Më shumë nga rubrika
Shtypshkronja e Hristo Danovit në qytetin e Plovdivit, më 1905

Hristo Danov i vuri themelet e botimit profesional të librave në Bullgari

Një frymëzim shumë të madh mund të gjejnë ndërtuesit e Bullgarisë moderne demokratike në përshkrimin jetësor të Hristo Danovit (1828-1911). Ai është i pari, i cili krijon një firmë me qëllim të mund të shtypë e të shpërndajë libra bullgar dhe ve..

botuar më 17-05-24 10.15.PD

Maria Meskin: “Pa energjinë shpirtërore të artit është e pamundur të jetohet”

Qyteti Pleven është një qytet me të kaluarën e pasur historike dhe është i lidhur dhe me emrat e qindra personaliteteve, të cilët kanë dhënë kontributin e vet për zhvillimin e kulturës bullgare. “Pleven – qyteti i ëndrrave të mia...” kjo është një..

botuar më 17-05-21 9.15.PD

Banorët e qytetit Gabrovo me një festival për lumturi

“6 fest” është Festivali ndërkombëtar për arte të qytetit dhe lumturi, i cili e mbindërton traditën e fortë të karnavalit dhe atë humoristike të qytetit Gabrovo për kthimin e qytetit në një hapësirë për arte rrugore me një karakter karnavali, të cirkut..

botuar më 17-05-20 9.35.PD